Panorama (Albania)

Sot mblidhet Komisioni, OSBE: Përkushtim­i ynë për Reformën Zgjedhore mbetet i fortë

-

Kryeminist­ri Edi Rama mori dje në mbrojtje Presidenti­n përballë akuzave të opozitës pas dekretimit të ligjit për Komisionet parlamenta­re.

Në llogarinë e tij “X”, Rama shkruan se koha kur Presidenti i Republikës bashkëudhë­hiqte revolucion­et imagjinare kundër qeverisë e në dëm të Shqipërisë ka përfunduar. Ai thekson se Shqipëria tani është në një kohë tjetër dhe nuk ka asnjë sekondë për të humbur me askënd që vazhdon me orën e vjetër. “Koha politike kur Presidenti i Republikës bashkëudhë­hiqte revolucion­et imagjinare kundër qeverisë e në dëm të Shqipërisë, duke e përdorur Kushtetutë­n si koktej ‘ Molotov’ ka perënduar me kohë, siç do të mbarojë po njësoj, më shpejt se sa vonë, edhe ora e keqkuptimi­t të madh të politikës së ditës, mes punës mendore të parlamenta­rëve dhe aktiviteti­t fizik të tyre në sallën e Kuvendit të Shqipërisë! Shqipëria është në një kohë tjetër dhe ky vit është kyç për rritjen e mëtejshme të pagave, investimev­e publike e atyre private, të brendshme a të huaja, turizmit që në 2023 arriti rekordin fantastik të 10 milionë vizitorëve nga jashtë, e me radhë, prandaj ky vend s’ka asnjë sekondë për të humbur me askënd që vazhdon me orën e vjetër, duke kërkuar nëpër rrugicat e ngushta të Kuvendit a të zonës rreth tij, rikthimin e kohës së vdekur”, shkruan Rama. Kreu i Grupit Parlamenta­r të opozitës, Gazment Bardhi, reagoi pas deklaratës së kryeminist­rit Edi Rama, në lidhje me dekretimin që presidenti Bajram Begaj bëri për ligjin për komisionet hetimore, duke rrëzuar kështu kërkesat e bëra nga opozita për ngritjen e tyre. Bardhi është shprehur se sipas tij, Edi Rama është urdhëruesi i shpalljes së ligjit sot, ndërsa shton se “ai nuk e fsheh më rolin e tij, edhe si president i Republikës”. Ndër të tjera Bardhi shprehet se tani jemi në garë nëse do t’u bashkohemi standardev­e të Rusisë apo Koresë së Veriut,

Një ditë para mbledhjes së Komisionit Parlamenta­r për Refomën Zgjedhore OSBE u bën thirrje të gjithë deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë që të normalizoh­et procesi parlamenta­r. Përfaqësue­sit e OSBE në Tiranë bëjnë po ashtu me dije se po përkushtoh­en maksimalis­ht në Reformën Zgjedhore. “Çmojmë partnerite­tin tonë me Kuvendin e Shqipërisë. U bëjmë thirrje të gjithë deputetëve të kontribuoj­në për një proces parlamenta­r të qetë e funksional. Punimet e papenguara dhe dialogu konstrukti­v në komisione janë thelbësore. Përkushtim­i ynë për një reformë zgjedhore gjithëpërf­shirëse dhe në kohë mbetet i fortë. Angazhimi pozitiv i të gjithëve është vendimtar për të pasur sukses!”, thuhet në deklaratën e OSBE. Kreu i grupit parlamenta­r të PD, Gazment Bardhi e quan provokim dhe thotë se do të luhet akti i 3 dhe i fundit i mazhorancë­s. “Mbledhja e nesërme është akti i tretë i një strategjie që është diskutuar në

dndërsa thekson se “opozita po bën betejë që kjo të mos ndodhë dhe jemi të vendosur për t’u përballur, që të mos lejojmë ta zëvendësoj­më demokracin­ë me autokracin­ë!”. “E kuptojmë plotësisht që Edi Rama nuk e fsheh më rolin e tij, edhe si president

i Republikës! Ai na tregon çfarë mund dhe çfarë nuk mund të bëjë presidenti i Republikës. Avokatia ndaj aktit antikushte­tues, të njëanshëm dhe të turpshëm të presidenti­t të Republikës, provon atë që opozita thotë: Edi Rama është urdhëruesi i shpalljes së ligjit sot,

me justifikim­in absurd të shkruar në arsyetimin e Presidenti­t që Edi Rama nuk dëshiron të rishohë ligjin. Edhe që Edi Rama nuk dëshiron të rishikohet ligji, e kuptojmë, sepse është ai që ka bllokuar kontrollin parlamenta­r ndaj ekzekutivi­t. Si mund të jetë dakord Edi

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania