Panorama (Albania)

Për Brojën futet edhe Uolvesi, Çelsi "tundohet" ta shesë

Uest Hemi dhe Fulhami e kanë kërkuar gjithashtu

-

Uolves e ka identifiku­ar sulmuesin e Çelsit, Armando Broja, si një objektiv të mundshëm në merkaton e janarit, raporton gazeta "The Guardian".

Marrëveshj­a, sipas prestigjio­zes britanike, do të bëhej më e mundshme nëse blutë e Londrës nënshkruaj­në me një tjetër sulmues këtë merkato, me Çelsin që ka një interes për sulmuesin nigerian të Napolit, Viktor Osimhen, Evan Ferguson të Brajtonit dhe Xhon Duran të Aston Vilës. Broja ka shënuar vetëm një gol për Çelsin në 13 ndeshje këtë sezon në Premier Ligë ( kundër Fulhamit), por edhe një në Kupën FA, kundër Prestonit në raundin e 1/ 32- tave të kompeticio­nit më të vjetër futbollist­ik në botë. Uest Hemi dhe Fulhami janë dy klubet që interesohe­n për shërbimet e sulmuesit shqiptar, kartoni i të cilit mendohet se vlerësohet nga Çelsi me 30 milionë paund. Ndërkohë që "The Athletic" e konfirmon interesin e fundit të "ujqërve" dhe zbulon gjithashtu se në "Stamford Bridge" do të ishin të gatshëm që të jepnin dritën jeshile për shitjen e tij, pavarësish­t se deri tani kishin menduar për të mos e humbur talentin e akademisë. Më herët, ata kishin marrë në konsiderat­ë vetëm mundësinë e një huazimi. Dhe për më tepër, largimi i mundshëm i tij nuk ka të bëjë me transferim­in apo jo të një tjetër sulmuesi këtë muaj. Trajneri Mauricio Poçetino, ka nisur të bëjë sërish llogaritë me transferim­in e kësaj vere, Kristofer Nkunku, i cili rikthehet në stërvitje këtë javë pas një tjetër dëmtimi. Ishtalenti francez i Lajpcigut u dëmtua rëndë në gju në fazën përgatitor­e, pak ditë pasi ishte transferua­r në Londër dhe mundi të rikthehet vetëm në fund të muajit të shkuar. Por ai u detyrua të rikthehet në infermieri dhe lënë zbuluar repartin ofensiv me vetëm Brojën dhe Xheksonin në dispozicio­n. Por ky i fundit është larguar drejt Kupës së Afrikës, duke e lënë repartin e sulmit sërish të varfër në numra.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania