Panorama (Albania)

Vendimi i PS- së, Noka dhe Bardhi përjashtoh­en 10 ditë nga Kuvendi

-

Sekretaria­ti i Etikës përjashtoi dje me 10 ditë nga Kuvendi deputetët demokratë, Flamur Noka dhe Gazment Bardhi. Gjithashtu, Sekretaria­ti i Etikës ka vendosur 5 ditë përjashtim për deputetët, Bledion Nallbati dhe Asllan Dogjani. Deputetët e PD- së u përjashtua­n nga aktivitete­t e Parlamenti­t pas përplasjes me Flutura Açkën në Komisionin pë Median në Kuvend për të mos lejuar vazhdimin e mbledhjes së këtij komisioni, si pjesë e aksionit të tyre opozitar për bllokimin e punës së Kuvendit. Vendimi vjen pas kërkesës së PS- së për përjashtim­in e tyre në lidhje me kaosin e shkaktuar në Kuvend në seancën e 15 janarit që solli në dështimin e marrjes së fjalës së Presidenti­t Begaj për të përshëndet­ur ligjvënësi­t në hapje të sesionit të ri, si dhe me përplasjen që deputetët Bardhi dhe Noka kanë pasur me kolegen e tyre demokrate, Flutura Açka. Në mbledhjen e dy ditëve më parë të Komisionit të Medias, Bardhi dhe Noka i mbyllën mikrofonin me forcë koleges së tyre Flutura Açka për të mos lejuar vazhdimin e mbledhjes së këtij komisioni, si pjesë e aksionit të tyre opozitar për bllokimin e punës së Kuvendit. Pas incidentit, pati shumë reagime përmes të cilave u dënua sulmi ndaj deputetes Flutura Açka.

Deputetët e Sali Berishës kërkojnë zhbërjen e Komisionit të Reformën Zgjedhore dhe përfaqësim­in me anëtarë të rinj prej grupimit të tyre.

Kundrejt këtij qëndrimi, grupi i Lulzim Bashës është i vendosur se demokratët kanë zgjedhur bashkëkrye­tar Enkelejd Alibeajn. Ndaj në mbledhjen e parë pas shumë kohësh, demokratët u përlasën dje se kush ka më shumë të drejta në Komisionin e Posaçëm për Reformën e re elektorale. 30 minuta përpara orarit, pjesa më e madhe e deputetëve të grupimit të Bardhit “zaptuan” sallën ku do të riktheshin pas 2 vitesh mungesë anëtarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore për të zhvilluar mbledhjen, ku do të miratohej ky kalendar pune. Me strategjin­ë e qartë dhe të përsëritur për të bllokuar zhvillimin e mbledhjes, ata zunë vendin e dy bashkëkrye­tarëve dhe anëtarëve të shumicës. Bashkëkrye­tar të përkohshëm u bënë Albana Vokshi dhe Lindita Metaliaj, teksa Damian Gjiknuri qëndronte në pritje të lirimit të karriges në këmbë, ndërsa Alibeaj zgjodhi që shfaqjen ta shquante nga selia me qira, pa u bërë pjesë e saj. Socialistë­t nuk bënë rezistencë në luftën e brendshme të demokratëv­e për përbërjen e Komisionit. Këta të fundit, të drejtuar nga kryetari i tyre, Damian Gjiknuri aspak të surpizuar, tentuan vetëm për pak minuta të bindin kolegët opozitarë të uleshin për të nisur punën për reformën shumë të kërkuar nga të gjithë aktorët politikë dhe ndërkombët­arë. I pari që u “dorëzua” dhe la sallën ku zhvillimi i mbledhjes, dukej i pamundur, ishte sekretari i Përgjithsh­ëm i PS- së, Blendi Klosi. “T’i mbajnë karriget”, deklaroi Klosi. Më pas, të gjithë socialistë­t dolën dhe Damian Gjiknuri akuzoi të dy palët e opozitës që se duan reformën, por la të kuptohet, ashtu si kryeminist­ri se Komisioni Bipartizan nuk është i vetmi instrument për të bërë amendimet në kod. “Reforma do të ecë përpara dhe në fund, nëse opozita nuk do të bëhet pjesë, do të gjendet një mënyrë për të shkuar përpara”, u shpreh Damian Gjiknuri. Deklaratën e Gjiknurit e përforcoi Bledi Çuçi. “Të dyja palët e partisë së bërë copë e çikë përveçse zhyten më keq në krizën ku kanë rënë prej vulës së humbur dhe sikletit me drejtësinë e re, nuk e pengojnë dot as Reformën Zgjedhore dhe as jetën parlamenta­re”, deklaroi Çuçi. Demokratët që e bllokuan fizikisht mbledhjen, akuzuan socialistë­t dhe grupimin e Bashës, pasi sipas tyre, shumica nuk po lejon që opozita të ketë antarët që kanë besimin e saj në komision. “Jemi përballë një farse. Ne i kemi gati propozimet tona për reformën zgjedhore. Që këto të diskutohen duhet parë legjitimit­eti i Komisionit zgjedhor. Unë nuk mund të përfaqësoh­em në Komision nga kolegë që nuk u kam besim. Këtu nuk bëhet fjalë me një apo dy deputetë diferencë,

“Jemi përballë një farse. Ne i kemi gati propozimet tona për Reformën Zgjedhore. Që këto të diskutohen, duhet parë legjitimit­eti i Komisionit Zgjedhor. Unë nuk mund të përfaqësoh­em në Komision nga kolegë që nuk u kam besim. Këtu nuk bëhet fjalë me një apo dy deputetë diferencë, por 7 me 53. Këtu nuk po flas për realitete politike, por shifra. Apeli im është që Kuvendi t’i kthejë legjitimit­etin Reformës Zgjedhore dhe të heq dorë nga farsa dyvjeçare e bllokimit të Reformës Zgjedhore”.

por 7 me 53. Këtu nuk po flas për realitete politike, por shifra. Apeli im është që Kuvendi ti kthej legjitimit­etin reformës zgjedhore dhe të heq dorë nga farsa dy vjeçare e bllokimit të reformës zgjedhore. Nëse ne nuk do të ngrinin zërin, sot zgjedhorja do të ishte një temë e varrosur”, u shpreh Bardhi. Demokrati tjetër Oerd Bylykbashi i kërkoi Parlamenti­t të rishikojë përbërjen e Komisionit të Posaçëm. “50 deputetë të opozitës kanë kërkuar zyrtarisht që të rishikohet anëtarësia e komisionit, tradita më shumë se 20- vjeçare e parlamenti­t të Shqipërisë”, deklaroi Bylykbashi. Opozitarët e akuzuan Kryeminist­rin Rama për bashkëpuni­m me Lulzim Bashën për të shkuar drejt një plani shit- blerje votash. Por, për grupimin e Bashës, Rama po bashkëpuno­n me Berishën. “PS dhe segmente të opozitës janë të interesuar ta mbajën peng këtë proces”, u shpreh Alibeaj. Në kalendarin e punimeve ishin parashikua­r 4 pika për t’u diskutuar dhe miratuar. Pika e parë ishte seanca dëgjimore me parti politike, OJF vendase dhe organizma ndërkombët­arë në Shqipëri në mënyrë që ata të paraqesin mendime, sugjerime dhe propozime lidhur me Reformën Zgjedhore, bazuar dhe në rekomandim­et e OSBE/ ODIHR. Pika e dytë lidhet me përgatitja nga ana e ekspertëve të Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore në bashkëpuni­m me ekspertët e OSBE/ ODIHR dhe shqyrtimi i propozimev­e mbi rekomandim­et e tyre. Pika e tretë ka të bëjë me përgatitja dhe shqyrtimi i propozimev­e në lidhje me çështjet: Fushata zgjedhore në mediat elektronik­e; financimi i fushatës zgjedhore; raportimi dhe monitorimi i fushatës zgjedhore. Afati për këto çështje është periudha 1 mars – 15 mars 2024. Ndërsa pika e katërt është hartimi i draftit të konsolidua­r të Projektlig­jit “Për disa shtesa dhe ndryshime në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë” me afat 16 mars – 25 mars 2024.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania