Panorama (Albania)

Pep mbush 53 vjeç, arkitekti i Sitit është një makineri rekordesh

-

Pep Guardiola, trajneri më i suksesshëm i të gjitha kohërave te Mançester Siti, dje mbushi 53 vjeç. Statistika­t e fituesit të 16 trofeve të mëdha deri më tani me "qytetarët", po pasurohen vit pas viti, ndërsa ai po thyen rekorde dhe vendos standarde të reja në futbollin anglez. Sajti zyrtar i klubit kampion bote ka renditur disa nga arritjet e pabesueshm­e të trajnerit që kur u ul në stolin e "Etihad" në vitin 2016.

Që nga nisja e punës së tij në Mançester, askush nuk ka shënuar më shumë gola në Premier Ligë sesa Siti. Deri më sot, kampionët e Anglisë kanë shënuar 707 gola në 286 ndeshje të drejtuar nga katalanasi, mesatarish­t 2.47 gola çdo ndeshje. Kjo do të thotë se mesatarja për çdo dy ndeshje është pesë gola të shënuar dhe 10 në çdo katër ndeshje. Në të njëjtën periudhë, skuadra ka pësuar vetëm 238 gola, mesatarish­t më pak se një për ndeshje dhe golavarazh­i i tyre është shumë më i mirë në krahasim me të gjitha klubet e Premier Ligës gjatë kësaj periudhe.

Është e pranuar gjerësisht se Pep Guardiola ka ndryshuar mënyrën se si luhet futbolli në këtë vend. Ai e mohon me modesti këtë. Por pothuajse çdo skuadër nga Premier Liga deri në Ligën e Dytë, por edhe dhe më poshtë, është ndikuar nga stili i lojës së Sitit, duke nisur të luajnë nga pas, me portierë në rolin e mbrojtësit të fundit. Rezultatet e jashtëzako­nshme të markës specifike të futbollit të Pep do të thotë se përqindja e fitoreve të tij në ndeshjet e Premier Ligës është 73.4%, më e lartë se çdo trajner tjetër me të paktën 10 ndeshje në historinë e kampionati­t. Sër

Aleks Ferguson, te Mançester Junajtid ( 65.2%) renditet më shumë se 8% pas Pepit, ndërsa i treti është Jyrgen Klop te Liverpuli me 62.7%. Pep, ka gjithashtu mesataren më të lartë të pikëve të fituara ( 2.34) për ndeshje në epokën e Premier Ligës. Guardiola dhe Klop, që të dy kanë një rekord total pikësh identik ( 668), megjithëse trajneri i Sitit e ka regjistrua­r këtë shifër në 30 ndeshje më pak se gjermani.

Duke qenë ekipi më spektakola­r në Angli, Siti ka sigurisht edhe numrin më të lartë të golave të shënuar në të gjitha kompeticio­net nën drejtimin e Guardiolës. 445 ndeshjet e tij në total kanë prodhuar jo më pak se 1.095 gola, mesatarish­t 2.5 gola për ndeshje, rreth 215 më shumë se ka shënuar Liverpuli në total në të njëjtën periudhë dhe 351 më shumë se sa kanë shijuar tifozët rivalë të Junajtidit. Rekordi i Pepit prej pesë fitoresh në "Old Trafford" në Premier Ligë është i paarritshë­m aktualisht, me vetëm Hoxhsonin, Vengerin dhe Hulienë, që i afrohen kësaj statistike, me nga 3 fitore secili.

Nga 16 trofetë e Pepit si trajner i Sitit, ai mund të krenohet me një triumf në Ligën e Kampioneve, pesë tituj kampion në Premier Ligë, ndërsa ata kërkojnë titullin e pestë radhazi në Angli ( do ishte historike), por kanë fituar edhe Kupën e Botës për Klube, një Superkupë Europe, dy Kupa FA, katër Kupa Karabao dhe dy Superkupa angleze. Guardiola është votuar katër herë trajneri më i mirë i sezonit në Premier Ligë, është votuar si "Trajneri i Vitit" nga Shoqata e Menaxherëv­e të Ligës ( LMA) tri herë. "Trajneri më i Mirë" i UEFA- s për sezonin 2022- 23 dhe "Trajneri më i Mirë i FIFA- s" për 2022- 23.

Asnjë trajner nuk ka fituar më shumë çmime si "Trajneri më i Mirë i Muajit" në Premier Ligës sesa Pepi që nga sezoni 2017- 18. Ai ka koleksionu­ar 11 trofe, me Jyrgen Klopin e renditur të dytin me 9 dhe ishndihmës­in e tij Mikel Arteta, i cili tek Arsenali ka koleksionu­ar aktualisht 6 çmime të tilla. Pep ka ende shumë rrugë për të bërë që të thyejë rekordin e çmimeve të përmuajshm­e të fituara nga Sër Aleks Ferguson, i cili e mbylli karrierën në vitin 2013 në "Old Trafford" me 27 çmime të tilla personale.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania