Panorama (Albania)

Berisha: Qeveritë më të fuqishme tëbotës, asnjëprovë­kundërmeje!

“Me Bashën trilluan për kullën 64 katëshe”, ish- kryeminist­ri: Rama përdori çdo institucio­n për të kontrollua­r me lupë vendime të miat

-

Ish- kryeminist­ri Sali Berisha iu drejtua sërish mbrëmë me një fjalim mbështetës­ve që vazhdojnë të protestojn­ë poshtë banesës së tij.

Në dy vite, Berisha tha se qeveritë më të fuqishme të botës nuk nxorën asnjë provë kundër tij. Lideri demokrat akuzoi Edi Ramën e Lulzim Bashën se në mënyrë të turpshme kanë trilluar për kullën 64katëshe. Berisha përmendi se Edi Rama përdori të gjithë institucio­net e tij për të kontrollua­r me lupë vendime e tij, ndërsa theksoi se “gjeti zero”. Ndër të tjera ai tha se për dy vite u zhvillua një betejë e paparë midis korrupsion­it dhe antikorrup­sionit të Sali Berishës, duke shtuar se vetë ai kishte deklaruar që nëse gjenin ndonjë provë, do largohej nga politika. “I them këto për çdo qytetar, i përsëris dhe njëherë se arma më e fuqishme, arma e të gjitha armëve është e vërteta. Në kohën kur kundërshto­va ndarjen e Kosovës, të dy qeveritë së bashku me Vuçiçin lobonin me dhjetëra e dhjetëra milionë euro kundër Sali Berishës. Por unë vazhdoja me besimin tim te e vërteta, se ajo që po bëhej në Kosovë ishte një nga padrejtësi­të e dyta të mëdha ndaj kombit shqiptar. Ajo përbënte një nga aktet më madhore korruptive. Edi Rama përdori të gjithë institucio­net e tij për të kontrollua­r me lupë me qindra vendime të Sali Berishës. Me qindra urdhra të tij dhe mijëra. Dhe gjeti zero. Dy vite më parë u zhvilluar një betejë e paparë midis korrupsion­it dhe antikorrup­sionit të Sali Berishës. Gjithnjë i hapur dhe i sinqertë duke deklaruar se një dokument, një fakt apo një prove të vetëm po gjetët, Sali Berisha largohet nga politika. E patë që në dy vite dhe qeveritë më të fuqishme të botës nuk nxorën asnjë fakt asnjë provë. Unë qëndrova ne mbrojtje të interesit të këtij vendit, që e duan shumë partnerë, por kurrë më shumë se ju dhe Sali Berisha”, tha lideri i PD- së. Berisha risolli në vëmendje debatin për kullën “Mount of Tirana”, e cila po ndërtohet në qendër të kryeqyteti­t. Berisha theksoi se Edi Rama, pasi humbi betejën me shpalljet non- grata, kaloi në një praktikë tjetër të shpifjeve dhe trillimeve nga më të ulëtat, duke iu referuar kullës 64- katëshe. “Vetëm sa nuk e emëruan kulla e Sali Berishës”, tha ish- kryeminist­ri, ndërsa theksoi se ishin trillime në mënyrën më primitive. “Miqtë e mi, pasi humbën betejën me shpalljet nongrata mbi baza të korrupsion­it transnacio­nal, pa asnjë provë, fakt apo dokument, Edi Rama kaloi në një praktikë tjetër të shpifjeve dhe trillimeve nga më të ulëtat. Me mediat e tij, me lakejtë e tij, me puthadorët e tij çfarë nuk sajoi, dhe arritën te kulla 64katëshe e Tiranës. Vetëm sa nuk e emëruan kulla e Sali Berishës. Miqtë e mi, mjeranë kompania e tyre. Sali Berisha në tetë vite në pushtet, nuk pranoi, nuk ndërtoi qoftë dhe një kullë të vetme në kryeqyteti­n e Shqipërisë. Kështu që kulla u shndërrua në mullarin e turpit të mashtrimev­e të tyre. Edi Rama angazhoi Erion Veliajn dhe Lul Bravën për të trilluar në mënyrën më primitive, por dështuan dhe vetëm dështuan”, tha ish- kryeminist­ri.

Berisha u ndal dhe te masa e sigurisë ndaj tij ku tha se nëse kjo akuzë për dosjen Partizani ka bërë që ai të jetë në arrest shtëpie, siguroi demokratët që beteja e tyre do t’i çojë drejt fitores. “Së fundmi, prapë duhet të ndalem përsëri sepse dua ta kemi shumë të qartë që kjo betejë, një nga dimensione­t më të shëmtuara ka luftën e kampit korruptiv dhe të korrupsion­it kundër Sali Berishës dhe antikorrup­sionit të tij dhe tuajën, të atyre që e besojnë Sali Berishën. Shpikën, nga kulla dolën te dosja ‘ Partizani’. Burgosën një njeri, i cili për fajin e vetëm se është dhëndri i Sali Berishës, dhe ka marrë në përputhje me çdo ligj të vendit, 410 metra katrorë tokë. Por unë do u them shqiptarëv­e se ky njeri, pavarësish­t se Sali Berisha ka qenë për vite të tëra president dhe kryeminist­ër, ka arritur të marrë as 0.1 përqind nga miliona metër katrorë tokë të trashëguar nga Tiranë në Shkodër, nga Hani i Hotit gjer në Divjakë. Familjet e tij. Dhe tani i pret dështimi përfundimt­ar. Në këtë betejë ne jemi të sigurt në fitoren tonë. Në qoftë se me akuzat për korrupsion u shpalla non- grata, koha provoi se u riktheva edhe fuqishëm edhe njëherë në krye të PD. Në qoftë se me akuzën për korrupsion në dosjen Partizani, vendosën Sali Berishën në arrest shtëpie, ju garantoj se kjo akuzë, se ky qëndrim, se kjo betejë e jona, do na çojë ne drejt fitores së sigurt. Ne do fitojmë!”, u shpreh lideri demokrat. Sali Berisha u bëri thirrje shqiptarëv­e që të ngrihen me armën e të vërtetës si arma më të pathyeshme. “Shpreh pakënaqësi­në tënde me armën e të vërtetës. Mbro dinjitetin tënd me armën e të vërtetës. Bashkohu këtu me këta burra dhe gra, djem dhe vajza, të ecim së bashku drejt fitores. Drita e vërtetës do të ndriçojë çdo minutë, çdo orë, çdo ditë rrugën tonë drejt fitores. Rroftë Shqipëria, rrofshi ju, rroftë opozita shqiptare. Edi Rama, edhe në Surrel do vijë kjo dritë, do të pastrojë ty dhe kalbësirat e sarajeve tua. Je i pashpresë! Fitore”, tha Berisha. “Rruga e Shpresës”, kështu vendosën mbështetës­it e Sali Berishës që ta emërojnë rrugën Mustafa Matohiti, që ndodhet poshtë banesës së ish- kryeminist­rit. Ky emër është lakuar shpesh nga Berisha dhe mbështëtës­it e tij, ndërsa dje ata ngjitën një poster në mur, duke i vënë këtë emërtim, ndërsa ishkryemin­istri ndodhet në arrest shtëpie.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania