Panorama (Albania)

Çelsi i vendos çmimin, Broja kushton 50 milionë paund

Por sulmuesi këmbëngul të qëndrojë në "Stamford Bridge"

-

Pas futjes së Uolvesit në garë për shërbimet e Armando Brojës në merkaton e janarit, duket se Çelsi i ka rritur pretendime­t për kartonin e sulmuesit të talentuar.

Të mërkurën, "The Guardian" shkruante se "ujqërit" e kanë identifiku­ar sulmuesin 22- vjeçar si një objektiv në merkaton e këtij muaji. Uest Hemi dhe Fulhami janë dy klubet që janë interesuar më herët për shërbimet e sulmuesit shqiptar. Por "Mail Sports" shkruante dje se Marko Silva mbetet i interesuar për talentin e Mauricio Poçetinos, pavarësish­t futjes në garë të Uolvesit. Duke parë një konkurrenc­ë kaq të lartë, krizën me numrat në sulm këtë sezon për shkak të dëmtimeve, por edhe potenciali­n dhe besimin që kanë te Broja, Çelsi nuk kërkon më 30 milionë paund për ta shitur kartonin e produktit të akademisë së tyre, por e lë atë të lirë vetëm në rast se mbërrin një ofertë 50 milionë paund. Broja ka shënuar vetëm një gol për Çelsin në 13 ndeshje këtë sezon në Premier Ligë, pikërisht kundër Fulhamit, por e ka gjetur rrugën e golit edhe në Kupën FA, kundër Prestonit në raundin e tretë. Për herë të parë pas shumë kohësh, duket se Çelsi është i hapur për ta shitur futbollist­in që ka një kontratë deri në vitin 2028 në "Stamford Bridge". Megjithatë, "Mirror" raporton se pavarësish­t vullnetit të klubit që ka ndryshuar, Broja është i vendosur për të qëndruar në shtëpinë e tij dhe treguar se ka të gjithë potenciali­n për të qenë një sukses në klubin e tij të zemrës. Trajnerit Poçetino pritet që të ketë Kristofer Nkunkunë në dispozicio­n këtë javë, i cili rikthehet në stërvitje pas një tjetër dëmtimi. Francezi u dëmtua rëndë në gju në fazën përgatitor­e, pak ditë pasi ishte transferua­r në Londër nga Lajpcigu dhe mundi të rikthehet vetëm në fund të muajit të shkuar. Por ai u detyrua të shkojë edhe një herë në infermieri dhe duke lërë zbuluar repartin e avancuar.

fond limit 5,000,000 Lekë”.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania