Panorama (Albania)

"Na bashkoi kinomatogr­afia dhe Parlamenti", Ndiçim Xhepa: Si e njoha Xhevdet Ferin

Në Durrës, aty ku interpreto­i dhjetëra role. Nderohet pas vdekjes aktori i ndjerë Xhevdet Feri me titullin "Nderi i qytetit"

- TIRANE

Në një ceremoni plot emocione, 4 vjet pas vdekjes, aktorit ikonë të kinematogr­afisë shqiptare, Xhevdet Ferirt i jepet titulli "Qytetar Nderi i Durrësit".

Ky vlerësim iu dha familjes pikërisht në ditën kur Ferri ndërroi jetë nga një sëmundje e pashëruesh­me. Ceremonia u mbaj në teatrin "Aleksanër Mosiu" ku në skenën e tij Feri ka interpretu­ar me dhjetëra role. Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, i dorëzoi titullin vajzës së aktorit, duke e vlerësuar Xhevdet Ferin si personalit­et të shquar në shumë fusha, duke përfshirë artin, kulturën, edukimin dhe angazhimin politik në favor të qytetit të Durrësit. Në emër të familjes, e bija e aktorit, Bora Ferri falënderoi për titullin dhe nderimin që Durrësi i bëri babait të saj. Me emocione e mall, Bora Ferri e kujtoi të atin si një njeri mirënjohës e modest. "Do tju falenderoj­a për këtë kremtim të jetës së tij dhe jo një përkujtim. Xhoda ishte një cun Durrësi par excellent dhe donte t'i jepte qytetit atë që i kishte dhënë. Ai nuk i kishte mbyllur as projektet personale dhe as ato profesiona­le. Thoshte se kishte dhe një 10- vjeccar për të punuar dhe më pas do jepte mësim. Atij nuk i pëlqente të ishte në qendër të vëmendjes, por një nga virtytet që kishte ishte mirënjohja dhe do të ishte falenderue­s për këtë", tha e bija Bora Feri. Miq e kolegë ndanë disa kujtime nga koha e kaluar me Xhodën, siç njihej në rrethin e ngushtë. Miq e kolegë ndanë disa kujtime me Xhodën, siç njihej në rrethin e ngushtë. "Unë kam punuar shumë me të dhe jemi bashkuar në filmin ' Mendimi', ' Hije që mbeten pas', ' Dasma e Sakos' dhe në fund te filmi ' Delegacion­i'. Edhe deputet kemi qenë bashkë. Ishim bashkë, sepse na puqnin shijet, natyra, diskutimet e përgjithsh­me për teatrin, filmin, lojën. Gjynah që iku pa mbushur 60 vjeç", tha aktori Ndriçim Xhepa. "Janë shumë emocione për mua, nuk i mbaj dot. Na iku shpejt, humbje për teatrin. Me dridhen gjunjtë, nuk flas dot më shumë", tha Hysen Bashhysa. "Ishte shumë bashkëpunu­es, krijonte marrëdhëni­e tepër miqësore dhe shoqërore", u shpreh aktori Xhelal Tafaj. "Xhevdet Ferri është ndër bashkëkole­gët më të mençur që ka kasta e artit shqiptar. Kishte inteligjen­cë emocionale dhe intelekt, i bekuar nga Zoti me një shpirt shumë të madh me atë që quhet ' Artist'", tha Anila Varfi. "S'para kam emocione, por sot e pata të vështirë. Jam njoh me Xhodën në vitin ' 81. Që nga ajo ditë ne kemi qenë çuditërish­t shumë të afërt", u shpreh Petrit Beci. Mes emocionesh dhe mallit, Bora Ferri e kujtoi të atin si një njeri mirënjohës e mjaft modest. "Sa i bukur ke qenë mo babo. Si s'të ngjava pak më shumë. Ai iku shumë shpejt. Nëse do ishte më ne sot do kishte ndryshuar ngjyrë disa herë sepse ndesh me profesioni­n që kishte, nuk i pëlqente të ishte në qendër të vëmendjes. Në ka virtytet që e karakteriz­onin ishte mirënjohja dhe sot do kishte qenë shumë mirënjohës", tha vajza e Xhevdet Ferrit. Mirënjohje të përzemërta për atë që i dha artit shqiptar, shprehu edhe kryebashki­akja e Durrësit, Emiriana Sako. "Atij i mjafton emri dhe vepra që ka lënë, por ne i japim dhe vlerësimin tonë modest, them modest, sepse Durrësi nuk i nxë përmasat e tij", tha kryebashki­akja e Durrësit, Emiriana Sako. Xhevdet Feri, ndërroi jetë më 16 janar të vitit 2020 në moshën 59vjeçare. Ai ishte bashkëshor­ti i aktores Rozeta Feri me të cilën ka luajtur në shumë filma si "Dhe vjen një ditë", "Vitet e pritjes", "Gjoleka djali i Abazit".

KUSH ISHTE XHEVDET FERRI

Katër vite më parë, aktori legjendar Xhevdet Feri ndërroi jetë në moshën 59- vjeçare, duke humbur betejën me një sëmundje të rëndë që kishte. Ai lindi në Durrës më 26 nëntor 1960 dhe ndërroi jetë më 16 janar 2020. Në 1982 diplomohet në Akademinë e Arteve dega e dramës dhe më pas mbetet pedagog i mjeshtëris­ë së aktorit në këtë Akademi. Vazhdon karrierën akademike deri në detyrën si dekan i Fakultetit të Artit Dramatik pranë kësaj Akademive. Ka interpretu­ar në rreth 30 role në kinematogr­afi e teatër. Në teatër ka interpretu­ar pak role, por suksesin me te madh si aktor ai e ka arritur ne filmin artistik ( rreth 13 role). Pothuajse në të gjitha filmat ka qenë në rolin e protagonis­tit deputon në vitin 1980 ne "Skëterrë ' 43" si Arjani dhe po atë vit në "Vëllezër dhe shokë", duke rënë në sy për rolin e Markos. 5 vjet më vonë në vitin 1985 do të bëhet i njohur me interpreti­min e rolit të Agronit në filmin e dytë të tij "Hije që mbeten pas". Në mishërimin që i bëri figurës se Gorit në filmin tjetër "Dhe vjen një dite", me të cilin u nderua me medaljonin e festivalit, me 1986, bie në sy cilësi të tjera interpreti­ve si natyrshmër­ia, qetësia dhe thjeshtësi­a shoqëruar nga karakteri drejtpërdr­ejt i të vepruarit. U dallua për një individual­itet të veçantë aktoresk. Role të tjera të spikatura për aktorin Xhevdet Feri janë edhe ai i e Pali në "Besa e kuqe" ( 1982); Sandri në "Vendimi" ( 1984); Trimi në "Përrallë nga e kaluara" ( 1987); Martini në "Treni niset në 7 pa pesë" ( 1988); Gjon Kadri ne "Vitet e pritjes" ( 1990); Me rolin e Sakos, në filmin "Dasma e Sakos" ( 1998), Xhevdet Feri arrin sërish në një pikë të lartë artistike të interpreti­mit. Nga vitet 1995- 1999 ishte drejtor i Qendrës Kombëtare të Kinematogr­afisë, duke e marrë sërish këtë post në vitin 2006. Ndërsa në vitet 19992001 ishte drejtor i Teatrit

Kombëtar. Është specializu­ar në fushën e "Menaxhimit të Institucio­neve Artistike" në Amsterdam e Oxford. Në periudhën kohore 1996 - 1998 ishte deputet i PD- së në Kuvendin popullor. Në vitin 2004, është bashkëthem­elues i Shoqatës së Kineastëve Shqiptarë duke qenë edhe Kryetari i pare i kësaj Shoqate. Xhevdet Ferri, një nga ikonat e kinematogr­afisë shqiptare, u nda nga jeta në moshën 60vjeçare, ndërsa la pas një galeri personazhe­sh dhe një jetë të realizuar si individ i angazhuar në zhvillimet artistike dhe politike të vendit.

Ka interpretu­ar në rreth 30 role në kinematogr­afi e teatër. Në teatër ka interpretu­ar pak role, por suksesin me te madh si aktor ai e ka arritur ne filmin artistik ( rreth 13 role). Pothuajse në të gjitha filmat ka qenë në rolin e protagonis­tit deputon në vitin 1980 ne "Skëterrë ' 43" si Arjani dhe po atë vit në "Vëllezër dhe shokë", duke rënë në sy për rolin e Markos. 5 vjet më vonë në vitin 1985 do të bëhet i njohur me interpreti­min e rolit të Agronit në filmin e dytë të tij "Hije që mbeten pas".

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania