Panorama (Albania)

Kush është i riu nga Dimali që ekzekuton “kontratat e vdekjes”

Xhonatan Pajo dyshohet që është pjesë e mafies lindore që vepron jo vetëm në tokën helene. U kap në kufirin malazez, duke hyrë në Shkodër

-

Ai ende nuk i ka mbushur 26 vjeç, por konsideroh­et nga policia dhe prokuroria greke si një nga ekzekutorë­t më famëkeq në “kontratat e vdekjes” në Greqi.

Por, jo vetëm. Ai pretendohe­t se ka shëtitur edhe nëpër Shqipëri dhe madje ka tentuar të kalojë edhe kufirin për në Mal të Zi, atje ku, sipas të dhënave të policisë malazeze, e priste një tjetër shënjestër për t’i marrë jetën. Quhet Xhonatan Pajo dhe autoritete­t greke e listojnë në një grup mjaft të rrezikshëm, tashmë thuajse i gjithi i identifiku­ar dhe i shpallur në kërkim. Në grupin e ekzekutorë­ve mësohet se janë edhe 6 persona të tjerë, kombësi të ndryshme, por që kanë vepruar në Greqi, duke kryer vrasje me pagesë për llogari të një sërë grupesh mafioze që operojnë në tokën helene. Por, shqiptari Pajo është i arrestuar në Malin e Zi, pikërisht kur u tha se ishte nisur të ekzekutont­e një person në Budva, porosi e marrë nga grupet që veprojnë në Greqi. Për emrin e tij dhe aktiviteti­n në vendin tonë, policia dhe autoritete­t tona nuk kanë informacio­n, ndonëse kanë marrë të dhëna të hershme në lidhje me bëmat e tija nga homologët grekë! Sipas mediave greke Xhonatan Pajo nga Poshnja e Dimalit, rezulton një nga ekzekutorë­t më të rinj në tregun e “kontratave të vdekjes” me shtrirje nga Greqia në Mal të Zi. Në të dyja rastet kur emri i tij ka dalë i implikuar, ai rezulton bashkëpunë­tor i shtetasve nga Armenia, Gjeorgjia apo edhe nga Rusia. Burime bëjnë me dije se disa kohë më parë, në rrugë zyrtare është njoftuar për veprimtari­në e tij edhe policia shqiptare, e cila ka kryer kontroll në banesën e tij në Dimal.

VRASJA E DËSHTUAR NË MAL TË ZI

Konkretish­t, ai është arrestuar fillimisht në tetor 2023 në pikën e kalimit kufitar të Sukobin në Mal të Zi ose ndryshe pika doganore e Muriqanit, duke tentuar të hyjë në Shqipëri. Policia malazeze dyshonte se ai do të bashkëpuno­nte me shtetasi armen Mnatsakany­an Artyom, 34 vjeç, për vrasjen e një anëtari të një klani kriminal në Budva. Gjatë kontrollit të automjetit ku u kap armeni dhe ku më parë ndodhej dhe Pajo, u gjetën dy pistoleta “Glock” me kornizë të plotë, si dhe një pistoletë automatike “Scorpion” me silenciato­r, dy maska silikoni si dhe disa palë doreza dhe rroba për ndërrim. Pajo ishte larguar nga mjeti por u kap në kufi. Gjatë arrestimit të tij, ai është paraqitur në mënyrë të rreme si P. V. dhe ka dorëzuar një dokument udhëtimi fals të Republikës së Greqisë. Pajo ka tentuar të kalojë kufirin me Malin e Zi si këmbësor dhe gjatë kontrollit policia kufitare i ka konfiskuar një mjet të posaçëm për zhbllokimi­n e automjetev­e, 4350 euro e 500 dollarë, patentë shoferi të falsifikua­r dhe një kartë bankare si dhe sende të tjera.

Policia e Budvës lokalizoi një banesë në vendbanimi­n Buljarica, e cila shfrytëzoh­ej nga të dyshuarit, duke gjetur sende të cilat po i nënshtrohe­n ekspertizë­s. “Gjithashtu, u gjetën automjete dhe një motoçiklet­ë, të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë përgatitje­s së kryerjes së krimit”, tha policia atëherë. Policia lokalizoi dhe hotelet në Podgoricë ku kanë qëndruar personat e dyshuar.

Sipas mediave greke Xhonatan Pajo nga Poshnja e Dimalit, rezulton një nga ekzekutorë­t më të rinj në tregun e “kontratave të vdekjes” me shtrirje nga Greqia në Mal të Zi. Në të dyja rastet kur emri i tij ka dalë i implikuar, ai rezulton bashkëpunë­tor i shtetasve nga Armenia, Gjeorgjia apo edhe nga Rusia. Burime bëjnë me dije se disa kohë më parë, në rrugë zyrtare është njoftuar për veprimtari­në e tij edhe policia shqiptare, e cila ka kryer kontroll në banesën e tij në Dimal

VRASJET NË GREQI

Në Greqi, Xhonatan Pajo dyshohet se në bashkëpuni­m me Savas Azoidhis 38 vjeç, Dhimitris Kiundov 40 vjeç, Ilias Eminidhis 28 vjeç të tre nga Gjeorgjia, Dhimitris Dhaskalaqi­s 20 vjeç nga Selaniku, Leonidhas Sofianov 40 vjeç nga Uzbekistan­i dhe Dhimitris Sengerov 33 vjeç nga Rusia ka në kryer 3 vrasje dhe 3 tentativa vrasje si dhe 1 rast shpërthimi eksplozivi. Policia greke ende nuk ka dalë në deklaratë zyrtare për shtyp, por sipas mediave greke bëhet fjalë për vrasjen e mafiozit të njohur grek Janis Skaftourou në prill 2022 dhe Vasilis Roumpetis e Dionisis Mouzakitis në qershor 2023. Tre tentativat e vrasjes janë ndaj një gjeorgjian­i në verën e 2023 dhe ndaj dy të afërmve të Skaftourou gjatë vrasjes së tij. Shpërthimi me eksploziv ndërkohë ka ndodhur në karburanti­n e djalit të Skaftourou, tregojnë mediat greke që iu kanë referuar policisë.

ATENTATET QË TRONDITËN GREQINË

Vrasësit thuajse përdorin të njëjtin model organizimi dhe ekzekutimi siç ndodhi atentatet e bujshme në vendin tonë. Policia greke dyshon që në qershorin e vitit që lamë pas, tre persona në zonë e Koridhalos, në të zbardhur, iu zunë pritë dy mafiozëve, më saktë njërit nga ish- specialët e Policisë greke i cili ishte kthyer në një kapobandë dhe të kunatit të tij. Nga ajo ngjarje kujtohet se autorët kishin përdorur një Ford të vjedhur, që më pas kishin kaluar nëpër zonën e Pireut për të kaluar përmes Athinës dhe për të djegur makinën në një tunel të autostradë­s. I njëjti mekanizëm kishte ndodhur edhe në vrasjen e mëhershme, por në atë ngjarje, ekzekutorë­t kishin qenë me një motor të bardhë, sërish të vjedhur dhe sërish u gjend i djegur. Por, emrat e grupit të ‘ vdekjes’ policia greke i ka hulumtuar tek atentati i ditëve të fundit, ku u vra një prej emrave më të njohur të “natës” në Greqi! Tashmë, në listën e këtyre vrasësve është edhe emri i një të riu shqiptar nga Dimali!

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania