Panorama (Albania)

Rrëfen piloti që shokët i flasin me qesëndi "Gjeneral" Koço Biku, i fundmi hero zyrtar i Aviacionit Luftarak Shqiptar

Historia e pilotit më të vjetër, protagonis­t i të gjitha operacione­ve për kapjen e shkelësve të hapsirës ajrore

-

Me një trup prej atleti dhjetëgari­st, piloti Koço Biku, me flokët e krehur gjithnjë lart dhe fytyrë simpatike të ngjashme me atë të aktorit të filmave epikë hollivudia­në, Steve Rives, ka një staturë që piktorët e kërkojnë të pozojë për të realizuar në tablo të mëdha "Pilotin Shqiptar".

Ai edhe sot e kësaj dite është një trup i drejtë dhe i madh, si për të thënë se brenda tij rreh një zemër e madhe. Me moshë është shumë fare pranë një shekulli. Koço Biku, kjo figurë e shquar e aviacionit tonë, ky hero real i kësaj arme, ky pilot i madh që fluturoi me të gjithë tipat e avionëve që pati vendi ynë është një arkivë e gjallë e historisë së aviacionit, një njeri i ditur, që e duan të gjithë, e që të gjithë thonë se e kanë shok dhe mik. Në kohën kur nuk jetojnë më pilotët që dikur u përballën me shkelësit e hapësirës ajrore të Shqipërisë si Kosta Dede, Anastas Ngjela, Gezdar Veipi e Mahmut Hysa, Koço Biku është i vetmi i gjallë nga heronjtë zyrtarë që ka aviacioni ynë, në Historinë e tij. Është paksa vështirë ti marrësh atij një iontervist­ë për median, megjithëse është shumë dashamirës kur flet spontanish­t me të. Është nga ato karaktere që e ka bezdi ti përmendësh lavdinë e dikurshme kur njihej si një nga pilotët më të mirë të aviacionit shqiptar. Jo po të fillojmë tani, kur ishim në Dardanele, qesëndis me shpoti teksa i kërkon të tregopjë diçka nga fluturimet e dikurshme. I tillë është Koço Biku me një jetë të gjatë dhe një karierë të suksesshme në profesioni­n që e ka dashur sa dhe jetën. Po çfarë rrëfen ai kur mundohemi ti vjelim ndonjë përjetim nga koha e asaj sfide të jashëtzako­nëshme...

Zoti Koço, fillimisht deshëm të dijmë diçka për atë si u lidh jeta juaj me aviacionin?

Krijimi i armës së aviacionit në vitin 1951 dhe pajisja e vendit tonë me avionë reaktivë në vitin 1955, krijoi mundësinë që të shikonim avionët shqiptarë në qiellin e vendit tonë e njëkohësis­ht ne adoleshent­ëve dhe të rinjve të asaj kohe na zgjonte ëndrra për të fluturuar e për t'u bërë pilotë. Isha shumë i ri kur shkova nga Korça në vitin 1959 për të nisur rrugëtimin për pilot në skuadrilje­n mësimore, në regjimenti­n "Peza" në Kuçovë. Nuk ishte krijuar ende Shkolla e Aviacionit dhe në regjimenti­n e Kuçovës po provohej përgatitja e kursantëve për pilotë. Pas fluturimev­e në avionët me helikë, në maj 1960 filluam programin për avionët reaktivë "MIG- 15", por në verë ky program u ndërpre dhe bashkë me të tjerë na dërguan në ish- Bashkimin Sovjetik. Si pasojë e ndërprerje­s së marrëdhëni­eve midis dy vendeve në shtator 1961 u kthyem në atdhe.

Ishim disa vetë që i kishim ndërprerë studimet në ishë

shtator të vitit 1969, së bashku me një efektiv të kompletuar pilotësh, inxhinierë­sh e teknikësh u nisëm në Kinë për përvetësim­n e këtij tipi avioni me të cilin së shpejti do të pajisej ushtria jonë. Pilotët që u përgatitëm për këtë avion në Kinë ishim- Mahmut Hysa, Gezdar Veipi, Anastas Angjeli, Serafin Shegani, Bilal Josa, Andrea Toli, Dhori Zhezha, Agron Daci, Bardhi Lubonja, Petrit Bebeci, Vangjel Koroveshi dhe unë.

Bashkimin Sovjetik dhe të gjithë së bashku i vazhduam ato në Shkollën e Aavicionit në Vlorë.

Në 3 nëntor të vitit 1963, u titullova oficer dhe u diplomova si pilot gjuajtës- bombardues me avionët reaktivë "MIG- 15".

Ju keni fluturuar edhe me avionët reaktivë "MIG17F", por më pas edhe me avionët supersonik­ë "MIG19" dhe "MIG- 21" për shumë vite. Ku u përgatitët për këta tipa avionësh dhe si vazhdoi ecuria juaj në karrierë?

Ka qënë një kohë interesant­e, plotë vrull e dëshira të zjarrta. Të ishte pilot, kjo do të thoshte shumçka për një djalë të porsashkol­luar, por jo vetëm. Pas mbarimit të studimeve u caktova në regjimenti­n e Rinasit, i cili nuk kishte avionë "MIG- 15", avionë për të cilët kisha mbaruar shkollën, pasi Rinasi kishte një skuadrile me avionë supersonik­ë "MIG19PM" dhe një skuadrile të re, të adhur nga Kina në vitin 1962 MIG- 17F. Unë fillimisht u përgatita për të bërë kalimin në avionët MIG- 17F dhe në fillim të vitit 1966 në avionin supersonik MIG- 19. Ishim një grup pilotësh të rinj që ishim vlerësuar për rezultatet e arritura që bëmë "kalimin" në këtë avion supersonik si

Bardhyl Lubonja, Ahmet Sulejmani, Roland Sofroni, Sefedin Tomçini e Mustafa Gjokutaj.

Pra, fillimisht keni fluturuar me suberstoni­k sovjetik, ndërkohë që flotës tonë ajrore aty nga fundvitet ' 60 ju shtuan dhe avionët kinezë...

Në vitin 1969, shteti ynë vendosi të sillte nga Kina avionë të tjerë më modernë, i niveleve të krahasuesh­me me avionët e këtij lloji që kishin fqinjët e rajoni, sikurse ishte "MIG- 21", një avion gjuajtës- kapës i shpejtësiv­e e lartësive të mëdha që fluturonte deri në lartësine 21.500 metra e arrinte dy herë shpejtësin­ë e zërit. Në shtator të vitit 1969, së bashku me një efektiv të kompletuar pilotësh, inxhinierë­sh e teknikësh u nisëm në Kinë për përvetësim­n e këtij tipi avioni me të cilin së shpejti do të pajisej ushtria jonë. Pilotët që u përgatitëm për këtë avion në Kinë ishim- Mahmut Hysa, Gezdar Veipi, Anastas Angjeli, Serafin Shegani, Bilal Josa, Andrea Toli, Dhori Zhezha, Agron Daci, Bardhi Lubonja, Petrit Bebeci, Vangjel Koroveshi dhe unë. Në vitin 1970, pas krijimit të skuadrilje­s së avionëve "MIG- 21" në Rinas, unë u caktova në komandën e Aviacionit si inspektor i kësaj komande, krahas pilotit të shquar Anastas Ngjela, pilot i "MIG21", njeri i thjeshtë e modest, i aftë e plot dije.

Në atë detyrë jam larguar nga fluturimi, aviacioni dhe ushtria. Ky ka qënë një moment shumë kritik e emocionues për mua. Pas gjithë matyre viteve mes aviatorësh e fluturimes­h, më në fund duhej t'u thoshja mirupafshi­m aerodromev­e dhe miqve e shokëve të armës aviatorëve..

Një nga ngjarjet më mediatike është ajo e kapjes dhe uljes në aerodromin e Rinasit e një avioni të ishJugosll­avisë së atyre viteve, ku edhe ju keni qenë protagonis­t. A ju kujtohet ende ajo histori?

Aviacioni Luftarak Shqiptar në vite është përballur disa herë me rastet e shkeljeve të hapësirës ajrore dhe falë gadishmëri­së së lartë që kishte aviacioni shkelësit janë detyruar të ulen në aerodromet tona. Pilotë të shquar si Kosta Dede, Anastas Ngjela, Mahmut Hysa e të tjerë kishin dhënë kontribut të shquar në realiaimin e këtyre detyrave. Dita kur mu dha rasti të provoj në "luftë" aftësinë si pilot i avionit "MIG- 19" është 21 kor

 ?? ?? Koço Biku me veteranë të aviacionit
Koço Biku me veteranë të aviacionit
 ?? ?? Koço Biku
Koço Biku
 ?? ?? Koço Biku para një fluturimi
Koço Biku para një fluturimi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania