Panorama (Albania)

Balla bën analizë në drejtoritë vendore, nis vlerësimin për çdo drejtues policie

-

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, në 6mujorin e marrjes së detyrës është rikthyer në drejtoritë vendore për të bërë një analizë pune. Raportohet se Balla e ka nisur analizën nga qarku i Tiranës, ku ka mbledhur të gjitha drejtoritë, prokurorin­ë dhe agjencitë e tjera, përfshi dhe Krujën. Pritet që analizat të jenë për herë të parë me parametra të rinj vlerësimi, ku çdo drejtues, shef Komisariat­i etj do të ketë një “notë” vlerësimi. Diskutimet janë bërë me dyer të mbyllura të analizës 6 mujore të Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, nga momenti kur Ministrinë e Brendshme e drejton Taulant Balla, e cila u zhvillua me të gjithë drejtuesit e seksioneve dhe shefat e tetë komisariat­eve, në Krujë. Balla më shumë kritika mësohet se ka pasur për vrasjet, një pjesë e të cilave kanë ngelur të pazbardhur­a, përfshirë edhe atentatin e dështuar të pak ditëve më parë në Selitë, ku Zamir Kalemi arriti t’u mbijetojë breshërisë së plumbave.

Balla kërkoi më shumë punë në hetime dhe analizimin me kujdes të çdo prove që mund të sjell sukses në zbardhjen e ngjarjeve. Ministri është i kënaqur me sektorin e antidrogës, i cili përgjatë vitit 2023 ka pasur rritje të fuqisë goditëse deri në masë 100% në hetime dhe 3050% në kapje të llojeve të ndryshme më shumë të lëndëve narkotike në krahasim me vitin 2022, duke veçuar operacioni­n “Tempulli”, me 112 persona të arrestuar fillimisht në kryeqytet. Ministri njoftoi në këtë mbledhje se organika e krimit ekonomik në Policinë e Tiranës do të rritet sërish, për shkak të nevojës në këtë sektor. Pas ndryshimev­e të bëra disa muaj më parë me thuajse shkrirjen e këtij sektori dhe kalimin në drejtorinë e përgjithsh­me, është parë e arsyeshme që të shtohen sërish agjentët. Ndërkohë, vlerësim pozitiv Balla ka pasur kryesisht për komisariat­et dhe Policinë Rrugore, të cilat sipas tij, kanë treguar seriozitet.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania