Panorama (Albania)

Gjykata liron Valter Bamin, i dyshuar për masakrën në Larushk, ngjarja pa autor

-

Një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura në vitin 2023 ishte sulmi brutal me armë mbi familjen e Gentjan Bejtjas në Nikël të FushëKrujë­s. Atentatorë­t duke menduar se në mjet gjendej shënjestra e tyre, i zunë pritë në derën e shtëpisë dhe qëlluan me breshëri mbi makinën e tij, në të cilën gjendeshin dy fëmijët e Gentjanit dhe daja i tyre. Për pasojë plumbat i morën jetën dajës së fëmijëve, por edhe u plagosën dy të miturit. Policia shoqëroi të fortët e Niklës por më pas i la të lirë. Pas tri ditësh u kthye sërish në Fushë- Krujë dhe kërkoi rishoqërim­in e Valter Bamit, duke e akuzuar edhe si pjesmarrës në atë masakër. Por, i prangosuri nuk e pranoi krimin e për pasojë nxjerri edhe një alibi që me sa duket e ka bindur gjykatën e Tiranës për t‘ i dhënë lirinë. Tashmë, ngjarja është pa autor dhe pa motive. Kështu pas rreth 6 muaj nga arrestimi me dyshime si pjesëmarrë­s në vrasjen e Ramazan Sinos në Larushk Gjykata e Tiranës gjykata ka vendosur që i dyshuar i Policisë Valter Bami të kalojë në arrest shtëpie. Shuarja e masës ka ardhur pasi ka përfunduar afati 6- mujor i hetimeve nën masën arrest me burg.

Në atentatin ndaj Gentjan Bejtjas ku mbeti i vrarë kunati i tij Ramazan Sina e u plagosën dy djemtë e mitur të Bejtjas. 37- vjeçari u arrestua nga Policia e Trianës nën dyshimin se ishte i përfshirë në ngjarjen e vrasjës së Ramazan Sinos në Larushk rreth 6 muaj më parë, pasi në dorën e majtë iu gjetën gjurmë baruti. Në atentatin ndaj Gentjan Bejtjas mbeti i vrarë kunati i tij Ramazan Sina dhe u plagosën dy djemtë e mitur të Bejtjas. Sipas Policisë, gjetja e barutit në dorën e tij lidhet më dyshimin se ia ka lidhje me atentatin ndaj Gentian Bejtjas në oborrin e banesës së tij në fshatin Larushk të Krujës. Bami argumentoi se ato janë gjurmë nga përdorimi i fishekzjar­rëve meqë atë natë kishte ditëlindje­n motra e tij. Valter Bami, bashkë me të vëllanë Durim Bamin dhe

Marklen Hakën, ishin tre personat e parë që u shoqëruan nga Policia në kuadër të zbardhjes së ngjarjes ku mbeti i vrarë Ramazan Sino dhe u plagosën dy fëmijët e mitur të Gentjan Bejtjas. Arrestimi i tij është u referua në prokurori për veprën penale atë të mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania