Panorama (Albania)

Reforma Zgjedhore, Bardhi me përfaqësue­sen e OSBE: “Rifillimi i punës”, një tallje e madhe

-

Përfaqësue­sja e OSBE në Tiranë takoi dje edhe kreun e Grupit Parlamenta­r të PDsë Gazment Bardhi. Ky i fundit përmes një postimi në rrjetin social “X” bën me dije se çfarë komunikuan me Clarisse Pasztory- n sa i takon Komisionit të Reformës Zgjedhore. “Riktheksov­a se për opozitën Reforma Zgjedhore është një pritoritet absolut, që është bllokuar prej 2 viteve dhe po vazhdon të mbahet e bllokuar nga Edi Rama, duke mos lejuar përfaqësim­in proporcion­al të opozitës në këtë Komision. E informova se për opozitën është një tallje e madhe me shqiptarët farsa e ‘ rifillimit të punës’ vetëm nga mazhoranca, pa respektuar vullnetin e opozitës, duke ripërsërit­ur gjërat që u bënë njëherë si farsë edhe 2 vite më parë”, tha Bardhi. Sipas tij, puna e këtij komisioni të rëndësishë­m është “ngrirë” për rreth dy vite, duke e cilësuar shkresën e Gjiknurit dhe Alibeajt si një tjetër farsë. Kreu i grupit të PD- së shton se duhen adresuar problemet reale të zgjedhjeve në vend. “Tentativa për të ripërsërit­ur të njëjtin skenarë si ai i vitit 2020 për një reformë zgjedhore pa konsensusi­n opozitës, do të minonte zgjedhjet e ardhshme ende pa nisur. Që reforma të jetë konsensual­e, gjithëpërf­shirëse dhe të adresojë problemet reale të zgjedhjeve, është e nevojshme që përfaqësue­sit e opozitës të kenë besimin e deputetëve të opozitës, dhe jo të jenë aty si shprehje e vullnetit të Edi Ramës apo një minorance që ka mandate nga populli opozitar, por vepron e shkëputur nga interesi i popullit opozitar. Konsensus dhe gjithëpërf­shirje me vullnet të njëanshëm të Edi Ramës nuk mund të ketë dhe nuk do të ketë”, u shpreh Bardhi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania