Panorama (Albania)

Balla jep lajmin: Jemi pranë zbardhjes së vrasjes së Sinomatajt, do ketë arrestime!

-

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, paralajmër­on arrestime sa i përket vrasjes me snajper të Gëzim Sinomatajt. Në Vlorë ai shton se hetimet kanë zbuluar ngjarjen dhe pritet kapja e autorëve. Pas analizës së zhvilluar në këtë komisariat, ministri i Brendshëm Taulant Balla paralajmër­on arrestime të autorëve ose të të dyshuarve. "Sa i përket rendit dhe sigurisë, unë e them shpesh, e kam thënë dhe në këtë analizë, që pavarësish­t punës së mirë që mund të bëjmë gjatë gjithë vitit, mjafton një ngjarje e rëndë kriminale, e cila të rikthejë shqetësimi­n e qytetarëve të Vlorës nga makthet e së shkuarës. Kështu që në këtë aspekt dua t'ju informojë që kemi bërë një analizë të thellë dhe po ashtu t'ju garantoj ju, qytetarët, por dhe t'ia them edhe personave që përfshihen në ngjarje të tilla kriminale, që ne jemi shumë pranë zbardhjes së këtyre ngjarjeve kriminal", tha Balla.

"Vrasja e Gëzim Sinomatajt? Sapo ju thashë, ndoshta nuk ishit të vëmendshëm. Është një ngjarje kriminale e rëndë, për të cilën është angazhuar personalis­ht drejtori i përgjithsh­ëm i policisë për ndjekjen e saj, së bashku me drejtorin vendor dhe drejtues të tjerë të drejtorisë së përgjithsh­me. Besoj që në pistën kryesore që kemi do të shkojmë drejt dokumentim­it dhe arrestimit të autorëve", shtoi Balla. Në këtë mënyrë duket se është identifiku­ar edhe shkaku i atentatit. Masa të shtuara në qytetin bregdetar Balla kërkoi për sezonin turistik për të parandalua­r ngjarje kriminale: "Kemi bërë sot një analizë qoftë të Drejtorisë Vendore të Policisë, qoftë të Drejtorisë së kufirit, sepse ju e dini fare mirë që në të kaluarën kemi patur një sërë problemati­kash që lidhen me pjesën mbulon drejtoria vendore e kufirit. Dhe ne përgatisim sezonin turistik që tani në janar. Dua të garantoj të gjithë pushuesit që do të zgjedhim sërish Vlorën, dhe biem dakord që ky vit do të ketë dhe një numër më të madh akoma turistësh dhe në këtë kuadër ne jemi duke marrë masat që sezoni turistik 2024 të jetë një sezon i siguritë, me bregdet të sigurtë për t'i dalë përpara çdo lloj ngjarje që ka krijuar incidente të papëlqyesh­me në të kaluarën. Kemi bërë një analizë dhe kemi nxjerr detyrat konkrete për Policinë e Shtetit në të dyja drejtoritë në mënyrë që çdo gjë të jetë sipas planit", tha Balla. Veç sigurisë rrugore dhe goditjes së krimit, Balla u shpreh se shtesë të forcave do të ketë edhe për ndalimin e zjarrvënie­s.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania