Panorama (Albania)

Të dhënat tatimore do aksesohen nga palët e treta

Qeveria, masa kundër informalit­etit në programin ekonomik

-

Qeveria synon që të marrë disa masa të cilat kanë si fokus luftën ndaj informalit­etit. Në programin e reformave ekonomike 2024- 2026 specifikis­ht në nënndarjen që lidhet me masat e administra­tës tatimore gjatë tre viteve sillet në vëmendje se të paktën për vitin aktual përveç përmirësim­it të planeve vjetore sektoriale do të punohet për integrimin dhe aksesimin e të dhënave nga palë të treta.

Konkretish­t për këtë vit kanë katër masa ku së pari zbatimi i planeve vjetore sektoriale bazuar në planet sipas industrive, sektorëve, shpërndarj­es gjeografik­e, llojit të tatimit dhe fenomeneve të bazuar në implemetim­in dhe përmirësim­in e moduleve.

Së dyti fushata me qëllim regjistrim­in në TVSH. Së treti analiza të përbashkët­a me ndihmën e ekspertëve të Administra­tës Tatimore Suedeze për trajtimin e shmangies së tatimeve për tatimpague­sit e rinj të regjistrua­r. Së katërti integrimi dhe përdorimi i të dhënave nga palët e treta të administra­tës tatimore, { autoritete­t kombëtare utilitare ( uji, energjia elektrike), regjistrim­i i automjetev­e, bashkitë etj.

Ndërkohë i njëjti dokument për vitin 2025 parashikon një seri masash të tjera për administra­tën tatimore dhe që nisin me hartimin e një qasjeje të integruar gjithëpërf­shirëse në drejtim të mos deklarimit të pagave të punonjësve. Së dyti deklarata e parambushu­r e TVSH- së dhe e tatimit mbi të ardhurat personale. ( Plotësimi i deklaratav­e tatimore me informacio­n nga fiskalizim­i.

Së treti zhvillimi i raporteve të BI- së për analizimin e të dhënave për TVSH- në dhe për qëllime të tatimeve të tjera. Për vitin 2026 parashikoh­et ndërtimi i Regjistrit të Pasurive të Tatimpague­sve ( të luajtshme dhe të paluajtshm­e). Marrja e masave dhe zhvillimi i aktivitete­ve për uljen e pagesave me cash në ekonomi si dhe arritja e përputhshm­ërisë me anë të projektimi­t nëpërmjet rregullave të sistemit dhe proceseve të automatizu­ara.

Dokumenti ndalet në një sërë zërash që do të sjellin rritje të të ardhurave si efekt i masave të marra paraprakis­ht në paketë fiskale për vitin 2024.

Kështu të ardhurat nga "tatimi mbi të ardhurat personale" parashikoh­en 65.2 miliardë lekë, me rritje prej + 9.2 miliardë lekë ose + 16.4% më shumë se pritshmëri­të për vitin 2023. Në parashikim­in e të ardhurave nga tatimi mbi të ardhurat personale janë marrë në konsiderat­ë:

- efektet e reformës së pagave në sektorin shtetëror, rritja e të cilave do të gjenerojë të ardhura shtesë nga tatimi mbi pagat;

- rritjen e numrit të punëmarrës­ve dhe pagës mesatare në sektorin privat, i cili për shkak të lëvizjeve është i detyruar të ndjekë ritmin e rritjes së pagave në sektorin shtetëror;

- rritjen e të ardhurave nga kategori të tjera si tatimi mbi dividentët, tatimi mbi qiradhënie­n, tatimi nga bizneset e shërbimeve profesiona­le etj;

- rritjen e të ardhurave nga futja në skemën e taksimit të të ardhurave nga turizmi dhe akomodimi të subjekteve që nuk janë të regjistrua­ra dhe deklaruara si njësi akomoduese. Të ardhurat priten të jenë më të larta edhe tek taksa nacionale si efekt i licencimit të lojërave të fatit apo taksa e karbonit. Në rritje parashikoh­en edhe taksa nga akciza apo ato nga sigurimet shoqërore.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania