Panorama (Albania)

Piloti që ka fluturuar me të gjitha llojet e supersonik­ëve Ju rrëfej fluturimet në rastet e shkeljeve ajrore

"Është krenari që kanë rezultuar të gjitha të suksesshme"

-

riku i vitit 1967, ku unë kam qënë pjesë e efektivit që realizoi kapjen e një avioni të ish- Jugosllavi­së, ndoshta i vetmi rast i përballjes direkte me një avion ushtarak në hapësirën tonë ajrore.

Një ditë më parë ngjarjes, më datë 20 korrik regjimenti i Rinasit realizoi fluturime natën që si rregull mbaronin disa orë pas mesnate. Personlei ikën në shtëpi dhe të nesërmen kthehen vonë në punë. Në repart qëndrojnë efektivët e shërbimit, pilotë e teknikë dhe ndonjë pilot që ka "përtuar" të shkojë në shtëpi si Mahmut Hysa, ish- komandant i grupit ajror dhe ka vendosur të flejë te "Gadishmëri­a Roje", ( ndërtesa ku qëndronte efektivi pilot e teknik, që kryente shërbimin e quajtur "Gatishmëri­a" në çdo ditë të vitit).

Në mëngjesin e 21 korrikut, ndërmjet orës 7: 00- 7: 30 të mëngjesit, së bashku me komandanti­n Mahmut Hysa dëgjuam një zhurmë avioni, që piloti me eskperienc­ë Hysa e dalloi si zhurmë e një avioni të huaj dhe instiktivi­sht bërtiti me të madhe: "Njëshi! Njëshi!", një fjalë kjo e njohur prej të gjithëve si një urdhër për ngritjen e çiftit të avionëve në ajër.

Mahmut Hysa nuk ishte fare me shërbim, kështu që vajtja për te avioni nuk ishte fare detyrë e tij, por ai vrapoi drejt avionit të parë, ndërkohë që unë vrapova dhe hypa në avionin e dytë. Në gadishmëri­në roje rrinin katër avionë avionë supersonik­ë "MIG- 19", dy që quheshin të "vijës së parë" dhe dy "të vijës së dytë".

Menjëherë lidha parashutën e njëkohësis­ht lëshova motorrët e avionit, pasi "MIG- 19" ka dy të tillë, por ndërkohë që hedh sytë nga Mahmut Hysa, që normalisht do të ishte komandanti i ciftit tonë, por shoh se atje një farë ngecjeje. Motorët e avionit të parë nuk u lëshuan menjëherë, kështu që Koço dola i vetëm në pistë dhe u ngrita në ajër. Nuk kisha idenë se çfarë lloj avioni ishte apo edhe se sa mund të ishin, deri sa u lidha dhe informova edhe nga Vendkomand­a Qëndrore. Për dy minuta isha përballë avionit jugosllav.

Ndërkohë që "poshtë" atje te gadishmëri­a, njerëzit nxitonin të gjenin defektin e të lëshonin edhe një herë motorët e avionit të Mahmut Hysës, i cili më në fund arriti të ngrihet. Një tjetër pilot, Gezdar Veipi, "fluturon" me vrap për të një nga avionët e vijës së dytë, i pa veshur me kostumin e mbingarkes­ave, e gjithashtu ngrihet në ajër. E rrethuam nga të gjitha anët avionin e huaj dhe të tre e detyruam të ulej në aerodromin tonë.

Ishte një avion i tipit "F 84G Thunderjet" i prodhimit amerikan, i ngjashëm me avionin tonë "Mig 15". Piloti quhej Bozhidar Vojeviç dhe ishte 23- 24 vjeç, afërsisht të njëtën moshë me mua. Piloti jugosllav tregoi se kishte humbur, por për aviacionin tonë ai ishte një shkelës i hapësirës sonë ajrore.

Ai qëndroi disa ditë në Rinas, në Hotelin tonë të oficerëve, në kushte e ushqim si ato tonat, deri sa, sipas rregullave, avioni carmatoset dhe drejtohet nga një pilot tjetër për t'u larguar. Në ditët e qëndrimit të pilotit jugosllav, Bozhidarit në Rinas, si shumë të tjerë edhe unë i shkova për një vizitë si koleg në dhomen ku qëndronte dhe i dhurova një paketë duhan "Diamant", më të mirat që kishte në ato vite vendi ynë, por nuk i thashë se isha një nga pilotët që e kapën atë në ajër. Mendova se një gjë e tillë do ti dukej e sikletëshm­e në mos poshtërues­e apo fyese, gjë që nuk ishte aspak në etikën tonë. Ne ishim mbojtjës të hapësirës ajrore dhe kjo ishte e mjaftueshm­e që të kuptonte ai dhe të tjerë.

Koço me modestinë e tij çarmatosës­e të le pa fjalë dhe kjo është një pjesë krejt e natyrshme e personalit­etit të tij. Me thjeshtësi­në e tij, me mungesën e dëshirës për të nxjerrë veten në pah, të kujton diçka nga George Oruelli te "Ferma e Kafshëve", ku ai shkruan se derrat sunduan me parrullën "Të gjithë janë të barabartë, por disa janë më të barabartë se të tjerët". Gjithë jetën e tij, "inspektori i aviacionit" nuk diti e as nuk deshi të jetë "pak më i barabartë se të tjerët", por ishte gjithmonë një njeri e shok i sjellshëm siç ishte edhe kërkues e rigoroz, nuk flet vend e pa vend për aviacionin, për heroizmin, vuajtjet dhe peripecitë, e ca më pak për trimëritë e tij, që ai i pati e tregoi kur duhej. Në fund, duke dashur të bëj shaka e pyeta se "si i dukej vetja që gjithë jetën është një nga heronjtë zyrtarë që ka pasur aviacioni?"

Buzëqesh pak e më thotë qetë- qetë, ashtu si gjithmonë. "Eksperienc­a e shumë viteve në aviacionin tonë, ka treguar se të fluturosh me avionët luftarakë do të thotë që pavarësish­t përvojës dhe përgatitje­s që kanë pilotët, me raste është e pamundur të shpëtosh avionin e as veten. Por, asnjë pilot përgjatë viteve nuk u tërhoq nga fluturimi dhe kryerja e detyrave. Kjo tregon se gjithë pilotët janë heronj- thotë Koço, ndërsa dëshmorët e kësaj arme kanë qënë heronjtë më me pak fat".

Pilotë të shquar si Kosta Dede, Anastas Ngjela, Mahmut Hysa e të tjerë kishin dhënë kontribut të shquar në realiaimin e këtyre detyrave. Dita kur mu dha rasti të provoj në "luftë" aftësinë si pilot i avionit "MIG- 19" është 21 korriku i vitit 1967, ku unë kam qënë pjesë e efektivit që realizoi kapjen e një avioni të ishJugosll­avisë, ndoshta i vetmi rast i përballjes direkte me një avion ushtarak në hapësirën tonë ajrore.

 ?? ?? Gëzdar Veipi, Mahmut Hysa dhe Koço Bihiku, avjatoret qe kapen avjonin serb
Gëzdar Veipi, Mahmut Hysa dhe Koço Bihiku, avjatoret qe kapen avjonin serb
 ?? ??
 ?? ?? Koço Biku me dy kolegë në aerodrom
Koço Biku me dy kolegë në aerodrom

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania