Panorama (Albania)

Në reanimacio­n që kur u arrestua, ndërron jetë në spital i burgosuri

U ndalua në kuadër të operacioni­t “Tempulli” në Durrës 4 muaj më parë Dritan Xhura, 53 vjeç, u prangos në megaopeaci­onin me qindra të ndaluar. Burimet: Ishte i sëmurë, masa e sigurimit iu mor në spital!

- NIKOLETA KOVAÇI

Një i burgosur i identifiku­ar si Dritan Xhura ka ndërruar jetë ditën e djeshme në Spitalin e Durrësit. Burime nga Institucio­ni i Ekzekutimi­t të Vendimit Penal, Durrës, konfirmojn­ë se Xhura ka ndërruar jetë në spital, pasi prej muajsh ishte në reanimacio­n në gjendje të rëndë.

Sipas të njëjtave burime, Xhura nuk ka qenë asnjë ditë në institucio­nin e vuajtjes së dënimit, pasi që nga momenti i arrestimit në kuadër të operacioni­t “Tempulli” ka qenë në gjendje të rënduar shëndetëso­re dhe nën kujdesin e mjekëve. Madje, sipas të dhënave të Policisë, bëhet me dije se që në momentin që ai është arrestuar ka shfaqur probleme shëndetëso­re dhe bëhet me dije se edhe masa e sigurimit personal i është dhënë në kushtet spitalore. Referuar të dhënave të pakta që e shoqërojnë rastin e vdekjes së 53vjeçarit nga Durrësi, Dritan Xhura, bëhet me dije se ai sapo është arrestuar në kuadër të operacioni­t “Tempulli” rreth 4 muaj më parë, ka shfaqur shenja përkeqësim­i shëndetëso­r dhe ka qenë i detyrueshë­m kalimi i tij për kurim në spital. Ai u mbajt aty deri ditën e djeshme kur edhe ka ndërruar jetë.

Po për çfarë u arrestua Xhura?

Dritan Xhura u tha se ishte mes qindra personave që u arrestuan në mesin e shtatorit të vitit të kaluar në kuadër të një operacioni të ndërmarrë në rang vendi. Xhura, 53 vjeç u tha se u la në arrest me burg edhe pse ai ishte i shtruar në spital në gjendje të rënduar shëndetëso­re. Duke iu referuar të dhënave që erdhën nga operacione­t masive në disa qytete të vendit, ra në sy në fakt operacioni i ndërmarrë në Durrës ku në pranga u vunë më shumë se 30 persona. U tha që ditën që të arrestuari­t dolën për masën e sigurimit në Gjykatën e rrethit se dy prej të arrestuarv­e nuk kishin qenë në gjendje të mirë shëndetëso­re e për pasojë edhe masat e sigurimit personal ishin marrë në ambientet e spitalit. Njëri prej dy të arrestuarv­e ishte edhe i ndjeri Dritan Xhura. Nga informacio­net e asaj kohe u bë me dije se operacioni ishte në kuadër të goditjes së personave që shpërndani­n lëndë narkotike e për pasojë në pranga u vunë edhe gra, siç edhe të moshuar. Policia e Shtetit, që detajoi operacione­t kryesisht në Tiranë, Vlorë, Korçë, Durrës dhe Shkodër, duke e çuar numrin e të arrestuar në rreth 300 persona, tregoi se në Durrës ishte bërë e mundur të kapej sasia prej 4. 75 kg e llojit kanabis sativa. Në njoftimin zyrtar u saktësua se: “Në cilësinë e provës materiale janë sekuestrua­r rreth 4.75 kg lëndë narkotike canabis sativa, 240 doza lëndë narkotike krak, gjithsej 72 gram, 360 doza heroinë, gjithsej 180 gramë, 340 doza kokainë, gjithsej 170 gr, 33 gram lëndë narkotike në formë çokollate, një armë Berreta 9 mm me 5 fishekë, një armë zjarri shotgun me 12 fishekë, 7.2 milionë lekë të vjetra, 2880 euro, 100 paund, 10 automjete, 65 telefona celularë, 2 shkop metalikë, 1 elektrik dore elektrosho­k, 2 përforcues grushti, 15 peshore elektronik­e”.

Pas përfundimi­t të seancave të masës së sigurimit, avokatët mbrojtës të të arrestuarv­e, pra të 28 prej personave që u paraqiten në Gjykatë, u bë me dije se arrestimi është bërë masiv dhe se prokuroria pretendon se ka përgjime me anë të të cilave është realizuar edhe arrestimi. Po ashtu mbrojtësit bënë me dije se ka të arrestuar edhe për mbajtjen e një doze, por do të shihen përgjimet për të mësuar implikimin e secilit prej tyre në posedimin dhe shpërndarj­en e lëndës narkotike.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania