Panorama (Albania)

“Skënderbeu, frymëzim për ne”, Berisha: Po përballemi me pushtimin më barbar

Is h- kryeminist­ri: Ajo kohë ishte kohë perandoris­h, ishte kohë shekuj më parë, por Skënderbeu mbetet për çdo shqiptar, frymëzimi i tij

- VALENTINA MADANI

Aksionin e opozitës, Sali Berisha, e krahasoi dje me betejën e kryesuar nga heroi kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, kundër armikut.

Duke iu drejtuar mbështetës­ve të tij, të cilët u mblodhën edhe mbrëmë poshtë banesës së tij, Berisha deklaroi se demokratët janë në betejë me “pushtimin e kryeminist­rit Edi Rama”. “Skënderbeu luftoi një pushtim të huaj, kurse ju po luftoni një pushtim të brendshëm më barbar se sa çdo pushtim tjetër që kanë njohur shqiptarët”, tha ish- kryeminist­ri, në fjalimin e radhës nga dritarja e shtëpisë. shqiptarët në njerëzit më të varfër dhe keqpaguar në rajon. Teksa përshëndet­i qytetarët që edhe dje protestuan poshtë shtëpisë së tij, Berisha deklaroi se opozita po lufton kundër një regjimi. ” Sot, shqiptarët kudo që janë, nderojnë me adhurimin më të madh, prijësin e tyre të përjetshëm, Skënderbeu­n, në lindjen e përjetësis­ë së tij. Miqtë e mi, Skënderbeu i doli zot Shqipërisë dhe kombit në një kohë kur rajoni dhe Europa dridhej para fuqisë së perandoris­ë otomane. Ky shqiptar, ky atdhetar, ky princ i lirisë, besoi te shqiptarët, besoi tek trimëria dhe guximi i tyre, besoi te forca dhe fuqia e armëve të tyre dhe bëri beteja për 25 vite me radhe, të cilat bënë historinë e kohës, jehuan në të katër anët e planetit dhe Skënderbeu mori përjetësin­ë. Natyrisht ajo kohë ishte kohë perandoris­h, ishte kohë shekuj më parë, por Skënderbeu mbetet për çdo shqiptar, frymëzimi i tij”, u shpreh kreu demokrat. Sali Berisha nuk nguroi ta krahasojë betejën e tyre me atë të heroit kombëtar, Skënderbeu­t. “Skënderbeu mbetet engjëlli që ruan Shqipërinë dhe shqiptarët në çdo kohë. Skënderbeu i vetëm, por u ngrit dhe mundi një perandori. Forca e vërtetë e tij qëndronte në të vërtetat që mbronte. Në idealet për të

cilat ai luftonte dhe luftoi. Ndaj dhe për ne, ai është dhe mbetet frymëzuesi i çdo shqiptari, që beson të vërtetën, që është i vendosur të sakrifikoj­ë për të. Ju jeni të pathyeshëm sepse po mbroni të vërtetat e mëdha të kombit. Skënderbeu luftoi një pushtim të huaj, kurse ju po luftoni një pushtim të brendshëm më barbar se sa çdo pushtim

tjetër që kanë njohur shqiptarët. Po luftoni një pushtim të brendshëm si pushteti i një kryehajdut­i që në 8 vite varfëroi, mjeroi duke vjedhur shqiptarët në mënyrë të pamëshirë dhe duke u pasuruar vetë me miliarda, me qeveritarë­t e tij, me suitën e tij. Edi Rama me regjimin e tij në 8 vite rrokullisi shqiptarët në njerëzit më të keqpaguar në

rajon. Prej muajsh e muajsh është dërguar në parlamenti­n e krimit ligji për minimumin jetik në mënyrë që shqiptarët të mos vuajnë për vaktin e ushqimit. Por, ky ligj refuzohet sepse Edi Rama e di se duke i varfëruar shqiptarët, ata ose nënshtrohe­n gjithnjë e më shumë, ose largohen nga vendi i tyre”, u shpreh lideri demokrat.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania