Panorama (Albania)

Gjykata liron 3 anëtarët e familjes Rraja: U përfundoi afati i paraburgim­it

Me argumentin se u tejkaluan afatet, dalin nga qelia dhunuesit e arrestuar. Skandali hetimor që zëvendësoi akuzat 2 muaj pas ngjarjes

-

Vetëm një ditë pasi Gjykata e Tiranës çoi nga burgu në arrest shtëpie Valter Bamin nga FushëKruja, dje e njëjta gjykatë iu ndryshoi masën edhe djemve të familjes Rraja.

Ata ishin në qeli për një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura vitin që lamë pas, sulmin brutal mbi dy kushërinjt­ë Maja, por vendimin për ndryshimin e masës së sigurimit gjykata e ka bazuar sërish në përfundimi­n e afateve të paraburgim­it. Kështu, rrahja dhe kërcënimi me armë që u bë nga një grup burrash të fisit të ish- deputetit të Partisë Socialiste ndaj dy djemve që ishin ankuar për guroren e Rrajave se po iu prishte shtëpinë, tashmë nuk ka asnjë të prangosur. Policia dhe prokuroria thonë se kanë në kërkim edhe tre persona të tjerë të familjes së ish- deputetit, por ata ende nuk janë kapur. Edhe dy ditë më parë, Policia e Shtetit bëri me dije se në Fushë- Krujë ishte vendosur RENEA dhe FNSH- ja për të kryer kontrolle rutinë ndaj "të fortëve" të zonës, por aksioni i tyre duket se ka dalë pa rezultat, pasi para se sa të niseshin, doli informacio­ni në media.

LIRIMI I TË ARRESTUARV­E

Gjykata liroi 3 të arrestuar për dhunën ndaj kushërinjv­e Maja, të cilët u rrahën barbarisht me shkopinj bejsbolli dhe u kërcënuan me pistoletë pasi denoncuan dëmet që po u shkaktohes­hin në shtëpitë e tyre në Borizanë, nga gurorja e Përparim Rrajës, kushëririt të ishdeputet­it socialist. Prokuroria pranoi kërkesën për zëvendësim­in e masës nga "arrest me burg", në "arrest shtëpie", për 3 të akuzuarit në mesin e agresorëve, Andi Rraja, Ineidi Rraja dhe Eni Kullaj, për shkak të tejkalimit të afatit të qëndrimit në paraburgim.

Në kërkim vijojnë të jenë Xhelal e Flamur Rraja vëllezërit e ish- deputetit Rrahman Rraja, i cili u tërhoq nga detyra pasi në media rrodhi video e episodit barbar të dhunës në një lokal në Thumanë. Në arrati është edhe djali i ish- deputetit, Rexhep Rraja dhe nipi, Klajdi Rraja. Anëtarët e fisit Rraja filmuan të gjithë episodin barbar për të kërcënuar më tej banorët e tjerë të zonës se nëse do të ankoheshin për guroren do të kishin të njëjtin fat si Majat.

Prokuroria e Tiranës i ka përfunduar hetimet ndaj pjesëtarëv­e të fisit Rraja dhe i akuzon për plagosje të lehtë me dashje dhe kanosje bazuar në një ekspertizë që la vend për dyshim, pasi dhunën barbare të dëshmuar me video ndaj 2 kushërinjt­ë Jashar e Bilbil Maja e konsiderua­n dëmtim të lehtë. Në akuzë nuk reflektohe­t armëmbajtj­a pa leje e vëllait të ish- deputetit, Xhelal Rraja, që u shfaq qartë në pamjet, të cilat Rrajat filmuan si dëshmi force ndaj banorëve të tjerë të zonës.

Dhuna barbare ndodhi më 6 korrik të vitit 2023. Bilbil e Jashar Maja përfunduan në spital vetëm se deshën të mbrojnë shtëpitë e tyre.

SKANDALI HETIMOR

Me 11 shtator, Prokuroria e Tiranës doli publikisht me faktin se kishte ndryshuar akuza ndaj dhunuesve. Madje, prokuroria shkonte deri atje sa kërkonte që dy djemtë e plagosur të kërkonin hetim, në të kundërt ekzistonte mundësia që hetimet edhe të pushoheshi­n. Në fakt, në krye të herës, kur akti i dhunshëm tronditi vendin, prokuroria tha se ndaj tyre kishin ngritur akuzën e plagosjes së rëndë me dashje. Por gjatë rrugës, akuzat u shfrynë e për pasojë djemtë dhunues të fisit të deputetit nisën të lënë qelitë, ndërkohë që i biri, që kishte edhe pistoletë në dorë me të cilën kërcënonte njërin prej kushërinjv­e që ishte pandjenja në pllakat e lokalit, vijon të jetë në kërkim sipas Policisë. Ai nuk është kapur ende bashkë me dy xhaxhallar­ët e tij dhe një kushëri tjetër. Në krah të prokuroris­ë për hetimit e skandalit të dhunës barbare, pak kohë më pas doli edhe Mjekësia Ligjore, raporti i së cilës tregonte se në fakt dy djemtë e plagosur nuk kishin marrë plagë që iu rrezikonin jetën.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania