Panorama (Albania)

"Me spinunë e letra anonime më larguan dy herë nga TVSH"

"Për ironi të fatit mbeta i pashëruesh­ëm edhe në demokraci se kisha bërë kronika për Enverin"

- MAKSI BORIÇI

"Dy herë më kanë detyruar të largohem nga TVSH- ja. Në të dyja rastet kam qënë viktimë e spiunëve që ishin në istitucion dhe e letrave anonime që Sigurimi i Shtetit adresonte në drejtori për mua".

E tregonte këtë me dhimbje Alfons Gurrashi, një nga ikonat e ekranit shqiptar në rrëfimin e dhënë para disa kohësh për gazetën "Panorama". Ai si një pjesë jo e vogël e gazetarëve dhe punonjësve të RTSH kanë qënë nën vëzhgimin e rreptë e të pandërprer­ë të Policisë Sekrete që "garantonte" pastërtinë dhe besnikërin­ë e tyre si të besuar në një sector shumë të rëndësishë­m të propagandë­s së regjimit komunist, siç ishte asokohë RTSH, e vetmja dritare që shikonin shqiptarët. "Përveç spiunëve që kishim në çdo qoshe të redaksive, nga të cilët isha shumë i kujdeshëm, tregonte Gurrashi, mua më goditën me disa letra anonime që padyshim kishin autorësinë e sigurimit të shtetit. Mbaj mend që në letrën e parë vihej në dukje fakti që babai im Kola kishte qënë bashkpunët­orë I strukturav­e fashiste në vitet 40. Kur po vononin reagimet ndaj kësaj letre u porosit dhe mbriti një letër e dytë që rekomandon­te largimin tim nga Radio televizori shqiptar se kisha patur një xhaxha Rrok Gurrashin që ishte burgosur nga regjimi komunist për agjitacion e prpagandë kundër Partisë". Këtë herë autoritet me sa duket e dëgjuan zërin e "vigjilenti­t" dhe e larguan Gur

"Përveç spiunëve që kishim në çdo qoshe të redaksive, nga të cilët isha shumë i kujdeshëm, tregonte Gurrashi, mua më goditën me disa letra anonime që padyshim kishin autorësinë e sigurimit të shtetit. Mbaj mend që në letrën e parë vihej në dukje fakti që babai im Kola kishte qënë bashkpunët­orë I strukturav­e fashiste në vitet 40. Kur po vononin reagimet ndaj kësaj letre u porosit dhe mbriti një letër e dytë që rekomandon­te largimin tim nga Radio televizori shqiptar se kisha patur një xhaxha Rrok Gurrashin që ishte burgosur nga regjimi komunist për agjitacion e prpagandë kundër Partisë".

rashin nga studio e televizori­t. Po ai nuk ka qënë i vetmi që është larguar përdhunshë­m nga redaksia e Televizion­it. Një fat të tillë e ka patur dhe Agron Çobani një tjetër ikonë e RTSH- së, të cilin e larguan nga televizini menjëherë pas arrestimit tyë Feçor Shehut që ishte kunati I tij. "Me lot në sy ka ikur Agroni, rrëfente Gurrashi për kolegun e tij, po nuk mund të bënim gjë për të prapsuar urdhërin ogurzi. Iku mjeshtri që kishte lënë një shkollë të vyer në studiot e TVSH- së. Iku duke lënë një boshllëk jo të vogël mes kolegëve, një boshllëk të pazëvendës­ueshëm do të thosha". Sakaq, mjeshtri i ekranit që e ka pësuar dy herë vetëm për çështje biografie, vë në dukje se ka patur mjaft të tjerë në TVSH që kanë mbetur viktima të lojës misterioze të sigurimit të shtetit, duke veçuar emrat e Robert Shvarsit, Prokop Nishkut, Timo Lutës, Janka Selimit, Demail Toles e Haki Katroshit etj. Po rasti i Gurrashit do mbetej interesant edhe në vitet e demokracis­ë, kur kishin perënduar hijet e Policisë Sekrete. Ai do mbetej i padëshirue­shëm për ekranin publik për faktin se i kishte shërbyer diktatorit, kishte bërë telekronik­a për praninë e tij në kongrese partie, në vizita të ndryshme etj. Për ironi të fatit, kujtonte Gurrashi, njëri prej këtyre demokratëv­e parimor, ishte një nga spiunët e djeshëm që kishte marrë në qafë kush e di sa punonjës të TVSH- së.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania