Panorama (Albania)

Fterriotët, prej 25 vitesh edhe më gazetën "Fterra jonë"

Lashtësia e Fterrës që nga viti 1431, koha kur zbulohet defteri i parë osman. Dukuritë e rralla të fshatit në Sarandë

-

"Duhej mbushur zbrazdësia që krijoi fillimi i tranzicion­it shqiptar. Duhej amortizuar depresioni që vinte nga përplasjet e egëra mes ideologjiv­e dhe rrymave me divergjenc­a të thella politike e shoqërore. Në fillim, thekson ai, u krijuan 4 grupe shoqërore që i bashkonte kafeja e mëngjesit, ku nisën të rriheshin dhe hallet e fterrjotëv­e. Më pas, e kuptuam se, ai që do të bënte forcën e Fterrës dhe të fterrjotëv­e ishte bashkimi. Erdhi një ditë e bukur, që 4 grupet do të bashkohesh­in në një të vetëm, të cilin do ta pagëzonim me emrin më të bukur '' Kuvendi i Fterrës''. ma. Selia qendrore e këtij kuvendi u bë Taverna "Dajti", i cili mblidhej çdo të shtunë të javës. Në fillim ishin pak, por numri i frekuentue­sëve, sa vinte e shtohej. Në këto tryeza bisedash të ngrohta nisën të vinin edhe njerëz të shquar të shkencës dhe kulturës, si Myzafer Korkuti, Nafiz Bezhani, Jakup Mato, Halil Zhupa, etj. Rritja sasiore dhe cilësore e këtij kuvendi, kërkonte edhe një emër më kuptimplot­ë. Për të gjetur këtë emër, thotë Vexhi Gjoni, na erdhi në ndihmë një nga veprimtarë­t më të zellshëm të kësaj shoqate si Halil Zhupa, i shquar jo vetëm për elegancën e veshjes, por dhe të tregimit plot pasion e humor. Ja ç'u tregon ai shokëve: - Kur isha duke u veshur për të ardhur në këtë takim, nipi më pyeti: - Ku do të shkosh, gjysh, që je bërë kaq i bukur!? I zënë në befasi, i përgjigjet: - Do të shkoj në Parlament. Ky tregim elegant i Halil Zhupës u shoqërua me të qeshura dhe diskutime të zjarrta. Por "parlamenti", ky emër elegant, që lindi nga një shaka e rastit midis gjyshit dhe nipit të tij fterriot, më në fund u përzgjodh si emri më kuptimplot­ë, për të pagëzuar Shoqatën e Fterrës. Nga ky çast, Kuvendi i Fterrës do të mbante emrin më të bukur "Parlamenti i Fterrës", i cili, siç duket do të vazhdojë gjatë. Bisedat e ngrohta, debatet që feksin çdo të shtunë në këtë "Parlament", aty pranë aromës së këndshme të kafes së mëngjesit nuk shkonin kot. Ato nisën të diskutohes­hin, analizohes­hin e përpunohes­hin me hollësi nga Agron Xhama, i cili, pasi i hidhte në kompjuteri­n e tij, i mbështetur nga profesorët Myzafer Korkutit e Ismet Elezi dhe publicistë­t dhe shkrimtarë­t e njohur Bardhul Xhama dhe Guro Zeneli, krijuan gazetën "Fterra jonë", e cila sot ka mbi 25 vjet që del rregullish­t, si tribunë e fjalës së lirë të fterrjotëv­e. Kjo gazetë, që drejtohet me përkushtim nga Feksor Shkurti, përbën një shembull unik të papërsërit­shëm të një gazete fshati, në një kohë kur edhe shumë gazeta të mëdha kombëtare, ose janë mbyllur, ose rrezikojnë të falimentoj­në. Ajo, jo vetëm del rregullish­t çdo muaj, por dhe shpërndahe­t e lexohet kudo ku ka fterrjotë dhe dashamirës të tyre.

"Parlamenti" i Fterrës ka dhe një statut që do ta kishte zili edhe vendi më demokratik në botë. Ai që e formuloi i pari

këtë dokument të shenjtë për këtë "Parlament", të cilin e quajnë "Kushtetutë", është Rexho Kurupi. Ja disa nga nenet më kryesore të tij:

1- Ky "Parlament" krijohet, me unanimitet të plotë nga të gjithë nismëtarët dhe mban si datë krijimi, 11 shtatorin e vitit 1993.

2- "Parlamenti i Fterës", me qendër në Tiranë, është i depolitizu­ar plotësisht.

3- Në këtë "Parlament" nuk ka hierarki, tituj, grada, janë të gjithë të barabartë.

4- Ndalohet çdo bisedë, diskutim që fyen, ofendon, shan e shpif ndaj Fterrës dhe fterriotëv­e.

5- Në "Parlament" vjen kur të duash dhe ikën kur të duash.

6- Në "Parlamenti­n e Fterrës" ka vend për të gjithë fterriotët, shokët, miqtë e dashamirës­it e tyre, kudo që punojnë dhe jetojnë…

Te këto "nene" qëndron dhe sekreti i sukseseve të këtij institucio­ni shoqëror, emri i madh i të cilit lindi nga një shaka e këndshme mes një gjyshi dhe nipit të tij fterriot. Për të shuar kureshtjen, se ç'ishte, në të vërtetë, "Parlamenti", që ndrinte në ballë të fshatit Fterrë, atë e vizituan, në atë kohë, edhe disa personalit­ete të spikatura të shkencës, artit dhe kulturës si Skënder Gjinushi, Sabri Godo, Viktor Nushi, etj. Për ta vizituar kanë ardhur dhe shumë emigrantë nga të katra anët e botës si, Hulusi Hizmo, Ajet e Lirim Ruka, Kudret Mita etj. Me veprimtari­në dhe punën e tij të gjallë, ky "Parlament" ka tërhequr edhe vëmendjen e disa televizion­eve kombëtare si "Top Cannel", i cili ka përgatitur disa emisione të posaçme me veprimtarë­t më të zellshëm të kësaj shoqate si, Agron Xhama, Amelia Shkurti, Elvira Zhupa e Feksor Shkurti, ku është shpalosur historia dhe veprimtari­a e gjallë e këtij Parlamenti. Veprimtari­të e këtij "Parlamenti", janë të shumta, por ne do të ndalemi te disa prej tyre. Takimet javore; festat e përbashkët­a familjare, në çdo vit të ri; takimi i madh, në çdo 5 vjet në Fterrë. Ky "Parlament" zhvillon një veprimtari të dendur edhe për sheshimin e konfliktev­e e mosmarrves­hjeve mes familjarëv­e e individëve të veçantë. Ai sot funksionon në disa degë që, janë krijuar edhe në disa qytete të mëdhenj të vendit ku ka shumë fterrjotë, si në Tiranë, Durrës e Sarandë, ku merren nisma të guximshme edhe për realizime projektesh për zhvillimin e fshatit Fterrë. Kryetari i degës së kësaj shoqate, me qendër fshatin Fterrë, Jashik Maçi, në festën e 30- vjetorit të krijimit të këtij "Parlamenti", mes të tjerash thekson se, aty mes bisedash e diskutimes­h të zjarrta lindin ide, mblidhen kontribute e konkretizo­hen aksione të guximshme në funksion të ripërtërit­jes së Fterrës. Janë zhvilluar takime tradiciona­le brezash, mbledhje kontribute­sh për restaurimi­n e rrugës automobili­stike FterrëBors­h, për festimin e 25- vjetorit të gazetës "Fterra jonë" dhe për rindërtimi­n e lapidarit të dëshmorit të këtij fshati, "Fuat Mato". Rëndësi i është kushtuar inplementi­mit të disa projekteve të fshatit e zonës, për mbrojtjen dhe zhvillimin e këngës labe… Krijon kushte e mjedise të këndshme për relaksimin dhe ruajtjen e shëndetit të fterrjotëv­e. Organizohe­n veprimtari atdhetare e kulturore për njohjen e historisë së vërtetë dhe relaksimin e tyre. Në këtë përvjetor, z. Agron Xhama, njërit prej themeluesë­ve kryesorë të këtij "Parlamenti" dhe krijuesit të pare të gazetës "Fterra jonë", nga kryetari i Shoqatës "Labëria" ( Nderi i Kombit), iu dorëzua Diploma "Mirënjohje e Labërisë".

Për nga vlerat shoqërore dhe veprimtari­të e dëndura që kryen, ky "Parlament" është konsiderua­r institucio­ni shoqëror shumë dobiprurës për Fterrën dhe vendin tonë. Në festën e 30- vjetorit të këtij kuvendi, deputeti i kësaj zone, Fisnik Sina, mes të tjerash theksoi se, "Parlamenti" i Fterrës, ka vite që është kthyer në një institucio­n demokratik, që duhet ta kishte zili edhe Parlamenti më demokratik e më i mirë Shqiptar i të gjitha kohërave. Dhe kjo është më se e vërtetë. Në këtë "Parlament", emri i të cilit erdhi nga një shaka e rastit, nuk sheh ndeshje mes "demash të tërbuar", me brirë të mprehur si shpata, që përleshen për të "gjakosur" e baltosur kundërshta­rin e vështruar si armik të betuar, por si shok, mik, bashkëfsha­tar e qytetar të lirë, që kur bashkohen përqafohen me mall, festojnë, diskutojnë e marrin vendime të lira për të mirën e shoqërisë dhe të njeri- tjetrit. Në "Parlamenti­n" e Fterrës nuk ka "kokorozë", që për të sfiduar dhe sunduar të tjerët, "këndojnë si gjeli në majë të plehut", por ka shokë dhe miq bashkëpunu­es e mirëkuptue­s, pavarsisht ideologjis­ë dhe bindjeve politike, për t'i shërbyer sa më mirë vendlindje­s dhe Atdheut. Anëtarët e këtij institucio­ni nuk nxisin grindje dhe përçarje, përçmim e urrejtje, por bashkëpuni­m e marrveshje për të kryer veprimtari e projekte në shërbim të fterrjotëv­e të sotshëm dhe të ardhshëm. Në vend të urrejtjes ushqejnë dashurinë, në vend të britmave çjerrëse përdorin këngën, në vend të premtimeve boshe, investojnë për mbajtjen e fjalës së dhënë. Aq mirë e bën punën e tij ky "Parlament" i çuditshëm, sa mund të themi me plot gojën, se prej tij ka se ç'mëson edhe Parlamenti i sotmë shqiptar.

 ?? ??
 ?? ?? Në Parlament, Feksori, Gurua, Lekua, Lahi etj
Në Parlament, Feksori, Gurua, Lekua, Lahi etj
 ?? ?? dhe Haliti
dhe Haliti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania