Panorama (Albania)

E mitura mbron mjekun me 4 gra: Çdo gjë ka qenë me dëshirën time!

Pas arrestimit reagon KMSH: Ne, si çdo fe tjetër, s'mbajmë regjistër me të dhëna psikologji­ke apo devijime të ndryshme të njerëzve

-

Skandali seksual që ka për protagonis­t në mjek kardiokiru­rg që ishte i punësuar në një ndër dy spitalet kryesore të vendit tonë, vijon të trondisë opinionin publik.

Të dhënat e reja që shoqërojnë jetën private të mjekut tregojnë se ai është baba i 7 fëmijëve që i ka me tri gratë e para, ndërkohë që vajzën e mitur, prej dy vitesh, sipas tij, ai e konsideron­te si gruan e katërt. Në momentin kur policia i ka vënë prangat ai ka pranuar se në dijeni të këtij fakti ishin edhe familja e të miturës, ndërkohë që edhe vajza, në një dëshmi paraprake e ka mbrojtur mjekun duke i thënë policisë se kishte bërë gjithçka me dëshirën e saj. Dje kanë qenë të shumta reagimet në lidhje me rastin shokues, ndërkohë që pasdite ka ardhur edhe një reagim i Komuniteti­t Musliman, në të cilin bëhet thirrje për distnancim nga ai lloj besimtari. Përgjatë së djeshmes u tha se është tentuar të dokumentoh­en dëshmitë e të gjithë personave të përfshirë në atë skandal dhe që kanë dijeni, por nga gratë e mjekut Dervish Hasi policia dhe grupi hetimor ende nuk kanë siguruar rrëfim të plotë. E po ashtu as nga prindërit e së miturës, ndërkohë që me 16vjeçaren që dyshohej që abuzohej me të seksualish­t dhe më pas filmohej e videot shpërndahe­shin në grup, grupi hetimor tenton ta rimarrë sërish në pyetje.

REAGIMI I KOMUNITETI­T MYSLIMAN

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka reaguar lidhur me arrestimin e mjekut kardiokiru­rg Dervish Hasi praktikant i fesë myslimane, i akuzuar se abuzonte seksualish­t me një 16- vjeçare prej dy vitesh.

"Ne distancohe­mi nga çdo individ apo grup që keqpërdor fenë për qëllime të ulëta", nënvizohet në deklaratë. Në reagimin e saj, KMSH- ja thotë se e gjen të pavend interesimi­n e lartë për një çështje që nuk i përket këtij institucio­ni, por sipas saj organeve ligjzbatue­se të shtetit shqiptar. "Në përgjigje të pyetjeve të shumta nga mediat për rastin e arrestimit të një mjeku të dyshuar për abuzim dhe vepra të tjera sqarojmë sa më poshtë vijon: Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është një institucio­n fetar, i cili ushtron aktiviteti­n e tij në përputhje me Kushtetutë­n dhe ligjet në fuqi të Republikës së Shqipërisë. Është institucio­n që merret me jetën fetare dhe përçimin e mesazhit të qartë e të pastër islam në vendin tonë, gjë të cilën prej një shekulli e ushtron në përputhje me parimet më të larta fetare dhe konform ligjeve të Republikës së Shqipërisë. Ne e gjejmë të pavend interesimi­n e lartë për një çështje që nuk i përket KMSH- së, por organeve ligjzbatue­se të shtetit shqiptar". Mjeku kardiokiru­rg Dervish Hasi ishte besimtar mysliman dhe frekuenton­te rregullish­t xhaminë, e nisur nga ky fakt KMSH thotë se "Komuniteti Mysliman, ashtu si çdo fe tjetër, nuk mban regjistër me të dhëna psikologji­ke apo devijime të natyrave të ndryshme të njerëzve, qofshin frekuentue­s ose jo të objekteve të kultit". "Ne distancohe­mi nga çdo individ apo grup që keqpërdor fenë për qëllime të ulëta. Lusim mediat dhe opinionin publik që të jenë korrekt dhe të kujdesshëm në citimet e tyre gjatë raportimit të ngjarjeve të ngjashme. Një individ që është objekt për organet ligjzbatue­se nuk mund të jetë asgjë më shumë se kaq. Ne distancohe­mi nga çdo individ që kryen akte të ulëta e të shëmtuara, aq më tepër duke u strukur pas besimit. Islami është fe e paqes, moralit të lartë dhe drejtësisë!".

Të dhënat e reja që shoqërojnë jetën private të mjekut tregojnë se ai është baba i 7 fëmijëve që i ka me tri gratë e para, ndërkohë që vajzën e mitur, prej dy vitesh, sipas tij, ai e konsideron­te si gruan e katërt. Në momentin kur policia i ka vënë prangat ai ka pranuar se në dijeni të këtij fakti ishin edhe familja e të miturës, ndërkohë që edhe vajza, në një dëshmi paraprake e ka mbrojtur mjekun duke i thënë policisë se kishte bërë gjithçka me dëshirën e saj.

HETIMET

Një ditë pas arrestimit të mjekut Dervish Hasi, mësohet se Policia e Tiranës ka marrë në pyetje 16- vjeçaren. Në polici ajo ka mohuar të jetë shfrytëzua­r për prostituci­on, por ka pranuar marrëdhëni­et seksuale me 42vjeçarin, me pretendimi­n se ai është burri i saj.

E mitura për të cilën mjeku

Dervish Hasi e ka quajtur gruan e tij të 4- t, ka dëshmuar para punonjësve të Komisariat­it nr. 1 në Tiranë.

Ajo është shprehur se çdo gjë ka qenë me dëshirën e saj pa u detyruar nga askush tjetër. Më tej, e mitura ka shtuar se ajo është e martuar më një hoxhë duke iu referuar edhe personit të arrestuar Dervish Hasi 42 vjeç. Sa i përket akuzave për shfrytëzim prostituci­oni deri në këtë fazë hetuesit nuk e kanë të qartë këtë pistë pasi edhe vetë e mitura e ka mohuar. Gjatë këqyrjes së telefonit celularë policia ka zbardhur një video intime mes Dervish Hasit dhe të miturës për të cilën ende nuk është verifikuar periudha kohore. Deri më tani vepra penale për të cilën i është referuar Dervish Hasit është vetëm ajo e marrëdhëni­eve seksuale me të mitur

Mjeku një ditë më parë kur iu vendosen prangat ka treguar së e mitura është gruaja e tij e 4- t, e sipas tij për këtë fakt ishin në dijeni edhe 3 gratë e tjera, të cilat i mbante në të njëjtën banesë.

Policia këtë të premte ka vijuar edhe më marrjen ne pyetje të 3 grave të Dervish Hasit, si dhe familjarëv­e të të miturës. Hasi edhe më herët ka qenë subjekt i policisë së shtetit e ndërsa në vitin 2019, në makinën e tij u vendos një sasi lëndë plasëse.

 ?? ?? Dervish Hasi
Dervish Hasi
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania