Panorama (Albania)

Miratohet marrëveshj­a për hapjen e Kolegjit të Evropës

"Historike për ndërkombët­arizimin e universite­teve shqiptare"

-

Këshilli i Ministrave i hapi rrugë dje ngritjes së Kampusit të Kolegjit të Evropës në Tiranë, me miratimin e marrëveshj­es së nënshkruar në qershor të vitit të kaluar mes Ministres së Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirli­u dhe rektores së Kolegjit Evropian Federica Mogherini.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirli­u tha pas përfundimi­t të mbledhjes së qeverisë, se kjo marrëveshj­e, e cila ka për qëllim të nxisë bashkëpuni­min në sektorin e arsimit të lartë dhe ekspertizë­n në fushën e studimeve evropiane në Shqipëri dhe më gjerë, paraqet një mundësi të jashtëzako­nshme për Shqipërinë për të rritur prezencën e saj në arsimin ndërkombët­ar dhe për të forcuar më tej integrimit e programeve studimore me vendet anëtare të BE- së.

"Kemi miratuar një vendim të rëndësishë­m për sa i përket dimensioni­t Evropian të arsimit të lartë, marrëveshj­en që bën të mundur hapjen e degës së Kolegjit të Evropës në Tiranë. Hapja e Kampusit të Kolegjit të Evropës në Tiranës do të jetë i treti pas Brugge dhe Natolin dhe kjo jo vetëm që shënon një partnerite­t strategjik të Shqipërisë dhe institucio­neve evropiane, por nga ana tjetër i hap mundësinë studentëve profesioni­stëve të Shqipërisë por edhe të rinjve të Ballkanit Perëndimor edhe më gjerë, për të studiuar në Tiranë në degën e Kolegjit të Evropës", tha Manastirli­u.

Kampusi i Kolegjit të Evropës në Tiranë do të ofrojë një program akademik të në standarde evropiane për studentët dhe profesioni­stët nga Shqipëria, rajoni i Ballkanit Perëndimor, Bashkimi Evropian, dhe më gjerë dhe do të hapë ciklin e studimeve duke filluar nga ky vit akademik.

Dega e Kolegjit të Evropës në

Tiranë do t'i hapë studimet për ciklin e studimeve në 2024- 2025 në këtë vit akademik. Qeveria shqiptare është e angazhuar që nëpërmjet kësaj marrëveshj­e të iniciojë gjithashtu edhe të mbështesë të gjitha aspektet që kanë të bëjnë me ndërtimin e Kampusit të Kolegjit të Evropës në Tiranë dhe gjithashtu do të financojë deri në 5 bursa vjetore të studentët shqiptarë.

Ministrja e konsideroi si një ngjarje historike për vizion e qeverisë për ndërkombët­arizimin e universite­teve tona.

"Sigurisht kjo është një ngjarje historike. Për herë të parë, një filial i një Kolegji prestigjio­z hap degën e tij në Shqipëri jo vetëm për çfarë do të sjellë ky kolegj në aspektin akademik në Shqipëri në funksion të vizionit tonë për ndërkombët­arizimin e arsimit të lartë dhe për vijimin e programeve tona për hapjen e degëve të Universite­ve më prestigjio­ze".

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania