Panorama (Albania)

Pse hoqi dorë Drini Zeqo nga "Big Brother"?

-

Gazetari i njohur Drini Zeqo është larguar nga shtëpia e "Big Brother VIP". Mësohet se shkak bëhet një urgjencë familjare. Lajmi është dhënë nga vëllai i madh, përmes një njoftimi, të cilin e lexoi aktori Julian Deda. "Për shkak të një urgjence familjare, Drinit i është dashur që të lërë shtëpinë e BBV- së. Ai është shumë mirënjohës për kohën që ka kaluar më të gjithë ju dhe ju uron sukses në rrugëtimin tuaj në vazhdim", shkruhej në letrën që aktori lexoi. Banorët reaguan menjëherë, ndërsa aktori Deda konfirmoi se nuk po gënjente dhe se Drinit iu desh që të largohej me urgjencë, duke lënë kështu garën për çmimin e madh. Largimi i gazetarit Drini Zeqo i ka habitur të gjithë brenda shtëpisë së "Big Brother VIP", për shkak të një emergjence familjare, i ka tronditur të gjithë banorët. Gazetarja Ilnisa Agolli ka shpërthyer në lot, pasi Juli lexoi zarfin nga vëllai i madh. Ndërsa moderatorj­a Roza Lati, tha se Drni Zeqo është shembulli i xhentilesë­s për brezat e ardhshëm. Gazetari i njohur Drini Zeqo ka reaguar për herë të parë pas daljes nga shtëpia e "Big Brother VIP". Ai ka bërë një postimn në "Instastory", ku ka treguar se ai dhe familjarët e tij janë në një gjendje të mirë shëndetëso­re. Kaq ka mjaftuar që në rrjet të aludohet se në fakt Drini ka vendosur vetë që të tërhiqet nga gara, duke hequr dorë kështu nga çmimi i madh dhe se nuk ka pasur asnjë urgjencë familjare. Megjithatë, derisa vetë gazetari të zbulojë më shumë rreth arsyeve që e çuan në marrjen e këtij vendimi, gjithçka do të mbetet në kuadrin e thashethem­eve. Drini Zeqo ishte banori i parë që hyri në shtëpinë e madhe të "Big Brother Vip 3". "Dua të ngjis te publiku dhe pse jo të fitoj. Të dy ndajmë një emocion televiziv, sepse të dy jemi persona ekrani, ajo që doja të nënvizoja është se unë kam, dyfish emocione, sepse rikthehem sërish në ' Top Channel'", tha Drini ditën që hyri në BBVIP.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania