Panorama (Albania)

Si llogaritet vlera në shitje e ndërtesave të përfituara nga heqja dorë

-

Individët AA, BB dhe Ç, me banim në qytetin e Kavajës, kanë në pronësi të tyre me nga 1/ 3 pjesë takuese secilit, një dyqan me sipërfaqe 90 m2 , të blerë në vitin 1995, me shumën gjithsej 900,000 lekë, shumë për të cilën është llogaritur dhe tatim. Viti i fitimit të titullit të pronësisë së kësaj prone për herë të parë është viti 1992. Në datën 20.03.2024, individi AA kërkon përpara noterit që të heqë dorë nga pronësia e tij në këtë dyqan dhe për këtë qëllim do të lëshojë dhe deklaratën noteriale. Kjo pronë, nga e cila është hequr dorë përfitohet në mënyrë të barabartë nga dy bashkëpron­arët e tjerë, individi BB dhe individi Ç. Pjesa e pronës nga e cila hiqet dorë është 1/ 3 e dyqanit, pra 90 m2 : 3 = 30 m2 Sipërfaqja e pronës që përfitohet nga individi BB dhe individi Ç është në mënyrë të barabartë, konkretish­t: oindividi BB dhe individi Ç, përkatësis­ht secili përfiton sipërfaqen: 30 m2 : 2 = 15 m2 Duke qenë se e ardhura nga heqja dorë është e tatueshme, individët BB dhe Ç, që përfitojnë pjesët takuese përkatësis­ht nga 15 m2 nga heqja dorë, para se të fitojnë titullin e pronësisë, duhet të llogarisin tatimin. Vlera në shitje Për të përcaktuar vlerën në shitje të dyqanit të pjesëve përfituese, përcaktojm­ë vlerën sipas çmimit të referencës së dyqanit për këto pjesë. Meqenëse viti i fitimit të titullit të pronësisë së kësaj prone për herë të parë është viti 1992, pra 31 vite të plota deri në datën e shitjes ( 20.03.2024), zbritja rezulton 1% 31 vite = 31%. Por, siç parashikoh­et në këtë udhëzim, kjo zbritje prej 1% e llogaritur për çdo vit të plotë nga fitimi i titullit të pronësisë së kësaj prone për herë të parë, nuk duhet të jetë më e madhe se 30% e çmimit të referencës, në këtë rast çmimi i referencës do të zbritet

SHEMBULL

me 30%. Vlera në shitje e pjesëve takuese të dyqanit që do të përfitojnë individët BB dhe Ç, sipas çmimeve të referencës ( viti 2024) është: oindividi BB 15 m2 x ( 51,000 lekë/ m2 - 30% * 51,000 lekë/ m2 )* 1.5 = 803,250 lekë oindividi Ç 15 m2 x ( 51,000 lekë/ m2 - 30% * 51,000 lekë/ m2 )* 1.5 = 803,250 lekë. Si vlerë në shitje për llogaritje­n e detyrimeve tatimore, do të konsideroh­et vlera sipas çmimeve të referencës, pra 803,250 lekë do të jetë vlera në shitje për individin BB dhe po 803,250 lekë do të jetë vlera në shitje për individin Ç. Vlera në blerje Vlera në blerje në këtë rast, duke qenë se dyqani është përfituar nga një kontratë blerje në vitin 1995, për shumën 900,000 lekë për të cilën është llogaritur tatim, për përcaktimi­n e pjesës takuese llogarisim sipas tabelës përbri shkrimit.

Në rastin e shitjes së pasurisë së paluajtshm­e, tokë dhe/ ose ndërtesë, të fituar me trashëgimi dhe vendime gjyqësore, si vlerë në blerje do të konsideroh­et: a) Kur ndërtesa dhe/ ose toka kanë vlerë sipas akteve noteriale ose të rivlerësim­it të regjistrua­r në DVASHK, para, gjatë ose pas regjistrim­it të dëshmisë së trashëgimi­së, si vlerë në blerje ( vlerë e zbritshme) do të merret vlera e ndërtesës dhe/ ose tokës sipas këtyre akteve, të regjistrua­r në DVASHK.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania