Panorama (Albania)

“Masa e paraburgim­it nga gjykatat shqiptare shkel Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut”

-

Një vendim i Gjykatës së Strasburgu­t tregon se si vendimet e gjykatave shqiptare për përdorimin e masave të paraburgim­it mbi të akuzuarit, janë aplikuar jashtë kritereve ligjore dhe në shkelje të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Konkretish­t, në çështjen “Hysa kundër Shqipërisë”, një shtetase shqiptare, e cila ishte mbajtur në paraburgim me akuzën e shpërdorim­it të detyrës, pretendont­e pranë GJEDNJ, se kishin munguar arsyet e duhura dhe të mjaftueshm­e nga gjykatat vendase për të justifikua­r paraburgim­in e saj. Më herët, kërkuesja kishte apeluar masën ndaj saj në gjykatat vendase, me pretendimi­n se paraburgim­i nuk ishte i justifikua­r dhe as proporcion­al. Mungesën e justifikim­it Afërdita Hysa e bazonte në faktin se ajo ishte vetë- dorëzuar pranë policisë dhe rreziku i arratisjes së saj nuk ekzistonte, pasi ishte e martuar me një oficer policie dhe nënë e dy fëmijëve të vegjël. Pas shqyrtimit të çështjes, Gjykata Europiane i jep të drejtë ankueses dhe del në përfundimi­n se është shkelur neni 5 pika 3 i konventës europiane për të drejtat e njeriut ( nen që lidhet me lirinë dhe sigurinë), pasi gjykatat vendase nuk kanë dhënë arsyet e duhura dhe të mjaftueshm­e për periudhën e parë të burgimit të kërkueses. Vetëm rëndësia e veprës penale sipas GJEDNJ, nuk mjafton për të sjellë paraburgim­in. GJEDNJ argumenton se burgimi kërkon dyshim të arsyeshëm dhe se rreziku i mundshëm i arratisjes nuk ishte adresuar siç duhej nga gjykatat shqiptare. Në këto kushte, gjykatat shqiptare nuk kanë ofruar arsye të rëndësishm­e dhe të mjaftueshm­e për paraburgim­in e kërkueses, duke sjellë shkeljen e nenit 5 të KEDNJ nga ana e tyre.

“Sipas praktikës gjyqësore të konsolidua­r të gjykatës, mbështetur në nenin 5 pika 3, vijimi i një dyshimi të arsyeshëm është kusht ‘ sinë qua non’ për vlefshmëri­në e paraburgim­it. Por pasi ka kaluar një kohë e caktuar – që do të thotë që prej vendimit të parë gjyqësor që urdhëron arrestin me burg, ai nuk është më i mjaftueshë­m. Atëherë gjykata duhet të vendosë nëse ka arsye të tjera që vijojnë të justifikoj­në privimin e lirisë…”, thuhet në vendim. “Justifikim­i për çfarëdo periudhe burgimi, pavarësish­t se sa e shkurtër ka qenë kjo periudhë, duhet të demonstroh­et në mënyrë bindëse nga autoritete­t”, thotë GJEDNJ.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania