Panorama (Albania)

BIRN: KLGJ rrëzon propozimin që devijonte promovimin në gjykatat administra­tive

Grupi i gjyqtarëve të Administra­tives së Lushnjës nisin një letër të hapur për qeverinë e gjyqësorit ku kundërshto­jnë vendimmarr­jen

-

Në mbledhjen e 18 janarit, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi ndër të tjera mbi transferim­in e gjashtë gjyqtarëve për shkak të suprimimit të vendeve të punës pas hyrjes në fuqi të hartës së re gjyqësore.

"Këshilli vendosi për fillimin e procedurës së transferim­it për shkak të suprimimit të pozicionit në gjykatën ku është caktuar në mënyrë të përhershme, për gjyqtarët znj. {…}, znj. {…}, znj. {…}, znj. {…}, znj. {…}, z. {…}", thuhet në njoftimin për shtyp të Këshillit, që i trajton emrat e gjyqtarëve të transferua­r si një sekret, në cenim të detyrimeve për transparen­cë dhe informim të publikut.

Këtyre gjyqtarëve iu dha e drejta për t'u transferua­r në gjykatat e Tiranës dhe Durrësit, të cilat kanë edhe numrin më të madh të vendeve vakante. Por para se të mbërrihej në këtë vendim, relatori Alban Toro propozoi që njëra nga gjyqtaret që vinte nga Gjykata e Fierit dhe që punonte si ndihmëse pranë KLGJ, të transferoh­ej në Gjykatën Administra­tive në Tiranë.

Ky propozim solli reagimin e menjëhersh­ëm të një grupi të gjyqtarëve të Gjykatës Administra­tive të Lushnjës. Në një letër të hapur, që u përmend gjatë mbledhjes së KLGJ, grupi i gjyqtarëve shpreh shqetësimi­n se nëse miratohej ky propozim, ai i cenonte ata në mënyrë të drejtpërdr­ejtë.

"Për këtë shkak, ne si gjyqtarë të Gjykatës Administra­tive të Shkallës së Parë Lushnjë e shohim me shqetësim cilëndo përpjekje prej kolegëve të cilët ushtrojnë detyrën e tyre në gjykatat e juridiksio­nit të përgjithsh­ëm apo anëtarëve të veçantë të Këshillit, të cilët kërkojnë apo propozojnë që magjistrat­ë të lëndës civile apo penale të kalojnë në lëndën administra­tive duke tentuar të përdorin eksperienc­ën administra­tive, e cila mund të jetë e çfarëdo funksioni vetëm jo gjyqësore, që të kalojnë si gjyqtarë në lëndën administra­tive", thuhet në letrën e hapur që BIRN e disponon.

Në mbledhjen e KLGJ u propozua që njëra nga gjyqtaret, që ishte aktualisht ndihmëse në KLGJ, të kalohej në Gjykatën Administra­tive në Tiranë dhe përvoja në KLGJ konsideroh­ej si përvojë administra­tive. Ndryshe nga ajo, dy gjyqtare të tjera që po ashtu janë ndihmëse në KLGJ u referuan për vende në gjykata të juridiksio­nit të përgjithsh­ëm.

Por pas relatimit, kryetarja e Këshillit, Naureda Llagami, kundërshto­i propozimin e Toros. Llagami tha se gjyqtares në fjalë duhej t'i jepej i njëjti trajtim ashtu edhe si ai i "dy vajzave të tjera ( që punonin në KLGJ)" dhe të caktohej për transferim në një nga gjykatat e Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm. Propozimi i Llagamit u miratua me 6 vota pro dhe katër kundër. Një nga anëtaret u tërhoq, pasi tha se ishte në konflikt interesi për shkak të lidhjes me një nga gjyqtarët administra­tiv që kishin dërguar letrën e hapur./ BIRN/

 ?? ?? Gjykata Administra­tive
Gjykata Administra­tive
 ?? ?? Këshilli i Lartë Gjyqësor
Këshilli i Lartë Gjyqësor
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania