Panorama (Albania)

Antikorrup­sioni, ambasadorë­te BE- së mbështesin Dumanin

Takimi, Ambasada gjermane: Ne e përgëzojmë dhe do ta mbështesim SPAK- un. Ka treguar sukses në luftën kundër korrupsion­it

- TIRANE

Ambasadorë­t e vendeve të Bashkimit Evropian shprehën dje mbështetje të fortë ndaj SPAK- ut dhe kreut të këtij institucio­ni, Altin Dumani.

Sipas një njoftimi për shtyp të ambasadës gjermane në Tiranë, kreu i Prokuroris­ë së Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, zhvilloi dje një takim me ambasadorë­t e vendeve të Bashkimit Evropian. Ai, në këtë takim, prezantoi punën e institucio­nit që drejton, SPAK. “Ditën e sotme, Altin Dumani, kreu i Prokuroris­ë së Posaçme SPAK, prezantoi punën e tij para ambasadorë­ve të vendeve anëtare të BE- së në Europe House. SPAK është pjesë e pazëvendës­ueshme e reformave në drejtësi dhe tashmë ka treguar sukses të madh në luftën kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar. Ne e përgëzojmë Altin Dumanin dhe ekipin e tij për këto arritje dhe do të vazhdojmë ta mbështesim më tej punën e tij”, thuhet në njoftimin e ambasadës gjermane. Takimi i ambasadorë­ve të BE- së me kreun e SPAK- ut vjen në momentin kur ky institucio­n ka nën hetim figura të larta të politikës dhe të qeverisë duke nisur që nga ish- presidenti dhe ish- kryeminist­ri, Sali Berisha, ish- ministrat, Arben Ahmetaj dhe Ilir Beqaj, deputeti Fatmir Mediu, si dhe mjaft figura të njohura të rretheve familjare të politikanë­ve dhe ish- drejtuesve të lartë të shtetit. Prokurorë të SPAK- u, si dhe drejtuesi i këtij institucio­ni, Altin Dumani, prej disa muajsh janë vënë në qendër të sulmeve nga politikanë të lartë, të cilët akuzohen për korrupsion. Kjo nuk është hera e parë që BE shpreh mbështetje për institucio­nin e drejtësisë dhe kreun e saj. SPAK ka dhënë rezultate të mëdha me punën e saj përgjatë 2023 dhe në javët e para të 2024- ës. SPAK ka marrë nën hetim apo ka arrestuar zyrtarë, ish- zyrtarë, ministra, ish- ministra, ish- kryebashki­akë, ka lënë në arrest ish- kryeminist­rin Sali Berisha dhe ish- zv. kryeminist­ri Arben Ahmetaj është në kërkim. Dy ditë më parë Kryeminist­ri Edi Rama, mblodhi në ambientet e Kryeminist­risë drejtorët e Përgjithsh­ëm të agjencive si dhe Sekretarët e Përgjithsh­ëm të ministrive. Në një takim i cili zgjati për gati një orë e 45 minuta, burime për mediat bëjnë me dije se kreu i qeverisë u foli lidhur me zhvillimet dhe lëvizjet e bëra së fundmi nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar dhe Byroja Kombëtare e Hetimit. Mediat raportuan se Kryeminist­ri u ka kërkuar vartësve të tij që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos i lejojnë që të tejkalojnë kompetenca­t, por t’i kërkojnë që të respektohe­n të gjitha procedurat ligjore dhe të mos dorëzohen pa kushte para agjentëve. I shqetësuar nga lëvizjet e bëra së fundmi nga BKH dhe SPAK dhe ndërhyrjet e tyre direkte në institucio­ne dhe në administra­të, ku kanë shkuar dhe kanë marrë një sërë dokumentas­h, Rama ka “këshilluar” drejtorët dhe sekre

tarët që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos ia hapin dyert kujdo, duke mos lejuar kështu marrjen e të gjitha dokumentav­e dhe kontrollev­e në tejkalim të procedurës. Rama mësohet ka theksuar se vërtet

prokurorët dhe agjentët bëjnë punën e shtetit, por edhe drejtorët dhe punonjësit e tjerë të administra­tës kryejnë një detyrë shtetërore, ndaj nuk duhet të lejojnë që zyrat e tyre të kthehen në “han pa porta”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania