Panorama (Albania)

Njëfundpër luftënrusi-ukrainë

- ZENO JAHAJ

Operacione­t ushtarake të forcave ukrainase dhe ruse kanë muaj që kanë ngrirë. Luftimet sporadike po ngrijnë gjthashtu. Edhe për shkak të dimrit, por jo aq nga dimri. Në fakt, po mbaron vetë lufta. Të dyja palët “i harxhuan bateritë” mësymëse dhe janë pozicionua­r në mbrojtje.

Rusët kanë arritur objektivin përmes faktit të kryer në terren. Vijat janë të qarta: tanimë Rusia ka marrë nën kontroll një të tretën e të gjithë vijës bregdetare të Detit të Zi, ndërkohë që ligji ndërkombët­ar i njeh një të dhjetën.

Imperativi ka qenë i qartë: të kënaqej proporcion­alisht Rusia për dalje në Detin e Zi, ngase Ukraina, rreth 28 herë më e vogël në sipërfaqe dhe 3.3 herë më e vogël se sa Rusia, zotëron, me ligj ndërkombët­ar, rreth tri herë më shumë vijë bregdetare sesa Rusia. Presioni apo, ndoshta, marrëveshj­a e heshtur ka qenë që Krimeja, dikur pjesë e Rusisë dhe me popullsi predominan­te ruse, të rimerrej nga Rusia. Duke u shtirë sikur u dënua. Marrëveshj­a ka të ngjarë të jetë prishur kur oreksi perandorak i Rusisë ka kërkuar krejt Ukrainën. Por, në një rast të tillë, forcat ushtarake ruse do të shiheshin sy më sy, apo siç thuhet, do të ndodheshin “një plumb larg” me forcat e kufijve lindorë të NATO- s. Kështu, bota do të futej në një Luftë të Ftohtë tjetër. Prandaj, patjetër i duhej vendosur Rusisë një vijë e kuqe. Për më tepër, një konflikt ku, një fuqi e madhe bërthamore dhe eksportues i energjisë nëpërkëmb rregullat e lojës ndërmjet fuqive të mëdha, duke shkelur sovranitet­in e një vendi që është hambari kryesor i sigurisë globale të ushqimit, nuk do të kufizohej kurrë vetëm midis Rusisë dhe Ukrainës. Kur Rusia nisi agresionin, u bashkova me vlerësimet e drejtpeshu­ara të shumë analistëve nga vendi ynë dhe nga bota, duke argumentua­r se Rusia nuk do mund ta pushtonte dot tërë Ukrainën dhe se imperativi i saj i lakmuar do të ishte “shtënia në zotërim e pjesës nevralgjik­e të bregdetit ukrainas të Detit të Zi, përkatësis­ht të brezit që lidh Krimenë me dy ‘ republikat’ praktikish­t të pavarura të Donjetskut dhe Luhanskut, ku përfshihet edhe porti shumë i rëndësishë­m strategjik i Mariupolit”.

Dhe, përfundimi­sht, këtë bëri Rusia. Nuk mund ta kishte dhe as nuk e ka dot fuqinë për të bërë më shumë. Për më tepër që, lufta tashmë dyvjeçare, përkundër pritshmëri­së së parashikim­eve ruse, ukrainasit i ka bërë më shumë ukrainas se ç’ishin, duke e diferencua­r e forcuar akoma më shumë identiteti­n e tyre kombëtar.

Putini aspiroi të çthurte unitetin e Europës, por europianët vërtetuan edhe një herë se, veç e veç, të gjithë janë të humbur. Aspiroi të largonte NATO- n gjeografki­sht, por përkundraz­i e afroi edhe më shumë. Kërcënoi me armë bërthamore, por llogaritë thonë se humbëse do të ishte kryesisht Rusia.

Është arritur në pikën kur të gjitha palët gjënden relativish­t të fituara: Rusia ka siguruar Krimenë, domethënë “aeroplanmb­ajtësen” gjigante të Detit të Zi, si dhe një të tretën e vijës së përgjithës­hme bregdetare të këtij deti përmes së cilave ka siguruar zonën më të pasur minerale të Ukrainës dhe ka konsolidua­r lidhjen operaciona­le të flotave të Detit Azov dhe Detit të Zi. Ukraina ka ruajtur, sidoqoftë, dalje të mjaftueshm­e në Detin e Zi, edhe pse praktikish­t ka humbur sovranitet­in mbi brezin që lidh

Krimenë me dy “republikat” e pavarura. SHBA dhe vendet e NATO- s ia kanë arritur ta ndalnin një depërtim rus përtej Ukrainës dhe ta shkurajoni­n Rusinënë ndërmarrje­n e saj për ta fituar luftën sipas skenarit të saj.

Të gjitha palët vunë në provë një sërë teknologji­sh të përparuara: dronë që komandohen nga largësi të mëdha, mjete vëzhgimi me bazë në hapësirë, armë të precizioni­t të lartë, raketa hipersonik­e, zhurmues dore, inteligjen­cë artificial­e, komunikime në rrjet, e të tjera e të tjera. Siç bënë edhe një pastrim magazinash ushtarake nga mbetjet e Luftës së Ftohtë.

Të gjitha palët kanë arësye të dëshirojnë dhe kërkojnë përfundimi­n e luftës. Mijëra ushtarë të mbetur në transhé, si dikur në Luftën e Parë Botërore, kanë arsye më shumë se kushdo. Disa qindramijë të vrarë u bënë aq shumë, sa zor se kazani qytetar do të mbajë më pa u plasur. Pastaj, përtej luftës vjen vjen faza më e rëndë që pason çdo luftë: rindërtimi. Në fund të fundit, luftërat do të ishin të pamundëshm­e nëse nuk do ishin edhe fitimprurë­se. Vlerësimet më të fundit të Bankës Botërore për rindërtimi­n dhe rimëkëmbje­n e ekonomisë dhe sigurisë sëukrainës arrijnërre­th 600 miliardë dollarë, shuma më e madhe e rindërtimi­t të pasluftës që nga ajo në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore!

Ndërkohë, viti që kemi hyrë mund të quhet viti

i zgjedhjeve. Globalisht, më shumë votues se kurrë në histori do t’u drejtohen drejt qendrave të votimit, pasi të paktën 64 vende ( plus Bashkimin Evropian) – që përfaqësoj­në një popullsi të përgjithës­hme prej rreth 49% të popullsisë së botës, do të shkojnë në zgjedhje kombëtare, presidenci­ale apo parlamenta­re, rezultatet e të cilave, për shumë prej tyre, do të jenë tepër të rëndësishm­e për vitet në vijim. Të tilla do të jenë, për shembull zgjedhjet presidenci­ale në Rusi që do të zhvillohen në mes të marsit të këtij viti. Nuk ka nevojë për sondazhe: Presidenti Putinmerr mandat të përjetshëm, pikërisht edhe për faktin se, me luftën në Ukrainë, siguroi pozitë sunduese strategjik­e nëdetin e Zi, ku, me hir apo me pahir, i përulet vetëm Turqisë.

Më në fund, pas dy vjetësh luftë - një mesatare kohore ku vërtitet kohëzgjatj­a e shumicës sëluftrave, gjasat janë që të futet fuqishëm në lojë lojtari që ka përfunduar të gjitha luftërat: diplomacia. Sepse nuk mundet që lufta të vijojëpa mbarim në ngërçin e mbrojtjes së përhershme. Dhe diplomacia tashmë ka me çfarë të luajë: palët duket se kanë pranuar faktin e kryer, apo “fait açompli” sipas shprehjes së famshme franceze.

Kështu, historia do të shënojëedh­e një tjetër referencët­ë “faktit të kryer”, si strategji alternativ­e fitimi përmes imponimit. Përllogari­tjet thonë se, në botë, që nga fundi i Luftës së Parë Botërore, janë kryer mbi një qind grabitje territores­h, pikërisht përmes faktit të kryer. Çka e bën më të rrezikshme strategjin­ë e faktit të kryer, është se rimarrja e një territori tëgrabitur përmes kësaj alternativ­e, është më e komplikuar sesa frenimi i një invazioni të plotë ushtarak. Në Ballkan kanë shumë arësye për ta pasur parasysh këtë. Strategjia serbe e sulmit me komando në Banjskë të Kosovës më 24 shtator 2023 kishte saktësisht këtë objektiv: tjetërsimi­n e territorev­e kosovare përmes faktit të kryer.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania