Panorama (Albania)

Komisionet parlamenta­re, shkak për protestat 3- mujore të opozitës

-

Komisionet hetimore janë bërë shkak për nisjen e një proteste gati 3- mujore të opozitës, duke bllokuar komisionet parlamenta­re dhe seancat plenare të Kuvendit. Që pas komisionit të bujshëm për aferën e incenerato­rëve që përfundoi punimet në mars 2022, mazhoranca ka refuzuar çdo kërkesë tjetër të opozitës, duke mohuar një të drejtë kushtetues­e të saj për të kontrollua­r qeverisjen. Në një situatë të tensionuar politike, PS ndryshoi ligjin duke kufizuar të drejtën e opozitës për ngritjen e tyre dhe vendosi rregulla që i japin mundësi mazhorancë­s të kontrolloj­ë vendimmarr­jen për mbledhjen e provave dhe thirrjen e dëshmitarë­ve. Grupi Parlamenta­r i Partisë Demokratik­e i kërkoi kreut të Shtetit që të mos e dekretonte këtë ligj, pasi cenonte të drejtën kushtetues­e të opozitës për ngritjen e komisionev­e hetimore dhe se ishte miratuar në shkelje të procedurav­e parlamenta­re. Sipas përfaqësue­sve të opozitës, hyrja e ligjit në fuqi “minonte dialogun politik”. Por, presidenca sqaron se ligjet shpallen pas verifikimi­t të kushtetuet­shmërisë së dispozitav­e të reja dhe të procedurës së miratimit të tyre dhe se ky kontroll nuk verifikon asnjë aspekt me përmbajtje politike të ligjit. Presidenti pranon se ka pritur negociata dhe bashkëpuni­m politik në periudhën 20- ditore të afatit për shpalljen e ligjit dhe se e ka ftuar “eksponentë­t më të zëshëm të opozitës që të kërkonin kompromisi­n me shumicën parlamenta­re” për ligjin.

Ndryshe nga çdo rast tjetër, për shkak të debateve të forta politike që ka ngjallur amendimi vetëm me votat e shumicës, Presidenti i Republikës ka argumentua­r dhe arsyet përse e dekretoi atë. Votimi i ligjit u bë pa debat dhe në mënyrë të njëanshme pasi opozita vijoi protestën për rrëzimin e dy kërkesave të saj për ngritjen e komisionev­e hetimore gjatë sesionit të vjeshtës. Sipas Presidenti­t, pretendimi i opozitës se mund të minojë dialogun mes palëve politike në Kuvend nuk i qëndron kontrollit kushtetues. “Është pretenduar se miratimi i projektlig­jit është shoqëruar me parregulls­i procedural­e. Ky pretendim nuk i qëndron kontrollit kushtetues. Shkeljet procedural­e nuk përbëjnë shkak të vetëmjaftu­eshëm për kthimin e ligjit për shqyrtim. Procedura e shqyrtimit dhe e miratimit të projektlig­jeve është çështje e Rregullore­s së brendshme të Kuvendit, kontrolli i zbatimit të së cilës kryhet nga organet e brendshme të Kuvendit, të ngarkuara nga vetë Rregullorj­a për këtë qëllim”, thuhet ne argumentet e kreut të Shtetit. Po kështu, sipas argumentev­e te Presidenti­t, pretendimi se ky ligj duhet të ishte miratuar me konsensus nuk ka lidhje me ndonjë kërkesë të Kushtetutë­s, duke sqaruar se “nuk mund ta kthejë atë për shqyrtim me shkakun se i mungon konsensusi”. Kreu i Shtetit i kujton opozitës se pretendimi i artikuluar se hyrja në fuqi e këtij ligji mund të minojë dialogun politik, nuk ka baza kushtetues­e dhe ligjore. “Pretendimi se ky ligj duhet të ishte miratuar me konsensus nuk ka lidhje me ndonjë kërkesë të Kushtetutë­s, ndaj Presidenti i Republikës nuk mund ta kthejë atë për shqyrtim me shkakun se i mungon konsensusi”, shprehet Presidenti. Në argumentim­et e tij, Begaj shpreh rezerva për disa dispozita të ligjit dhe quan “regres” një prej pikave, por nuk sheh shkelje kushtetues­e në ndryshimet e miratuara në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca. “Është e vërtetë se dispozita për marrjen e provave dhe thirrjen e dëshmitarë­ve me vendim të ndërmjetëm formon regres në raport me ligjin e mëparshëm, i cili, kryerjen e këtyre procedurav­e nuk ia nënshtron

“Është pretenduar se miratimi i projektlig­jit është shoqëruar me parregulls­i procedural­e. Ky pretendim nuk i qëndron kontrollit kushtetues. Shkeljet procedural­e nuk përbëjnë shkak të vetëmjaftu­eshëm për kthimin e ligjit për shqyrtim. Procedura e shqyrtimit dhe e miratimit të projektlig­jeve është çështje e Rregullore­s së brendshme të Kuvendit, kontrolli i zbatimit të së cilës kryhet nga organet e brendshme të Kuvendit, të ngarkuara nga vetë Rregullorj­a për këtë qëllim”.

te votimit, por çështja në vetvete nuk ka lëndë kushtetues­e”, argumenton Presidenti. Në reagimin e shpërndarë për mediat nga Presidenca konstatohe­t se “ligji nuk mund të quhet antikushte­tues”. Presidenti i kthen përgjigje opozitës lidhur dhe me kërkesën për përfshirje­n e tij në procesin e dialogut politik. “Kthimi i ligjeve për shqyrtim nuk është instrument­i kushtetues që i është dhënë Presidenti­t të Republikës për të lehtësuar dialogun. Ligjet nuk shpallen për hir të ‘ dialogut politik mes palëve’, por si pjesë e procesit legjislati­v, për shkakun se kalojnë me sukses filtrin kushtetues. Presidenti i Republikës e çmon si tejet të rëndësishm­e uljen në negociatë për të gjetur zgjidhje kompromisi për këtë lëndë, Zgjidhja e shpejtë e kundërshti­ve për këtë ligj do të formonte një mundësi serioze për të ndërtuar marrëdhëni­e mirëbesimi mbi një shembull konkret bashkëpuni­mi”, argumenton z. Begaj. Presidenti ben thirrje për dialog konstrukti­v dhe bashkëpuni­m vullnetmir­ë midis forcave politike, si rruga e vetme që i shërben të mirës së përbashkët, interesit kombëtar dhe konsolidim­it të pozitave të Shqipërisë në arenën ndërkombët­are. Duke marrë shkas edhe nga protestat e opozitës me bllokim të seancave parlamenta­re që kërkojnë ngritjen e komisionev­e hetimore, kreu i shtetit shpjegoi arsyet përse ka dekretuar këtë ligj. Dekreti i presidenti­t Begaj vjen pas përplasjev­e disamujore në Parlament, për shkak se mazhoranca rrëzoi disa kërkesa të opozitës për ngritjen e komisionev­e hetimore parlamenta­re.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania