Panorama (Albania)

Matura 2024, nisin aplikimet për formularët, afatet

Nga 22 janari deri në 7 shkurt, kalendari me datat për drejtoritë arsimore

- TIRANE

Teksa afrohet gjysma e vitit shkollor, nisin edhe ethet e Maturës Shtetërore.

Krahas orëve përgatitor­e për provimet, maturantët duhet të kryejnë brenda afatit plotësimin e formularëv­e A1\ A1Z, ku përcaktojn­ë gjuhën e huaj që do të japin provim, lëndën me zgjedhje dhe nëse kanë ndërmend të vijojnë studimet në vend apo në një prej universite­teve jashtë. Të dhëna këto që ndihmojnë në nxjerrjen e diplomës së maturës dhe përgatisin terrenin për Formularin A2, ku zgjidhen degët preferenci­ale. Afati nis vetëm pas disa ditësh, më konkretish­t në 22 janar dhe zgjat deri në gjysmë të muajit shkurt në të dy portalet e aplikimeve, si nga maturantët e rinj dhe ata të viteve të kaluara. "Maturanti/ kandidati bën aplikimin online fillimisht në portalin qeveritar ' e- Albania' në periudhën 22 janar - 13 shkurt 2024 dhe më pas në portalin ' e- Matura' në periudhën 23 janar - 14 shkurt 2024, sipas kalendarit të publikuar nga QSHA", citon Drejtoria e Përgjithsh­me e Arsimit Parauniver­sitar. Gazeta sjell përbri kalendarin me datat e aplikimit për secilën drejtori arsimore.

PROCEDURA E APLIKIMIT

Brenda pak ditëve do të bëhet publik edhe formulari A1\ A1Z përmes të cilëve maturantët do të plotësojnë vendet bosh me gjeneralit­etet ose të dhënat personale, të dhënat shkollore dhe të dhënat lëndore. Formularin A1 e plotësojnë maturantët e këtij viti shkollor. Formularin A1Z e plotësojnë të gjithë kandidatët që duan të aplikojnë në Maturën Shtetërore.

Për të bërë aplikimin nevojitet së pari një llogari në e- albania, përmes të cilit merret shërbimi i "maturës shtetërore". Maturanti/ kandidati logohet

tek "e- Albania" zgjedh shërbimin elektronik "Matura Shtetërore" dhe më pas zgjedh llojin e formularit të aplikimit ( maturantët duhet të zgjedhin A1, ndërsa kandidatët A1Z). Pasi përfundon me sukses aplikimin në portalin http:/ / ëëë. e- albania. al, maturanti/ kandidati paraqitet pranë shkollës për të përfunduar dhe konfirmuar aplikimin. Për maturantët/ kandidatët të cilët nuk janë të pajisur me mjet identifiki­mi të Republikës së Shqipërisë bëhet i mundur aplikimi në Maturën Shtetërore duke e plotësuar formularin A1/ A1Z në shkollën përkatëse nëpërmjet portalit "matura. akp. gov. al". Aplikimi konsideroh­et i përfunduar dhe i konfirmuar vetëm në momentin kur formulari printohet nga portali i maturës. Pas plotësimit të formularit bëhet korrigjimi i pasaktësiv­e, sipas një formulari të dërguar në shkollë nga QSHA- ja për këtë qëllim.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania