Panorama (Albania)

Nga vajza që mban të fshehur te deklaratat e dashurisë, Meri Shehu habit publikun

-

Astrologia

e njohur, Meri Shehu, e cila është një prej banorëve të "Big Brother VIP 3", i ka habitur të gjithë me një deklaratë që ka bërë mëngjesin e djeshëm. Teksa përgatisni­n mëngjesin, Meri ka thënë "unë kam rënë në dashuri me Bardhin, mbaroj", referuar këngëtarit të njohur nga Maqedonia, i cili po ashtu është një prej banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Deklarata e Merit shkaktoi të qeshura te banorët, të cilët e kaluan me sportivite­t situatën. Kujtojmë se Bardhi iu bashkua shtëpisë së "Big Brother VIP" 3, mbrëmjen e së martës, së bashku më 5 banorët të tjerë, ish- futbollist­in Klodian Duro, balerinin Albi Nako, këngëtaren Arta Kabashi, Fation Kuqarin dhe Dea Vierin. Kujtojmë se Meri është ndër personazhe­t më të komentuara të këtij "Big Brother"- i. Që në orët e para të qëndrimit në shtëpinë e "Big Brother", astrologia u përplas me Riken. Duke qenë se Rike Roci qëndroi disa orë mbi vinç, në temperatur­a të ulëta, për t'u bërë pjesë e "Big Brother VIP 3", "Vëllai i Madh" e shpërbleu duke i thënë të drejtën të shpërndajë biletat e fatit. Mirëpo, bileta ishin 16, ndërsa banorë janë 18. Kështu, Rikja vendosi të lërë pa bileta Meri Shehun dhe Ilnisa Agollin. Meri menjëherë shprehu pakënaqësi nga zgjedhja e Rikes dhe nisi debatin. "Unë jam më VIP se ty, jo vetëm se ndihem. Po më VIP se ty jam. Po vazhdoj, se kujton se na trembe ti! Ti po tregon që po kërkon hakmarrje. Qenke fare", ishin disa nga fjalët që ajo tha. Megjithatë, përplasja mes dy grave ka vijaur edhe përgjatë spektaklit. Duket se përmendja e moshës nga ana e Rikes, ka bërë që Meri të reagojë keq dhe ta viojë përplasjen me tone të larta. "Pse duhet të penalizohe­m unë për një gjë që ka ndodhur në ashensor jashtë? Gjërat që kanë ndodhur jashtë duhet të ngelin atje. Këto i ka kapur kriza e VIPave. Si më krahason ti mua me moshën e mamasë tënde. Ti je 40- vjeçe, pse moj Rike 70vjeçe jam unë?", u shpreh e tensionuar Meri. "Vetëm kulturë që nuk ke ti Meri. Ti ku ta gjesh të jesh si mamaja ime", i kthehet Rike. Deri tani statistika­t thonë se Meri Shehu është banorja më e komentuar e "Big Brother VIP". Në këto ditë ajo është bërë faktor me debate, batuta e momente gazmore. Por, po ashtu Meri ka zbuluar një sekret të jetës së saj, i cili ka habitur të gjithë banorët. Gjatë një diskutimi ajo ka treguar se ka një vajzë për të cilën nuk do të flas akoma dhe është diçka shumë private e saj.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania