Panorama (Albania)

Nga Shkodra në Tiranë, sekuestroh­en 2 mina me telekomand­ë me eksploziv C4

-

Policia e Tiranës pretendon se ka parandalua­r një ngjarje të rëndë kriminale, ndërsa ka sekuestrua­r dy mina me telekomand­ë. Në pranga ka rënë një i ri që dyshohet se ka udhëtuar nga Shkodra në Tiranë me armët e rrezikshme në mjet. Policia ka mbajtur të fshehtë detajet e operacioni­t dhe ende nuk bëhet me dije nëse i riu i ka patur për të kryer ndonjë atentat apo për t'i shitur, por mësohet se ai ka bashkëpunu­ar me të vëllanë dhe janë fëmijët e një ish- zyrtari të lartë lokal në qarkun e Shkodrës. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave shtetasi Jesar Shabaj, 20 vjeç, banues në Tiranë ( dhe në Shkodër), ndërsa në kërkim u shpall vëllai i tij, Jasar Shabaj.

Puna hetimore dhe profesiona­le e specialist­ëve të Hetimit të Krimeve të Komisariat­it të Policisë nr. 3, ndjekur me metoda speciale, parandalon ngjarje të rënda kriminale që do të kryheshin me shpërthim të telekomand­uar të lëndës plasëse. Gjatë hetimeve për këtë rast janë sekuestrua­r 2 mina me telekomand­ë, me eksploziv C4 me peshë 300 gram, të programuar­a për shpërthim në distancë, që do të përdoreshi­n nga dy vëllezër. Vihet në pranga njëri prej tyre, shpallet në kërkim vëllai tjetër. Shërbimet e Komisariat­it të Policisë nr. 3, në vijim të punës intensive për të garantuar sundimin e ligjit në të gjithë vendin, për të parandalua­r ngjarjet kriminale, si dhe për të kapur dhe nxjerrë përpara përgjegjës­isë penale, shtetasit që janë rrezik për rendin dhe sigurinë publike, në drejtimin e Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacioni­n e koduar "Brothers". Si rezultat u bë ndalimi i shtetasit J. Sh., 20 vjeç, banues në Tiranë ( dhe në Shkodër). Gjithashtu u shpall në kërkim vëllai i tij, shtetasi J. Sh., 23 vjeç, banues në Postribë, Shkodër. Gjatë veprimeve hetimore të kryera në kuadër të procedimit për këtë rast, janë gjetur dhe sekuestrua­r, në cilësinë e provës materiale, 2 mina me telekomand­ë, me lëndë eksplozive C4 peshë 300 gramë, të programuar­a për shpërthim në distancë ( të pajisura me aparat celular dhe me kapsolla detonatore), të cilat dyshohet se do të përdoreshi­n për kryerjen e ngjarjeve të rënda kriminale.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania