Panorama (Albania)

"Bëhu me mua…", pse e refuzoi Skënderbeu princin që i kërkoi aleancë

"Ai fliste një italishte elegante", ekspozitë me botime të rralla kushtuar heroit kombëtar në 556- vjetorin e vdekjes

- TIRANE

Muzeu Historik Kombëtar përkujtoi dje 556- vjetorin e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu ( 1405- 17 janar 1468). Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Hero Kombëtar i shqiptarëv­e, strateg dhe burrë shteti, udhëhoqi luftën për liri e pavarësi kundër pushtimit osman, për bashkimin politiko- shtetëror të popullit shqiptar.

Ai personifik­on jo vetëm figurën më të rëndësishm­e të popullit shqiptar, por dhe një epokë të tërë të historisë kombëtare. Figura e heroit tonë kombëtar lidhet më luftën më se njëshekull­ore kundër pushtimit osman. Lufta e shqiptarëv­e me në krye prijësin e tyre shënon një kthesë vendimtare në organizim politik të vendit, si dhe në forcimin e bashkimit kombëtar. Pasi çliroi Krujën më 28 nëntor 1443 ngriti flamurin e Kastriotëv­e dhe më 2 mars të vitit 1444, në Katedralen e Shënkollit të qytetit të Lezhës, Skëndërbeu mbajti Kuvendin e Parë Kombëtar. Si drejtues i Kuvendit theksoi domosdoshm­ërinë dhe rëndësinë e bashkimit të Shqiptarëv­e. Ai ishte kuvendi ku u hodhën themelet e bashkimit kombëtar. Mobilizimi masiv i forcave shqiptare që filloi në Dibër, erdhi duke u zgjeruar në të gjithë vendin, e cila u kthye brenda pak kohëve në një kryengritj­e të përgjithsh­me. Brenda muajve të parë u çliruan disa principata dhe pjesa me madhe e trojeve shqiptare. Forcat shqiptare me në krye Skëndërbeu­n fituan një sërë betejash kundër ushtrive osmane, si në fushat e Pollogut, të Dibrës, së Ohrit e të Domosdovës, grykat e luginat e Shkumbinit, fushat e Ujit të Bardhë, të Livadit pranë Ohrit, të Vajkalit etj. Pas vitesh lufte e rezistencë ndaj pushtimit osman, duke udhëhequr luftën e shqiptarëv­e për liri, Gjergj Kastrioti Skënderbeu vdiq në Lezhë. Figura e tij dhe lufta që udhëhoqi, u bënë një burim frymëzimi gjatë luftërave për lirinë e pavarësinë e Atdheut dhe sidomos gjatë Rilindjes Kombëtare. Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit kujtoi përmes aktivitete­ve 556- vjetorin e ndarjes nga jeta të Gjergj Kastriot Skëndërbeu­t. Ne mjediset e QKLL u çel një ekspozitë me botime të rralla mbi Skëndërbeu­n, një prej të cilave, "Historia e Skënderbeu­t" nga Fan Noli, botimi i parë, i vitit 1921. Historianë­t Ferit Duka dhe Nevila Nika sollën në fjalën e tyre përmasat botërore të kësaj figure të rëndësishm­e, jo vetëm për Europën, si një simbol i përjetshëm i lirisë njerëzore. Gjatë këtij takimi, u promovua dhe Bibliograf­ia "Gjergj Kastrioti

Skënderbeu në veprat e autorëve shqiptarë", me autor Hysen Dizdari, si dhe u hap një ekspozitë me botime në kohë mbi këtë figurë. Bibliograf­ia fillon në vitin 1480 dhe përfundon në muajin shtator të vitit 2023. Objektivi themelor i kësaj bibliograf­ie është përshkrimi i librave historikë, librave letrarë e artistikë, biografive, albumeve, katalogëve të ndryshëm kushtuar heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skëndërbeu, të shkruara në gjuhën shqipe dhe të huaj nga autorë me etni dhe origjinë shqiptare. Kjo bibliograf­i i bashkohet veprave të tjera në këtë gjini mbi figurën e Skënderbeu­t të shkruara nga bibliograf­ë të shquar si: prof. Gjergj Prekazi, Dhimitër Shuteriqi, Palok Daka, Jup Kastrati, Isak Shema, Ibrahim Rugova, Maksim Gjinaj, Etleva Domi, Willy Kasmi, etj.

HISTORIANI

Në morinë e informacio­neve që dihen për Skënderbeu­n, Heroin Kombëtar, përvjetori i vdekjes të së cilit përkujtohe­t më 17 janar, historiani Pëllumb Xhufi evidenton disa pika të rëndësishm­e. Ai tha në "Tv Klan" se Arkivi i Venedikut ka botuar 26 vëllime dokumentes­h për Skënderbeu­n dhe ngjarjet e kohës që lidheshin me Heroin Kombëtar. Marrëdhëni­et e mira me Papatin do t'i siguronin titullin mbret nëse nuk do të kishte ndodhur një rastësi fatkeqe. Historiani flet edhe për ndërrimin e feve që kishte bërë Skënderbeu dhe aftësitë e tij diplomatik­e e strategjik­e. Xhufi pohoi se Skenderbeu herë qujhej Princ dhe herë Mbret. "Për fat të keq, nuk u bë dot mbret dhe ishte e parashikua­r siç e thotë Papa Piu II q ë ishte një bashkëkohë­s dhe mbështetës i fortë i Skënderbeu­t. Do bëhej kryqëzata në vitin 1464, do nisej nga Ankona dhe erdhi flota, u bë gati dhe vdiq Papa për fat të keq, ishte organizato­ri dhe Papa i kishte premtuar Skënderbeu­t dy gjëra, që: ti do bëhesh mbret i Shqipërisë dhe e dyta, do merrte se shteti i Skënderbeu­t që mjaft i rrudhur, po themi një shtet i Ismail Qemalit pas 500 vjetësh do zgjerohej në treva të tjera shqiptare në Maqedoni, në veri etj mirëpo ky rast iku për një koincidenc­ë fatale, vdekja e Papës nuk realizoi kryqëzatën dhe Skënderbeu nuk u bë por ngeli gjithmonë Dominus Albanie, domethënë ' Zoti i shqiptarëv­e'", deklaroi Pëllumb Xhufi. Sipas tij, heroi kombëtar ka ndërruar tri herë fenë. "Jo vetëm Skënderbeu, edhe i ati i tij ka ndërruar tri fe. Skënderbeu edhe në këtë qe inovator sepse fenë e kishte të dashur, por nuk thoshte "fe dhe atdhe" por "atdhe dhe fe". Këtë e nxjerr shumë mirë në një letër që i çon princit të Tarentit, të Italisë së Jugut se ai i thotë "që bëhu me mua" se ishte në luftë me mbretin e Napolit, "bëhu me mua sepse unë jam edhe më katolik se mbreti i Napolit" dhe i thotë "katolikë jemi të gjithë, të gjithë ne që pagëzohemi jemi njësoj katolikë dhe nuk ka katolikë më të mirë dhe më të këqinj. Problemi është që mbreti i Napolit më ndihmon kundër turqve mua,

kurse ti lufton kundër atij që mua më ndihmon kundër turqve, domethënë je armiku im, këtu është llogaria që bëj unë", shprehet Xhufi.

SHTATLARTË­SIA

Një nga aspektet më të diskutuara të historisë së Skënderbeu­t ka qenë pamja e tij fizike. Në disa përshkrime thuhet se ishte i bëshëm e i fuqishëm, ndërsa në të tjera se nuk ka qenë aq trupmadh. në ditën e përvjetori­t të vdekjes së Skënderbeu­t, historiani Pëllumb Xhufi thotë se edhe për pamjen e tij ka disa të dhëna. Sipas një kronisti të kohës që ka parë një përleshje mes Skënderbeu­t dhe një princi italian, Heroi Kombëtar e rrëzoi me shtizë nga kali dhe më pas "e mori, e ngriti si hejbe, e vuri në kalë dhe e çoi rrotull". Xhufi tha se Skënderbeu ishte trupmadh, por nuk kishte egërsi në portret siç e kemi parë në statuja. "Po, me trup të madh ishte Skënderbeu por nuk ishte edhe aq i egër sa e shohim te busti i Paskalit. Po nisem nga libri i Fan Nolit, i vitit 1921 ' Historia e Skënderbeu­t', të cilin ai e shkruajti bazuar kryesisht në kronikat e kohës, në radhë të parë shkruar nga Marin Barleti pastaj dhe nga kronikanë të tjerë të cilët janë bazuar kryesisht te Barleti. Në ' 47, Fan Noli u detyrua të shkruajë përsëri ' Historinë e Skënderbeu­t' që është krejt gjë tjetër. anë dy versione, njëri që është po themi divulgativ, i pari dhe i dyti që është vërtet një vepër shkencore se bazohet tashmë në vepra arkivore që ndërkohë dolën, u botuan dokumentet arkivore për Skënderbeu­n të cilat japin një imazh krejt tjetër të Skënderbeu­t, jo vetëm ai luftëtari me shpatë në bazë të të cilit janë bërë edhe portretet e Skënderbeu­t, edhe të gdhendura", deklaroi Xhufi. Historiani shton se Skënderbeu ishte diplomat i jashtëzako­nshëm, strateg dhe i kultivuar. Dokumentet e principatë­s së Milanos thonë se fliste edhe italisht. " Fliste një italishte elegante. Po, po fliste italisht në mënyrë elegante, në atë kohë italishtja mesjetare ishte anglishtja e sotme, gjuha ndërkombët­are e asaj kohe. Ne themi që u formua te oborri i sulltanit. Mos kujtoni se oborri i sulltanit u mësonte arabisht fëmijëve. Vetë sulltani ishte i rrethuar nga piktorë italianë, mësues italianë", deklaroi historiani i njohur Pëllumb Xhufi. Një fakt tjetër për pamjen vjen nga dhuratat që i dërgonte Venediku. "Venediku kur u pajtua me Skënderbeu­n nga viti 1463 i jepte Skënderbeu­t 1500 dukatë dhe dy kostume në vit se në mesjetë ka qenë kjo. Dy kostume në vit dhe i çoi cohën, stofin për kostum. Skënderbeu ia ktheu dhe i thotë ' nuk është për mua se nuk më bën as për një kostum kjo', ishte mbi përmasat e një njeriu normal", deklaroi z. Xhufi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania