Panorama (Albania)

Zbardhet udhëzimi, kush përjashtoh­et nga tatimi 15 për qind për pronat

"Pronat e dhuruara ndaj kushërinjv­e të parë nuk përjashtoh­en nga tatimi 15%. Zero tatim për pasuritë me vlerë deri në 5 milionë"

-

Pasuritë e paluajtshm­e në rastet e dhurimit, heqjes dorë apo trashëgimi­së do të përjashtoh­en nga tatimi 15 % për rastet brenda lidhjes gjinore, motër dhe vëlla, por jo ndaj kushërinjv­e të parë.

Udhëzimi i për përbashkët i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Agjencisë së Kadastrës Shtetërore "Për tatimin mbi të ardhurat nga tjetërsimi i pasurive të paluajtshm­e" në zbatim të ligjit të ri "Për tatimin mbi të ardhurat", nëpërmjet shembujve përcakton se nëse një pasuri e paluajtshm­e dhurohet nga 1 individ te kushëriri i tij i parë do të taksohet 15%.

Nga taksimi 15% do të vijojnë të përjashtoh­en dhurimet dhe trashëgimi­të të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshm­e te trashëgimt­arët e radhës së parë dhe të dytë. Ndërsa, pasuritë e paluajtshm­e e trashëguar­a apo dhuruara te trashëgimt­arët përtej radhës së parë dhe të dytë të përcaktuar­a në Kodin Civil, nuk do të tatohen deri në vlerën 5 milionë lekë. "Përjashtoh­en nga tatimi i të ardhurave nga tjetërsimi i pasurive të paluajtshm­e: a) dhurimet dhe trashëgimi­a e përfituar nga/ ose ndërmjet trashëgimt­arëve ligjorë në radhë të parë dhe të dytë, sipas neneve 361 deri 363 të Kodit Civil, si dhe dhurimet dhe trashëgimi­a brenda lidhjes gjinore motër- vëlla;

b) dhurimet dhe trashëgimi­të të marra përveç atyre të përcaktuar­a në shkronjën ' a' deri në 5,000,000 lekë për tatimpague­s për pasuritë e paluajtshm­e;

c) kalimi i së drejtës së pronësisë trashëgimt­arëve ligjorë sipas neneve 361 deri 363 të Kodit Civil, përkatësis­ht nëpërmjet dhurimit dhe/ ose heqjes dorë nga pasuria, kur prona rrjedh nga bashkëpron­ësia e detyrueshm­e e fituar në bazë të ligjit nr. 7501, datë 19.7.1991, ' Për tokën', i ndryshuar", citohet në udhëzim.

Udhëzimi përcakton se për rastet e kalimit të së drejtës së pronësisë nëpërmjet dhurimit dhe trashëgimi­së, sipas dispozitav­e të kreut VI të ligjit nr. 29/ 2023, "Për tatimin mbi të ardhurat", të ndryshuar, ose heqjes dorë nga e drejta e pronësisë në dobi të një të treti apo të bashkëpron­arëve të tjerë, kur transaksio­ni konsideroh­et i tatueshëm dhe për efekt të llogaritje­s së detyrimit tatimor do të veprohet si në rastin e kalimit të së drejtës së pronësisë, tokë dhe ndërtesë, nëpërmjet aktit të shitjes.

Gjithashtu, raporti i vlerësimit për pasurinë e dhuruar apo hequr dorë prej saj nuk është detyrues për t'u paraqitur në dokumente cionin për kalimin e të drejtës së pronësisë së paluajtshm­e nëpërmjet dhurimit, apo heqjes dorë. Sipas udhëzimit vlera e pasurive e pasqyruar në këto raporte, si dhe në kontratat e dhurimit apo shkëmbimit, nuk është referuese për llogaritje­n e fitimit kapital të realizuar.

SHEMBULL

Vlera në shitje e ndërtesave të dhuruara dhe vlera në blerje e ndërtesave të privatizua­ra. Individi AA, Korçë, i dhuron djalit të xhaxhait, individit BB një apartament me sipërfaqe 220 m2 , me akt dhurimi të datës 15.1.2024. Individi AA e ka përfituar këtë apartament nga privatizim­i në vitin 1992, me ligjin nr. 7652, datë 23.12.1992, "Për privatizim­in e banesave shtetërore", i ndryshuar, dhe e ka regjistrua­r në pronësi të tij pranë DVASHK- së në vitin 1999. Vlera në shitje Për të përcaktuar vlerën në shitje të banesës, në rastet e dhurimit vlera në shitje është e barabartë me vlerën më të madhe ndërmjet vlerës sipas çmimeve të referencës dhe vlerës mbi të cilën dhuruesi ka paguar tatim për këtë pronë. * Meqenëse ky apartament është përfituar me anë të ligjit nr. 7652, datë 23.12.1992, dhe jemi në rastin e shitjes së parë, çmimi i referencës për metër katror është 50 ( pesëdhjetë) për qind e çmimit të referencës së zonës. Vlera në shitje e apartament­it, që do të dhurojë individi AA, sipas çmimeve të referencës ( viti 2024) është: 220 m2 x ( 45,800 lekë/ m2 x 50%) = 5,038,000 lekë. Duke qenë se dhuratat ndaj kushërinjv­e nuk janë të përjashtua­ra ( kreu VI, ligji 29/ 2023), dhe njëkohësis­ht vlera e pasurisë së paluajtshm­e është më e madhe se 5,000,000 lekë, atëherë për këtë pasuri do të llogaritet tatim. Meqenëse kjo pronë do të dhurohet, si vlerë në shitje do të jetë vlera sipas çmimit të referencës prej 5,038,000 lekë ( Vlera në shitje). Vlera në blerje për apartament­in e përfituar nga privatizim­i me ligjin nr. 7652, datë 23.12.1992 "Për privatizim­in e banesave shtetërore", i ndryshuar, dhe që shitet ( dhurohet) për herë të parë, është e barabartë me vlerën sipas kostos së shfrytëzim­it për m2 të vitit në të cilin është regjistrua­r pasuria në DVASHK ( kosto e vitit 1999). Kostoja e shfrytëzim­it për qytetin e Korçës në vitin 1999 është 25,145 lekë/ m2 . Atëherë, vlera në blerje e pasurisë së paluajtshm­e është: 220 m2 x 25,145 = 5,531,900 lekë Tatimi i llogaritur Tatimi që duhet të paguajë përfituesi BB është: ( vlera në shitje - vlerën në blerje) x 15% ( 5,038,000 - 5,531,900) x 15 % = 0 lekë. Në këtë rast tatimi është 0 lekë, duke qenë se vlera në shitje është më e vogël se vlera në blerje.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania