Panorama (Albania)

Stabilitet­i, Hasani: Faktori shqiptar, rol të jashtëzako­nshëm

-

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani, zhvilloi një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut ku është pritur nga homologu i tij Bujar Osmani. Në konferencë­n e përbashkët për shtyp, ministri Osmani vlerësoi punën e Maqedonisë së Veriut në kryesimin e OSBE- së për vitin 2023. Po kështu vlerësoi ecurinë në rrugën drejt Bashkimit Europian si të Shqipërisë dhe të MV. Ministri Hasani vlerësoi edhe rolin e faktori shqiptar në Maqedoninë e Veriut, duke thënë se është kyç në ruajtjen e stabilitet­it të vendit, por shprehu gjithashtu mbështetje­n e Shqipërisë për partitë shqiptare. “Shqipëria do vijojë të ndjekë me shumë vëmendje zhvillimet në RMV sidomos në një vit zgjedhor si ky, ku në pranverë do të mbahen zgjedhjet e ardhshme presidenci­ale dhe parlamenta­re. Ne urojmë që ky proces të ecë mbarë, por mbi të gjitha urojmë që ky proces e rezultati i tij të mos sjellë asnjë ndryshim në përkushtim­in ndaj perspektiv­ës së përbashkët europiane. Në këtë kontekst, unë dua të theksoj krenarinë tonë për rolin e jashtëzako­nshëm që ka luajtur e vazhdon të luajë faktori shqiptar për stabilitet­it e Maqedonisë së Veriut, për forcimin e lidhjeve mes vendeve tona për të cilat faktori shqiptar ka shërbyer si një urë lidhëse; e mbi të gjitha, për ruajtjen e orientimit euro- atlantik të Maqedonisë së Veriut gjatë një rrugëtimi që siç e thashë ka qenë i vështirë, e ka kërkuar sakrifica jo të lehta. Shqipëria ka mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështesë angazhimin konstrukti­v të subjekteve politike shqiptare dhe shqiptarëv­e në RMV në procesin politik dhe në përpjekjen për të konsolidua­r sundimin e ligjit, demokracis­ë, kohezionin social dhe barazinë mes të gjithë qytetarët”, tha Hasani.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania