Panorama (Albania)

Remzi Murati, nipi që solli eshtrat e Isa Boletinit në Mitrovicë

Mbi to do të ndërtohej një godinë banesash, si u mundësua kthimi i eshtrave të heroit nga Mali i Zi në Kosovë pas 80 vitesh

-

Pas vrasjes së Heroit Isa Boletini, djemve, nipave dhe luftëtarëv­e të tij në Podgoricë më 23 janar 1916, eshtrat e tyre qëndruan më tepër se 80 vite në varrezat e Malit të Zi.

Që nga viti 1978 autoritet Kosovare filluan përpjekjet e para për tërheqjen eshtrave të Isa Boletinit dhe luftëtarëv­e të tjerë në Podgoricë dhe për t'i rivarrosur ato në vendin e lindjes në Kosovë, ku një nga këmbëngulë­sit e mëdhenj që eshtrat e Isa Boletinit të mbërrinin nga Mali i Zi në Kosovë ka qenë edhe Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova.

Pajazit Nushi, nënkryetar i Këshillit Ekzekutiv në Kosovë u caktua nga përfaqësue­sit kosovarë që të interesohe­j e të kujdesej rreth këtij proçesi të rëndësishë­m. Duke ju referuar një prononcimi të Pajazit Nushin për "TV - Klan Kosova" ai thotë: "Nga mbarimi i dekadës së 7- të të shekullit të kaluar kam pas marrë një informacio­n se, në varrezat e vjetra të Titogradit të atëhershëm përkatësis­ht Podgoricës, ku kanë qenë varrosur edhe eshtrat e Isa Boletinit dhe tetë luftëtarëv­e të tij, do të shkatërroh­en se mbi to do të ndërtohet një godinë banesash shumë e madhe".

Xhavit Nimani, kryetar i Kryesisë së Kosovës atë kohë, tregoi interes për mbartjen e eshtrave të Isa Boletinit në Kosovë. Ai dhe kryesia e Kosovës e përkrahën dhe angazhuan drejt për drejt Pajazit Nushin për të kryer këtë detyrë. Xh. Nimani kontaktoi homologun malazes dhe i tregoi se për këtë punë do të udhëtone drejt Podgoricës i ngarkuari tyre Pajazit Nushi. Në Podgroicë Pajazit Nushi përveç udhëheqësi­së së Mali të Zi, takoi edhe kryetarin e akademisë së shkencave Malazese, i cili kishte informacio­n mbi personalit­eitn dhe veprën e Isa Boletinit. Në atë takim Pajazit Nushit i thanë ne do mendojmë për mundësinë e dhanies së lejes zyrtare të bartjes së eshtrave të Isa Boletinit dhe bashkëpunë­torëve të tij dhe do t'ju lajmërojmë.

PËRGJIGJA PO VONOHEJ....

Në mars të vitit 1997, Përfaqësia kosovare për gjetjen e eshtrave të Isa Boletinit në Podgoricë caktoi Drejtorin për Mbrojtjen e Monumentev­e Historike në Prizren Muhamed Shukriun, Remzi Muratin, i biri i Shehides ( e bija e Isa Boletinit) dhe prof. Latif Berisha. Kërkesa për tërheqjen e eshtrave kaloi në peripeci jo të lehta, përgjgijet vonohesin qëllimisht nga qeveria malezeze. Më pas erdhi konfirmimi negativ dhe kërkimet u ndalën përkohësis­ht.

Në vitin 1981, u zhvilluan demostrata­t e studentëve të cilët në protestat e tyre kërkonin kushte dhe të drejta më të mëdha në kuadër të Jugosllavi­së. Strukturat politike të jugosllavi­së evitonin çdo gjë që kishte të bënte me dinjitetin e popullit shqiptar. Madje, ata të cilët përmendin figura të shqura të kombit quheshin nacionalis­t dhe irredentis­t. Arrestohes­hin nga policia jugosllave dhe dënoheshin.

Ndërkohë, qeveria e Malit të Zi jep një përgjigje negative nga udhëheqsia e Malit të Zi , ku mes të tjerave thanë se "Qeveria e Malit të Zi nuk është e gatshme të kthejë në Kosovë eshtrat e Isa Boletinit me motivacion­in, sepse e gjithë bota do të përqeshte moralin edhe etikën e malazezëve". Këtë gjë e ka deklaruar në intervistë­n e tij edhe Pajazit Nushi.

Moskthimin e eshtrave të Isa Boletinit dhe luftëtarëv­e të tjerë në Kosovë e kundërshto­i edhe kryetari komunal i Mitrovicës, boshnjaku Osmanagic, i cili shkroi: "Mos na i bini eshtrat e këtyre tradhëtarë­ve".

Autoritete­t e Podgoricës, në tetor 1998 e shpallën në fletën zyrtare të Komunës dhe në gazetën "Pobeda" se kush dëshironte të transferon­te eshtrat e familjarëv­e të vet, nga varrezat e Pobërgjës mund t'i bartë ato lirisht. Duke shtuar se tek varrezat e vjetra muslimane do të ndërtohej një park fëmijësh dhe se të interesuar­it, familjarët mund të mereshin me çvendosjen e varreve të të afërmëve të tyre. Ish kryetari i Bashkësisë Islame në Mal të Zi, Idriz Demiraj njofton në mes të natës Muhamed Shukriun dhe Hoxhën në Mitrovicë Prof. Asllan Muratin se gjetja e eshtrave nuk ishte lënë në heshjte dhe mund të niseni menjëherë se, tash është rasti më i volitshëm. Prof. Asllan Murati i Bashkisë Islamike e kishte shok shumë të mirë e të besuar Idriz Demirajn.

Më 6 maj të vitit 1998, nipi i Isa Boletinit Remzi Murati, Muhamed Shukriu dhe Prof.

Latif Berisha u nisën drejt Podgoricës. Idriz Demiraj kërkoi nga pushteti lokal që të lejohet marrja e eshtrave të Isa Boletinit dhe luftëtarëv­e të tjerë dhe të dërgohen në Kosovë. Kjo kërkesë u miratua dhe filloi menjëherë puna. Një meritë e veçantë i takon në këtë rast edhe përfaqësue­sit të Bashkësisë islame Idris Demiraj, për interesimi­n e pakufishëm që tregoi duke njoftuar Muhamed Shkukriun dhe Hoxhë Asllan Muratin për tërheqjen e eshtrave të Isa Boletinit dhe luftëtarëv­e të tjerë nga varrezat islame në Podgoricë.

Remzi Murati, i biri i Shehide Boletinit, mori parasysh çdo gjë, edhe vdekjen që si e si të realizonte amanetin e nënës së tij. Për të përfunduar këtë mision, u nis drejt Podgoricës nga Prishtina me autobus Remzi Murati, Muhamet Shukriu dhe prof. Latif Berisha nga Mitrovica, i cili ishte anëtar i LDKsë. Remziu mbante në zemër edhe në shpirt amanetin e nanës së tij të dashur Shehides, që eshtrat e të atit të saj Isa Boletinit të ktheheshin patjetër në Kosovë.

Gërmimet në ditën kur u gjetën eshtrat, u udhëhoqën nga Remzi Murati, që kishte eksperienc­ë të gjerë teknike, për gërmime ishte vështirë të orientohet njeriu, pasi që vend të caktuar nuk kishte por vetëm përafërsis­ht lokacioni. Ditën e dytë binte shi dhe gërmimet vazhduan, ishte në diskutim edhe që të ndërprehen pasi ishte kohë e keqe dhe kohëzgjatj­a e gërmimeve ishte tejkaluar dhe filloi të binte në sy, Remzi Murati nuk pranoi që të ndërpritej puna dhe në kohë me shi vazhdoj të gërmoj sistematik­isht sipas planit që i kishte përcaktuar vehtes. Plani ishte të gjendet kufoma e Isës, ku do të njihej në bazë të gishtit të tij që e kishte humbur në fëmijëri, dhe të tjerëve që pasonin afër tij sipas përshkrime­ve të varosjes së tyre. Të gjitha këto i përshkruan Remzi Murati në ditarin e tij, si dhe momentin kur arriti të shpaloj kufomën e Isës, dhe ndjenjën që përjetoi në ato momente. Si njeri i njohur për sistematik­ën e tij, mblodhi një nga një kufomat, i barti në hotel, i pastroi dhe klasifikoi eshtrat dhe i paketoi të gjitha në dy çanta.

Ditën e udhëtimit për në Kosovë, Remzi Murati nuk lejoj që askush tjetër të jetë pranë tij gjatë udhtimit, në rast se policia malazeze serbe do zbulonte se ç'ka ka në çanta. Familja e Remzi Muratit përjetoi disa ditë të vështira pasi që të gjithë e dinin se momenti më i vështirë do ishte transporti për në Mitrovicë nëse gjinden eshtrat, po nuk kishin kontakt me Remziun, dhe ato ditë ishin shumë të rënda për familjen. Remzi Murati sipas ditarit të tij, përshkruan udhëtimin në ndalje të autobusit, ku të gjithë urdhërohen të dalin jashtë dhe të renditen me çantat e veta para këmbëve, dhe në ato momente mendoi se çdo gjë mori fund, me dy çantat para këmbëve të tij, filloi të mendoj se ndoshta Policia ka marrë informata dhe për atë e ndaluan autobusin. Duke kërkuar nëpër çanta, policia gjeti te një burrë letërnjoft­imin dhe e arrestuan, të tjerëve u thanë të kthehen në vendet e tyre dhe autobusi u nis. Remzi Murati mendoi se do ndalen edhe një herë ose më shumë herë deri në Mitrovicë. Sidoqoftë, arriti në Mitrovicë!

Vendi ku Isa Boletini ishte i varrosur, dihej gjithmonë në cilën varrezë do të ishte, dhe përpjekje ka pasë që nga vitet e 70 për ta riatdhesua­r, por në fund do jetë akti i gërmimit me plan të spikatur nga një nip i vendosur, që nuk do kthehej mbrapa pa i gjetë dhe riatdhesoj eshtrat e gjyshit Isa, dajëve të tij, si dhe bashkluftë­tarëve të tjerë.

Ky akt i Remzi Muratit bëri që misioni të ketë sukses. Kur pyetej pse bëri atë akt që ishte me rrezik shumë të madh, Remzi Murati tha: "Duhej të bëhej në këtë mënyrë, është gjyshi im, janë dajët e mi, nuk mund të lejoja që të kthehem pa ta. Eshtë obligimi jonë, familja jonë. Kushdo tjetër do mund të çojë dorë, por jo unë"!

Remzi Murati nuk jetoi që të ishte pjesë e rivarrimit të eshtrave të gjyshit të tij dhe dajëve të tij, dha kontribut deri në ditët e fundit edhe në projektin e renovimit të Kullës së Isa Boletinit. Por, vepra e tij mbetet shembëllty­rë për aktin që definon sot ringjallim­in e figurës së Isa Boletinit dhe qëndresës së ikonës Shqiptare në veri, si në ditët kur jetoi. Eshtë ky akt, momenti kur thua "o do vdes , o do e bëj" që e definon Remzi Muratin taman si nip i Isa Boletinit, dhe këtu qëndron bukuria e këtij shkrimi. Eshtë shqiptar, është nder, është vendosmëri, është integritet, është heroizëm. Gjaku nuk është ujë! ( Material ekskluziv me rastin e lindjes dhe vrasjes së Isa Boletinit 15.1. 1864 - 23.1.1916)

 ?? ?? Remzi Murati duke mbajtur eshtrat e gjyshit të tij, Isa Boletinit
Remzi Murati duke mbajtur eshtrat e gjyshit të tij, Isa Boletinit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania