Panorama (Albania)

Athina bllokon partnerite­tin BE- Shqipëri për mbrojtjen

“Kathimerin­i”: Si u “përplas” Italia me Greqinë për Tiranën

-

Greqia duket e vendosur që “inatin” për çështjen Beleri t’ia nxjerrë Shqipërisë në çdo strukturë ku ka një votë të rëndësishm­e. Siç po mban peng hapjen e kapitujve të anëtarësim­it, ajo ka mbajtur qëndrim bllokues për Shqipërinë edhe në takim të nivelit teknik në Bruksel ku është diskutuar për arritjen e disa marrëveshj­eve bashkëpuni­mi me vende brenda dhe jashtë unionit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Gazeta greke “Kathimerin­i”, shkruan se për rajonin tonë është propozuar nënshkrimi i një marrëveshj­e mes BE- së dhe Shqipërisë, për të krijuar partnerite­t, mbrojtje në Ballkanin Perëndimor, derisa rajoni të integrohet në Bashkimin Europian. Por Greqia ka kundërshtu­ar propozimin e emrit të Shqipërisë, pavarësish­t mbështetje­s së fortë që ka pasur nga Italia. Si kundërprop­ozim, Greqia ka vendosur në tavolinë emrin e Maqedonisë së Veriut, por propozimi grek është kundërshtu­ar prerazi nga Brukseli. Marrëveshj­et e partnerite­tit të BE- së me vendet e treta janë pjesë e kuadrit më të gjerë të Kompasit Strategjik për vitin 2030, i cili do të shërbejë për të vlerësuar aftësinë e Evropës për të luajtur apo jo një rol në zhvillimet gjeopoliti­ke. Përsa i përket çështjes Beleri, “Kathimerin­i” shkruan se pas dështimit të zgjidhjes së tentuar nga Kryeminist­ri Rama, çështja është në ngërç deri më 25 janar, kur pritet të rifillojë gjyqi i kryebashki­akut të zgjedhur të Himarës. Gazeta shkruan se në prapaskenë kontaktet vazhdojnë, gjithmonë me kushtin e Greqisë që Beleri të betohet. Vlen të theksohet se marrëveshj­et e partnerite­tit të BE- së me vendet e treta nuk janë një zhvillim i ri, por janë pjesë e kuadrit më të gjerë të Kompasit Strategjik për vitin 2030, i cili është edhe një horizont kohor që do të gjykojë aftësinë e Evropës për të luajtur apo jo një rol në zhvillimet gjeopoliti­ke. Partnerite­tet janë të tre niveleve. E para ka të bëjë me bashkëpuni­min me organizata të tilla si NATO, OKB dhe shoqata rajonale si OSBE, Bashkimi Afrikan dhe ASEAN ( Azia Juglindore). E dyta ka të bëjë me bashkëpuni­min me partnerë strategjik­ë, si SHBA, Britania e Madhe, Norvegjia dhe Kanadaja, me të cilët BE, në një mënyrë ose në një tjetër, tashmë është duke punuar. Dhe niveli i tretë, i cili përfshin edhe Ballkanin Perëndimor ( së bashku me Afrikën dhe Amerikën Latine), ka në radhë të parë bashkëpuni­min në misionet e CSDP ( Politika e Përbashkët e Sigurisë dhe Mbrojtjes) por edhe zhvillimi i aftësive të përbashkët­a.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania