Panorama (Albania)

Shpopullim­imasiv,drama mëemadhees­hqiptarëve nëshekulli­nxxi

-

Shpopullim­i i Shqipërisë është një nga sfidat më të mëdha të shekullit në të cilin jetojmë. Sipas INSTAT, në 1 janar të vitit 2023, popullsia e vendit ishte 2,761.785 banorë dhe u zvogëlua në 1,1 % në krahasim më popullsinë e 1 janar, 2022. Piku më i lartë shfaqet në vitin 2022, ku u larguan nga vendi 46,460 rezidentë, ose 10 % më shumë se në vitin 2021. Po sipas INSTAT, çdo vit largohen nga vendi rreth 42,000 rezidentë shqiptarë, pra nga viti 2012 deri në vitin 2022, janë larguar nga Shqipëria plot 420,000 rezidentë. Me fjalë të tjera, përgjatë çdo viti të dekadës së fundit, një qytet me 40,000- 42,000 banorë, u fshi nga harta e Shqipërisë, duke qenë se kjo është një shifër një popullsi demografik­e mesatare e qyteteve tona. Pra, bashki të tilla si: Mallakastr­a, Librazhdi, Mati, Cërriku, Belshi, Vau i Dejës apo Vora, të cilat kanë një popullsi rreth 40,000 banorë janë asgjësuar nga harta e Republikës se Shqipërisë, nga viti në vit. E shprehur më thjeshtë, çdo vit ne kemi humbur nga një bashki dhe kjo është ulëritëse. Kjo analizë induktive bëhet mbi të dhënat zyrtare të INSTAT, imagjinoni se sa e frikshme duhet të jetë situata reale në terren e shpopullim­it demografik. Fatkeqësis­ht, do vijë një situatë e tillë kur nuk do të kemi jo vetëm banorë rezidentë, por as votues. Popullsia totale e Republikës së Shqipërisë në vitin 2022 ishte 2,7 milionë banorë, më një rënie 1.3 % krahasuar me vitin 2021.

Efektet më të mëdha të migrimit dhe shpopullim­it janë më të dukshme në zonat dhe komunitete­t rurale. I pamatë është shpopullim­i i fshatrave në Shqipëri, nga veriu në jug të vendit ku dhjetëra e mijëra banorë kanë braktisur shtëpitë dhe trojet e tyre. Aq i madh ështe shpopullim­i saqë ai po ndikon jo vetëm në shkretimin e fshatrave dhe zbrazjen e komunitete­ve rurale, por edhe në tkurrjen e qyteteve të vogla e të mëdha, siç janë Elbasani, Dibra, Fieri, Shkodra, Patosi, Kukësi, etj. Një tregues i ekosdit të madh rural përgjatë viteve të fudnit, është edhe rënia drastike e numrit të nxënësve në shkolla. Nga veri në jug, mund të gjesh shkolla të mbyllura ose me klasa kolektive të nxënësve nga klasa e parë në klasën e 6- të. Shumë shkolla fillore në vend u mbyllën për shkak të mungesës së nxënësve dhe lindshmëri­së së ulët në këto zona. Në fillim të vitit akademik 2023- 2024, rreth 53,000 nxënës më pak u regjistrua­n në ciklin e e mesëm. Kurse numri i studentëve të ulur në auditoret shqiptare

ishte 220,000 më pak se 15 vjet më parë. Është alarmante rënia drastike e numrit të nxënësve dhe studentëve për një popullsi sa popullsia jonë. Shkolla në fshatin Shtëpez në bashkinë e Gjirokatrë­s kishte vetëm një nxënës, Diljani i cili ishte në klasë të parë dhe shoqen e vetme në klasë kishte gjyshen e tij 80 vjeçare që qëndronte me të në klasë gjatë procesit mësimor. Në fakt, shpopullim­i i një vendi është në simbiozë të plotë me migrimin human i cili është largimi i njerëzve nga një vend në tjetrin, nga një shtet në tjetrin. Migrimi në vetvete tregon modelin e një bote që po ndryshon në aspektin politik, gjeografik dhe demografik. Migrimi sendërtohe­t në fakt në zemrën e ndryshimev­e ekonomike, sociale e kulturore të shqiptarëv­e që nga vitet ’ 90 e këtëj. E ndodhur në qendër të Ballkanit, asnjë vend nuk ështe prekur përgjatë 3 dekadave nga emigrimi/ migrimi më shumë se Shqipëria. Pas rënies së komunzimit në 3 vitet e para, pra përgjatë viteve 1990- 1993, rreth 200,000- 300,000 shqiptarë u larguan nga vendi duke emigruar kryesisht në Itali dhe Greqi. Rritja e popullsisë së Shqipërisë, ishtë një ndër më të shpejtat në Europë gjatë ko

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania