Panorama (Albania)

Goditja nga euro, eksportet ranë 9.5% në 2023 Tkurrje më e lartë se në pandemi kur u bllokuan shitjet

-

Në vitin 2023, eksportet arritën në 440 miliardë lekë, sipas të dhënave të INSTAT. Në krahasim me vitin e mëparshëm, vlera e mallrave të shitura jashtë vendit shënoi një tkurrje prej 9.5%, teksa në dy vitet e mëparshme ( 2021 dhe 2022) eksportet ishin zgjeruar me ritme dy shifrore. Rënia në 2023 është madje më e lartë edhe se në vitin 2020, kur prodhimi dhe shitjet u bllokuan për shumë muaj për shkak të pandemisë dhe eksportet ranë me rreth 9% me bazë vjetore atë vit, nga 9.5% që u tkurrën në 2023.

Zhvlerësim­i i euros vlerësohet një nga faktorët që i ka dhënë goditjen më të madhe eksportues­ve, krahas shtimit të kostove dhe konjukturë­s së pafavorshm­e ndërkombët­are. Euro u këmbye mesatarish­t me 108.7 lekë në 2023, duke zbritur në verë afër 100 lekëve, nga 118 lekë që ishte mesatarja e 2022.

Të gjitha grupet, me përjashtim të “ushqimeve, pije e duhan” shënuan tkurrje në 2023. Rënia më e fortë ishte për Minerale, lëndë djegëse, energji (12.5%) dhe “Mat, Ndërtimi, metale” (- 21%), që janë dy sektorë të varur nga konjuktura e tregjeve ndërkombët­are. Në rënie ishte dhe industria e tekstile e këpucë me 6.6%, makineri e pajisje me 1.6%, ndërsa ushqimet pije e duhani u rritën me 7.6%, si rrjedhojë e ecurinë së mirë në pjesën e parë të 2023t, ndërsa muajt e fundit edhe ky grup ishte në rënie.

Sipas INSTAT, Grupet që kanë ndikuar negativish­t në uljen vjetore të eksporteve, janë: “Materiale ndërtimi dhe metale” me - 4,5 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me - 2,8 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me - 1,8 pikë përqindje, etj. Ndërsa pozitivish­t ka ndikuar grupi: “Ushqime, pije, duhan” me + 0,8 pikë përqindje.

Që nga marsi, eksportet nuk po arrijnë ta marrin veten, duke shënuar ecurinë më të keqe që nga periudha e pandemisë. Në janar, shitjet jashtë vendit u zgjeruan me 20.2% me bazë vjetore, ndërsa në shkurt u zgjeruan me vetëm 2.8%. Rënia nisi në mars, me 11.7%, u thellua në prill me 19.3% dhe vijoi tendencën negative në maj me - 11.7%. Në qershor tkurrja u thellua sërish në 17.3%, për tu ngadalësua­r në korrik në - 4%, duke kërcyer në gusht me - 21.9% për të vijuar në shtator me - 12.8%. Në tetor, tkurrja u ngadalësua në 4.3% dhe nëntor u thellua me 21,8%.

Në dhjetor 2023 eksportet e mallrave arritën vlerën 38 mld lekë, duke u ulur me - 6,6%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më par Efektin më negativ në rënien e nëntorit e ka shënuar industria tekstile dhe e këpucëve. Rënie e dhjetorit u ngadalësua si rrjedhojë e ecurisë pozitive të grupit materiale ndërtimi e metale, që pothuajse dyfishoi shitjet në muajin e fundit të vitit.

Sipas INSAT, gjatë muajit Dhjetor 2023, në uljen e eksporteve prej - 6,6%, kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me - 10,0 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me - 4,1 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” me - 1,8 pikë përqindje, etj. Ndërsa pozitivish­t kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me + 11,3 pikë përqindje dhe “Produkte kimike dhe plastike” me + 0,9

pikë përqindje. FASONI, SHTOHEN FALIMENTIM­ET

Industria e tekstileve e këpucëve, që punon me material porositësi ( fason) dhe është një nga punëdhënës­it më të mëdhenj në vend ( kryesisht shtresave me të ardhura të ulëta), kaloi një situatë të vështirë në 2023, e ndikuar nga rritja e kostove ( kryesisht të punës) dhe sidomos rënies së euros. Në 2023- n, ky sektor realizoi shitje prej 126 miliardë lekësh, me rënie prej 6.6% me bazë vjetore. Tendenca rënëse vijoi dhe në dhjetor, me - 15.4%.

Sektori ka humbur konkurrues­hmërinë, si rrjedhojë e rritjes së kostove dhe rënies së euros. Shoqata e Eksportues­ve njofton përditë mbylljen e kompanive dhe shkurtimin e punonjësve, teksa shumë partnerë po i zhvendosin porositë në vende me kosto më të lira prodhimi, si Tunizi, Marok e Egjipt. Eksportues­it janë ankuar vazhdimish­t te Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Financave për pasojat që po jep në aktiviteti­n e tyre zhvlerësim­i i fortë i euros, që aktualisht këmbehet me rreth 104- 105 lekë, nga 118 lekë që ishte mesatarja e 2022. Tekstilet dhe këpucët janë grupi më i madh eksportues në vend, me rreth 29% të totalit.

EKSPORTET

Sipas INSTAT, në muajin dhjetor 2023, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur ulje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Dhjetor 2022 janë: Italia ( 11,3%), Spanja ( 28,7%), Gjermani ( 6,8%), etj. Ndërsa vendet me të cilët eksportet kanë pasur rritje më të madhe, janë: SHBA ( 611,9%), Kosova ( 1,8%), Greqi ( 4,0%), etj. Gjatë këtij viti vendet me të cilët Shqipëria ka pasur ulje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia ( 10,2%), Gjermania ( 27,7%), Spanja ( 19,1%), etj. Ndërsa vendet me të cilin eksportet kanë pasur rritjen më të madhe, është: Kosova ( 8,3%), Greqia ( 13,1%), Kina ( 2,7%), etj. Në muajin Dhjetor 2023, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe te importeve, janë: Italia ( 14,1%), Kina ( 14,9%), Turqia ( 24,5%), etj. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur rritjen më të madhe të importeve, në krahasim me Dhjetor 2022 janë: Gjermania ( 5,6 %), SHBA ( 69,5%), Mbretëria e Bashkuar ( 44,5%), etj. Gjatë këtij viti, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia ( 5,9%), Turqia ( 26,2%), Greqia ( 23,6%), etj. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur rritjen më të madhe janë: Kina ( 21,0%), Gjermania ( 5,2%), SHBA ( 32,3%), etj. Shkëmbimet tregtare me vendet e BE- së zënë 52,7%, të gjithë tregtisë. Në Dhjetor 2023, eksportet drejt vendeve të BE- së zënë 59,6 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE- së zënë 49,1% të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia ( 25,5%), Kina ( 8,5%), Turqia ( 7,1%) dhe Gjermania ( 6,6%).

Shkëmbimet tregtare, për vitin 2023, me vendet e BE- së zënë 57,9% të gjithë tregtisë. Në periudhën Janar – Dhjetor 2023, eksportet drejt vendeve të BE- së zënë 71,8% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE- së zënë 50,9% të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia ( 29,2%), Kina ( 7,9%), Turqia ( 6,8%) dhe Greqia ( 6,5%).

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania