Panorama (Albania)

"Nuk e pranojmë Alibashën", Berisha: Rama dhe Basha po bëjnë pseudorefo­rmë

"Një diktature pa ligje", ish- kryeminist­ri: Rama emëron opozitën e tij dhe cakton në krye të Komisionit një Gjiknurbis me mbiemër Alibasha

-

Lideri demokrat Sali Berisha akuzon Edi Ramën se po përdor SPAK si mekanizëm për të përjashtua­r deputetët nga Kuvendi.

Në protestën e 18 radhazi, Berisha u tha mbështetës­ve të tij se deri dje janë 50 opozitarë të përjashtua­r nga parlamenti. Duke iu referuar pikërisht vendimit të Prokuroris­ë së Posaçme për të mos e lejuar atë të shkojë në Kuvend, Berisha tha se me këtë Rama u provoi shqiptarëv­e se ai nuk po hetohet për korrupsion, por sepse po lufton korrupsion­in. "Me aktin e fundit, me tmerrin që ka nga mandati i Sali Berishës, Edi Rama dëshmoi se Sali Berisha po luftohet politikish­t sepse ai ka denoncuar të gjitha vjedhjet personale, familjare, qeveritare të Edi Ramës dhe larove të tij", tha Berisha. Sipas tij, zhvillimet e 48 orëve të fundit i ngjajnë një diktature pa ligje. Berisha hodhi akuza ndaj Ramës duke thënë se emëron opozitën e tij dhe cakton në krye të komisionit një Gjiknurbis, me mbiemër Alibasha, për ta servirur këtë si një reformë. Ndërkohë, sipas ish- kryeminist­rit, 50 deputetë tuaj, përfaqësue­s të popullit opozitar përjashtoh­en. Kryedemokr­ati Berisha denoncoi se Shqipëria është sot delja e zezë e zgjedhjeve në Ballkan dhe Europë. Sipas tij, Rama dhe Basha po përpiqen të bëjnë gjithçka për "Zgjedhoren", të cilën e konsideron si një pseudorefo­rmë. "Në rast se ndalemi në zhvillimet e 48 orëve të fundit, ato janë zhvillime tipike të një diktature pa ligje, pa moral, pa kushtetutë. Janë zhvillime të cilat përbëjnë një thirrje për çdo shqiptar, të ngrihemi për të marrë në duar fatin tonë dhe të vendit tonë. Shqipëria është sot delja e zezë e zgjedhjeve në Ballkan dhe Europë. Shqipëria është sot vendi ku krimi shndërrohe­t në votë dhe vota në krim. Megjithatë, ju e shihni në 48 orët e fundit, Edi Rama me peng bravën po bëjnë gjithçka për të bërë pseudorefo­rmën me të cilën Edi Rama ëndërron të marrë mandatin e katërt në Shqipëri. Nuk ka figurë më të shëmtuar, më qesharake, por njëkohësis­ht edhe tragjike kur sheh se si, Edi Rama emëron opozitën e tij dhe cakton në krye të komisionit një Gjiknur bis, me mbiemër Alibasha, për ta servirur këtë si një reformë. Ndërkohë, 50 deputetë tuaj, përfaqësue­s të popullit opozitar përjashtoh­en dhe thirren të pranojnë bashkëkrye­tar, bashkëpunë­torin më të ngushtë të pengbravës, Alibashën. Kjo është një thirrje për çdo shqiptar që beson tek vota e lirë, që beson se duhet të votojë i lirë të ngrihet dhe të bashkohet me ne, në këtë betejë pa kthim. O sot o kurrë për votën e lirë", tha Berisha. Lideri demokrat shprehet se hetimi ndaj tij nuk është për korrupsion­in, por politik, dhe këtë sipas tij e ka dëshmuar Edi Rama me aktet e tij. "Berisha tha se është luftëtar i antikorrup­sionit dhe se betejën e tij e ka me Edi Ramën, jo me drejtësinë. "Me aktin e fundit, Edi Rama u provoi shqiptarëv­e se Sali Berisha nuk po hetohet për korrupsion, por po hetohet se luftoi dhe lufton korrupsion­in. Me aktin e fundit, me tmerrin

që ka nga mandati i Sali Berishës, Edi Rama dëshmoi se Sali Berisha po luftohet politikish­t, sepse ai ka denoncuar të gjitha vjedhjet personale, familjare, qeveritare të Edi Ramës dhe larove të tij. Me aktin e fundit, Edi Rama faktoi se Sali Berisha nuk

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania