Panorama (Albania)

Qeveria premton paketë mbështetës­e për fasonët, rimbursim i shpejtë i TVSH

“Skemë financimi për ngritjen e një akademie profesiona­le. Koha e avantazhit të lirë të krahut të punës ka përfunduar”

- TIRANE

Kryeminist­ri Edi Rama, ministrja e Sipërmarrj­es Delina Ibrahimaj, ministri i Financave Ervin Mete dhe ministri i Ekonomisë, Inovacioni­t dhe Kulturës, Blendi Gonxhe u takuan dje me përfaqësue­sit e shoqatës së industrisë me material porositësi ( fason) dhe premtuan masa të marrin masa ndërhyrëse për të ndihmuar këtë sektor.

Takimi u zhvillua, teksa përfaqësue­sit e sektorit prej muajsh po ankohen se industria me material porositësi e tekstilëve këpucëve, një nga punëdhënës­it më të mëdhenj në vend, është në një situatë të vështirë, për shkak të rritjes së kostove dhe zhvlerësim­it të euros, çka po detyron falimentim­in e shumë prej fabrikave. Shumë prej partnerëve të huaj, k r y e s i s h t i t a l i a n ë , p o zhvendosin prodhimin në vende me kosto më të u l ë t a , s i T u n i z i a a p o Egjipti.

Sipas njoftimit zyrtar, në takim u diskutua mbi nevojat për transformi­min e mëtejshëm të sektorit,

në shembullin e kompanive lider në sektor; masat mbështetës­e që do të ndërmarrim për kapërcimin e sfidave të zhvillimit; domosdoshm­ërinë e të kuptuarit nga të gjithë aktorët e sektorit të faktit se koha e krahut të lirë të punës si avantazh konkurrues ka përfunduar prej disa kohësh tanimë dhe ky fakt përballet vetëm me investime në teknologji e inovacion, e me paga dinjitoze rrjedhimis­ht.

Ndërhyrjet e dakordësua­ra do të stimulojnë pikërisht transformi­min dhe investimet në teknologji e inovacion, duke mbështetur me shpejtësi nevojën për likuiditet, nevojën për kreditim të lehtësuar, si edhe për burime njerëzore të kualifikua­ra: Rimbursim i shpejtë i TVSH përmes një kanali të dedikuar për kompanitë e kësaj industrie. Ofrimi i një mekanizmi lehtësues ( overdraft) për disponimin e shpejtë të likuiditet­it, sipas kontratave me porositësi­t që kompanitë duhet të fusin në prodhim. Një garanci sovrane për investime në teknologji dhe i novacion. Një skemë financimi për ngritjen e një akademie profesiona­le për manifaktur­ën dhe trajnimet përkatëse në kompani. Qeveria premtoi se do të rrisë angazhimin e saj për ta mbështetur më tej këtë sektor që të mbyllë vetë ciklet e prodhimit, si dhe të bëhet më produktiv e më konkurrues duke fuqizuar markën “Made in Albania”.

Këto masa ishin premtuar në fakt që në vitin 2021, përmes një pakete mbështetës­e për të cilën u diskutua që në atë kohë, por zbatimi i saj nuk u bë funksional ndonjëherë. Përfaqësue­sit e sektorit pohojnë se nëse kjo paketë do të ishte zbatuar që në atë kohë, situata e sektorit sot do të ishte më e favorshme.

 ?? ?? Dje gjatë takimit me përfaqësue­sit e industrisë fasone
Dje gjatë takimit me përfaqësue­sit e industrisë fasone

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania