Panorama (Albania)

"Parlamenti" i Fterrës, institucio­ni 30- vjeçar në fshatin sarandiot

Nisi me 4 grupe shoqërore, por u pagëzua me "Parlament". Kushtetuta dhe nenet e tij, çfarë parashikon ligji i fterriotëv­e

- NGA SEJDO HARKA

Të shkruash për Fterrën e Sarandës, ndoshta duhen faqe të tëra. Edhe pse është një fshat i vogël në Jug të Shqipërisë, vlerat dhe bëmat e tij janë, sa të mëdha, aq dhe të rralla. Përveç patriotizm­it të spikatur dhe densitetit të lartë intelektua­l, Fterra, në vitet e demokracis­ë është bërë e famshme edhe për krijimin e një institucio­ni shoqëror të papërsërit­shëm, të cilin, si me shaka, e pagëzuan me emrin e bukur "Parlamenti i Fterrës".

Por, para se ta njohim lexuesin me këtë "Parlament" të papërsërit­shëm dhe vlerat e "bëmat" e tij, më poshtë do të ndalemi në disa çështje kryesore:

- Fterra dhe fterriotët në gjurmët e historisë Historia e Fterrës dhe fterriotëv­e, nis udhëtimin e dokumentua­r, të paktën, që nga viti 1431, koha kur zbulohet defteri i parë osman, i cili tregon ekzistencë­n dhe lashtësinë e këtij fshati interesant. Vazhdimësi­në e këtij fshati e vërteton më së miri edhe defteri i dytë turk i vitit 1583, sipas të cilit Ifteron ( Fterra e sotme) figuron me 24 zjarre ( shtëpi). Ky fshat mban mbi shtatin e tij një histori të gjallë patriotike dhe kulturore, thuajse në të gjitha kohërat dhe luftërat për liri dhe zhvillim shoqëror. Fterra shtrihet në Jug- Perëndim të Kurveleshi­t, në një lartësi 350- 400 m. mbi nivelin e detit. Ka një sipërfaqe prej 37 km katror. Ajo është e mbuluar me pyje të bukur, pemtari e agrume. Temperatur­a, në këto anë, varjon nga 8- 30 gradë celsius. Është i pasur me ujëra e toka pjellore dhe fosforite. Vendin kryesor e zë blegtoria dhe bletaria. Fterra dhe njerëzit e saj tërë jetën kanë qenë të lidhur ngusht me kthesat më të rëndësishm­e të historisë së jetës së vendit të tyre. Ata morën pjesë masivisht në lëvizjen për shpalljen e Pavarësisë, në luftën kundër andartëve grekë, të cilët i ndoqën këmba- këmbës deri në Janinë. Kjo luftë është fiksuar edhe në këngët popullore të këtij fshati, veçanërish­t në vargjet e rapsodit popullor Isuf Avreci, i cili shkruan: "O andartë, ju shoftë fara/ Që na vratë e na shkretuat/ Me tradhëtarë­t nga Hormova/ Bashk' me Çorrajt na sulmuat". Fterriotët, të integruar në çetën e Xhaferr Shehut, morën pjesë në Luftën e Vlorës. Përkrahën qeverinë e Nolit dhe më vonë u bënë forcë e rëndësishm­e e Lutës Nacional- Çlirimtare të vendit, përkrah mësuesit dhe komisarit Hiqmet Dusha. Në janar të vitit 1943, fterrjotët u bënë pjesë e çetës së Hajredin Tremishtit. Krenaria e luftës së tyre mbetën 6 dëshmorët e fshatit, të cilët ranë heroikisht në Operacioni­n e Dimrit të vitit 1943- 1944. Në fillimet e këtij shekulli Fterra ka patur rreth 100 shtëpi. Numri i familjeve dhe banorëve të këtij fshati, për shkak të politikave të gabuara që përdori sistemi monist, deri në fillim të viteve nëndëdhjet­ë pati një rritje të konsiderue­shme, deri në mbi 2300 banorë. Fshati ka 38 fise. Ndërsa më pas, për shkak të emigrimit masiv, numri i banorëve dhe familjeve ka ardhur duke u ulur. Gjatë kësaj kohe janë larguar rreth 100 familje. Ata kanë emigruar, jo "Fshati Fterrë mban mbi shtatin e tij një histori të gjallë patriotike dhe kulturore, thuajse në të gjitha kohërat dhe luftrat për liri dhe zhvillim shoqëror. Fterra shtrihet në JugPerëndi­m të Kurveleshi­t, në një lartësi 350- 400 m. mbi nivelin e detit. Ka një sipërfaqe prej 37 km. katrore. Ajo është e mbuluar me pyje të bukur, pemtari e agrume. Temperatur­a, në këto anë, varjon nga 8- 30 gradë celsius. Është i pasur me ujëra e toka pjellore dhe fosforite.

vetëm brenda vendit, por dhe në vendet më të largëta të botës, kryesisht në Amerikë, Austri, Gjermani, Turqi, Greqi… Por, rëndësi ka që shumë prej fterriotëv­e të larguar nga vendlindja e tyre fizikisht, nuk e kanë zbehur vëmendjen për fshatin e tyre. Ata shpesh kthehen për të marrë pjesë në festat e gëzimet e vendlindje­s së tyre.

- Shkolla, arsimimi dhe densiteti intelektua­l i fterriotëv­e, një dukuri e rrallë për në Gines

Fterriotët shquhen si njerëz shumë arsimdashë­s. Udhëtimi i shkollimit të tyre në gjuhën shqipe ka nisur që në vitet e fundit të shekullit XIX. Abetaren e parë shqipe në Fterrë e solli fterrjoti Isa Hizmo, që në vitin 1905. Që në këtë vit Fetah Zani, i arsimuar në Janinë, u mësonte bashkëfsha­tarëve të tij shkrimin dhe leximin në gjuhën shqipe. Mësuesi i parë i fshatit Fterrë ishte Selim Gjonika, i cili kishte mbaruar Medresenë e Janinës. Më pas, 20 fterriotë, mes tyre edhe "Mësuesi i Popullit", Lame Xhama, mbaruan "Shkollën Normale" të Elbasanit. E veçanta që e dallon më shumë Fterrën është densiteti intelektua­l dhe potenciali i lartë krijues i tyre, në krahasim me sipërfaqen e trojeve dhe numrin e banorëve të këtij fshati. Edhe pse numri maksimal i banorëve të këtij fshati për të gjitha kohërat nuk ka qënë më shumë se 2300 vetë, mbi 300 fterriotë kanë mbaruar arsimin e lartë, pothuajse në të gjitha degët e profesione­t e duhura. Fterra ka, jo vetëm një numër të konsiderue­shëm intelektua­lësh, por dhe një potencial të lartë

shkencor e njerëzor, që punojnë në të katërta anët e vendit dhe të botës, aq sa ndoshta meriton të futet në rekordet Gines. Fterra është vendi ku lindi e u rrit prof. dr. Ismet Elezi, i cili, në vitin 1998, nga Qendra Ndërkombët­are e Biografive në Kembrixh të Anglisë u shpall "Njeriu Ndërkombët­ar i Shkencës" dhe fitues i Çmimit të Republikës për botimin e disa librave shkencore dhe autor i librit "E drejta zakonore e Labërisë". Nga fshati Fterrë kanë dalë akademikët Besim Elezi dhe Myzafer Korkuti, i cili, për disa vite me radhë ka qenë Kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Ka 15 prof. dr. të shkencave të ndryshme, mbi 37 shkrimtarë, artistë e publicistë, të cilët janë vlerësuar me çmime të ndryshme; 7 arsimtarë, që janë nderuar me titujt e lartë "Mësues i Popullit" dhe "Mësues i Merituar"; 7 ushtarakë të lartë si Vexhi Gjoni…; 8 intelektua­lë që kanë punuar në administra­tën e lartë të shtetit; 2 Mjeshtra Sporti; 22 vepra shkencore e historike, 2 bibloteka, njera e dhuruar nga "Mësuesi i Merituar" Bardhyl Xhama, para se të ndërronte jetë, ndërsa tjetra është çelur nga Profit Zani, në lokalin e tij. Ky fshat ka edhe grupin e tij folklorik me emri e bukur "Fterra në këngë". Dhe mbi të gjitha ka edhe gazetën e përmuajshm­e "Fterra jonë", si një tribunë e fjalës së lirë, krijuar mbi 25 vite më parë nga intelektua­lët më të zëshëm të këtij fshati, me niciativën e ekonomisti­t të talentuar Agron Xhama, akademikut Myzafer Korkuti dhe mësuesit të Merituar e shkrimtari­t Bardhyl Xhama, e cila sot drejtohet nga kryeredakt­ori i saj i palodhur Feksor Shkurti.

-" Parlamenti", që do ta kishte zili edhe Parlamenti më demokratik shqiptar i të gjitha kohërave

Para pak kohësh shumë fterrjotë, të ardhur nga të gjitha anët e vendit dhe të botës u mblodhën në Tiranë në kuvendin e tyre për të festuar 30- vjetorin e krijimit të institucio­nit të tyre më të dashur, "Parlamenti­t" të Fterrës. Në këtë festë, përveç shumë të tjerëve, kishin ardhur dhe deputeti i Vlorës Vullnet Sinaj, kryetari i Shoqatës Atdhetare "Labëria"( Nderi i Kombit), prof. dr. Ago Nezha, flautistja e talentuar, Parashqevi Çipa Hallkaj, etj. Veprimtari­në festive kulturore e moderoi Feksor Shkurti. Festën e çeli ushtaraku i lartë dhe kryetari i kësaj shoqate për Tiranën, Vexhi Gjoni, i cili krahas të tjerave, bëri historikun 30- vjeçar të këtij "Parlamenti", sa të çuditshëm, aq dhe dobiprurës për fterriotët. Krijimi i këtij "parlamenti", thekson ai, lindi si domosdoshm­ëri e kohës. Duhej mbushur zbrazëtia që krijoi fillimi i tranzicion­it shqiptar. Duhej amortizuar depresioni që vinte nga përplasjet e egëra mes ideologjiv­e dhe rrymave me divergjenc­a të thella politike e shoqërore. Në fillim, thekson ai, u krijuan 4 grupe shoqërore që i bashkonte kafeja e mëngjesit, ku nisën të rriheshin dhe hallet e fterrjotëv­e. Më pas, e kuptuam se, ai që do të bënte forcën e Fterrës dhe të fterrjotëv­e ishte bashkimi. Erdhi një ditë e bukur, që 4 grupet do të bashkohesh­in në një të vetëm, të cilin do ta pagëzonim me emrin më të bukur "Kuvendi i Fterrës". Ideatori i parë i këtij bashkimi ishte ekonomisti i njohur Agron Lame Xha

 ?? ??
 ?? ?? Në Parlament, Rexhua, Diaveri, Bardhyli, Agroni, Perparimi, Musai dh
Në Parlament, Rexhua, Diaveri, Bardhyli, Agroni, Perparimi, Musai dh
 ?? ?? Në Parlament, Agroni, Vexhiu dhe Feksori
Në Parlament, Agroni, Vexhiu dhe Feksori

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania