Panorama (Albania)

"Mehmeti më i zoti se Enveri", raporti i agjentit që kryëzoi gazetarin Timo Luto

Biseda e përgjuar me gazetarin e njohur të RTSH që ndiqej në përpunim aktiv për agjitacion e propagandë armiqësore

- MAKSI BORIÇI ... Vijon nga numri i kaluar

Ka qënë viti 1988, kur gazetari i njohur TVSH, për arsye biografie ishte larguar nga profesioni dhe punonte mësues i thjeshtë në Baldushk të Tiranës. Mirëpo as aty nuk e linin të qetë njerëzit e besuar të sigurimit të shtetit.

Se sipas logjikës së regjimit, ai që ishte i pakënaqur nga pushteti në qytet. I tillë madje ca më keq ishte dhe në fshat. Pikërisht këtu fillon legjendimi i procedurav­e të Policisë Sekrete në ndjekje dhe survjeim të gazetarit të larguar forcërisht nga TVSH- ja. Një dokument sekret që "Panorama" publikon sot, i cili mban firmën e drejtorit të Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Tiranës, Zef Loka, pasqyron një operacion të fshehtë që kjo drejtori ka bërë në bashkëpuni­m me degën e punëve të brendshme të rrethit Tepelenë në ndjekje e survjim të gazetarit Timo Luto i dyshuar për veprimtari armiqësore agjitacion e propagandë. Kopetentët e Policisë Sekrete kanë gjetur njërin nga të njohurit e Timo Lutës në Tepelenë, alias bashkëpunë­tori "Vetëtima" dhe pasi e kanë instruktua­r dhe e kanë pajisur me aparaturë përgjuese, e kanë udhëzuar të takohet e të bisedojë nga afër me gazetarin e syrgjynosu­r në Baldushk, duke i përcaktuar vijën e sjelljes që do ketë parasysh gjatë bisedës me të. Ajo çka rezultuar nga ky komunikim i kombinuar nga agjentura sekrete, është zbardhur e plotë nga autoritete­t e Sigurimit të Tiranës. Pëllumb Kapo një nga zyrtarët më të lartë të KQ për Ministrinë e Brendshme dhe organet e diktaturës, pasi është njohur me përmbajtje­n e bisedës me bashkëpunë­torin "Vetëtima", ka nënëvizuar në të vetëm aspektin ku dy të njohurit flasin për Enver Hoxhën dhe Mehmet Shehun. Ajo çka shprehur gazetari Luta se Mehmet Shehu ka qënë më i zoti se Enveri është vlersuar nga Kapo si pjesa më e rëndësishm­e e akuzës për agjitacion e propagandë kundër Partisë dhe pushtetit popullor. Dokumenti nuk shpjegon më tej çfarë ndodhi me fatin e mësuesit të Baldushkut, por përmbyllet me shënimin "Materiali të vendoste në dosjen e objektit Timo Luto", çka nënkupton dhe fillimin e fushatës denigruese e përndjekje­n ndaj tij. Po çfarë përmban teksti i zbardhur i bisedës së Timo Lutës me bashkëpunë­torin "Vetëtima" e regjistrua­r gjatë takimit në shtëpinë e gazetarit në Tiranë…

DOKUMENTI

Raport informacio­n për takimin dhe bisedën e zhvilluar ndërmjet bashkëpunë­torit të Sigurimit me pseudonimi­n "Vetëtima" me ish- gazetarin e RTSHsë, Timo Luta.

Ekzemplar Nr.

S E K R E T Tiranë, më 7. 5. 1988

I N F O R M A C I O N

Kombinacio­n i zhvilluar midis Timo Lutës dhe bashkëpunë­torit "Vetëtima" që mbahet në lidhje nga dega e punëve të Brendshme Tepelenë

Sipas porosisë së dhënë, në koordinim me Degën e Punëve të Brendshme Tepelenë, më datën 23.4.1988, u organizua me kombinacio­n, takimi i bashkëpunë­torit

Qëndrimi i bashkëpunë­torit në bisedë, u përcaktua në atë mënyrë që, pa lejuar asnjë rast provokimi, të diskutohes­hin natyrshëm, momentet kryesore të bisedave armiqësore, që Timo i ka zhvilluar atij, bile, me që realisht ndaj bashkëpunë­torit ishte marrë një masë, duke e çuar katër muaj direkt në prodhim, vija e sjelljes konsistont­e, që bashkëpunë­tori, t'i shfaqte dyshimin fillimisht, se mos kjo kishte ardhur nga Timo, për bisedat e zhvilluara, duke aluduar, se mos ky i fundit, i ka zhvilluar me persona të tjerë. Kombinacio­ni u realizua normalisht, pa krijuar asnjë dyshim. Nga ky veprim, del se për bisedat armiqësore që ka raportuar bashkëpunë­tori "Vetëtima", janë të vërteta dhe bashkëpunë­tori është në pozita të drejta.

"Vetëtima", me Timo Luton, i cili ndiqet në përpunim aktiv për agjitacion e propagandë armiqësore dhe kohët e fundit është larguar nga Radio- Televizion­i dhe dërguar mësues në Baldushk të rrethit të Tiranës. Qëllimi i kombinacio­nit, ishte të verifikoni­m, bisedat armiqësore që Timo i ka zhvilluar bashkëpunë­torit, kundër udhëheqjes së partisë dhe në mbrojtje të armikut Mehmet Shehu.

Pasi bashkëpunë­tori u pajis me mjetet e teknikës operative dhe vijën e sjelljes, për bisedat që duhet të zhvillonte me Timon, u dërgua në shtëpinë e objektit.

Qëndrimi i bashkëpunë­torit në bisedë, u përcaktua në atë mënyrë që, pa lejuar asnjë rast provokimi, të diskutohes­hin natyrshëm, momentet kryesore të bisedave armiqësore, që Timo i ka zhvilluar atij, bile, me që realisht ndaj bashkëpunë­torit ishte marrë një masë, duke e çuar katër muaj direkt në prodhim, vija e sjelljes konsistont­e, që bashkëpunë­tori, t'i shfaqte dyshimin fillimisht, se mos kjo kishte ardhur nga Timo, për bisedat e zhvilluara, duke aluduar, se mos ky i fundit, i ka zhvilluar me persona të tjerë.

Kombinacio­ni u realizua normalisht, pa krijuar asnjë dyshim.

Nga ky veprim, del se për bisedat armiqësore që ka raportuar bashkëpunë­tori "Vetëtima", janë të vërteta dhe bashkëpunë­tori është në pozita të drejta.

Këtu më poshtë, po përmbledhi­m momentet më kryesore të bisedës, që është zhvilluar midis tyre, më datën 23.4.1988.

"Vetëtima": Më vajti mëndja mua tek ty, të thom të drejtën, thashë unë se në qoftë se… kemi bërë muhabet me Timon.

Timo Luto: Po, i kemi bërë me njëri- tjetrin.

"Vetëtima": Po tani i kemi bërë unë dhe ai… e në qoftë se ti kishte një farë respekti për Mehmet Shehun, e muhabetet që bëmë, pse më the për Enver Hoxhën, dogmatik, e këto gjëra, këto m'i the mua. Ti mund të më dëmtoje mua?

Timo Luto: Në asnjë mënyrë.

"Vetëtima": Edhe kur më tha Sinani kështu, e përjashtov­a atë, bile, thashë me vete, nuk e di, ku ishim, në Tepelënë, a gjetkë, kur më flisje tamam si shok mo, për ato muhabetet…

Timo Luto: Unë të besova.

"Vetëtima": Më besove dhe thashë, ti Timo më çudit, se ndryshe të dëgjoj në Radio dhe ndryshe këtu. The, kam natyrën time.

Timo Luto: Mua më erdhi keq për këtë. Thashë ndoshta jam unë fajtor, thashë dhe isha i bindur se isha unë unë fajtor dhe asnjeri nuk i hynte këtij muhabeti thashë, dhe unë ja shtiva në kokë.

"Vetëtima": Duke i bërë kështu ti muhabetet me shumë dhe kështu.

Timo Luto: Mund të kem bërë edhe në ndonjë vend tjetër…! Isha unë një çikë tip kryengritë­si, nuk duroja

dot ca gjëra.

"Vetëtima": Me këtë pajtohem që je tip kryengritë­s. Mua më kujtohet, kur më the se: në këtë situatë që është, tani duhet një i fortë, si puna e Mehmet Shehut, megjithëse unë, ndonjë vërejtje të vogël edhe ta bëja, kështu me lezet, mos fol shumë! Çfarë mendove të parën?

Timo Luto: Këtë mendova të parën, thashë prej meje e ka. Po që mund t'i kem thënë njeriu që kam biseduar në Tepelenë, me filanin, unë në asnjë mënyrë.

"Vetëtima": Mendoja, ky më ka folur, konsiderat­a ky kish për Mehmet Shehun, ky më tha që në këtë situatë, duhet një burrë si Mehmet Shehu, ky më tha që Enver Hoxha është dogmatik, ky është kështu dhe tani ky të ma bëjë këtë mua? Është e pamundur!

Timo Luto: Jo, në asnjë mënyrë. Po njeri tjetër, nuk të thirri? Se mos të kanë thirrur në Komitetin e Partisë a në Degën e Punëve të Brendshme?

"Vetëtima": Absolutish­t jo, jo.

Timo Luto: Po një minutë se çfarë do të të them. Tani mos rri me mua…. Këtë nuk e kam për ty, është për vete…. Unë e kam thjesht për çështje sigurimi. Unë, s'takoj as shokët e ki, më beson? Vetëm kur i takoj pazarit, po ashtu siç rrija unë me ty, nuk rri. Se them se midis tyre, mos është ndonjë me të cilin nuk duhet të rri, nuk rri fare me ta, edhe ruhem se mos u krijoj atyre shqetësime… Unë jam si ai i sëmuri që edhe një të ftohur do, unë s'di nga të ruhem, more vesh? Nuk ruhem nga ty, por unë i ruhem të tjerëve, se mos më gjykojnë kështu?

Shënim: Informacio­ni i plotë për bisedën, ruhet në dosjen e Timo Lutos. Gjithashtu, ruhet edhe shiriti.

Drejtori i Punëve të Brendshme, Zef Loka

Shënim: Ky informacio­n me përmbledhj­en e tij, ju dërgua për t'u njohur shokut Pëllumb Kapo, në Komitetin Qendror të Partisë, i cili na e ktheu më datën 31.10.1988, dorazi. Materiali të vendoste në dosjen e objektit Timo Luto.

1.11.1988

 ?? ??
 ?? ?? Timo Lufo
Timo Lufo
 ?? ??
 ?? ?? Logo e Sigurimit të Shtetit
Logo e Sigurimit të Shtetit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania