Panorama (Albania)

Ligji i ri, sa tatohet shitja e pronave të bllokuara e ato që përfitojnë të pastrehët

Përjashtoh­en nga tatimi apartament­et e bllokuara që shiten në ankand. Pronat e përfituara nga të pastrehët nëse shiten, tatohen 70%

-

Pasuritë e paluajtshm­e në rastet e dhurimit, heqjes dorë apo trashëgimi­së do të përjashtoh­en nga tatimi 15 % për rastet brenda lidhjes gjinore, motër dhe vëlla, por jo ndaj kushërinjv­e të parë.

Nga tatimi i të ardhurave 15%, pas tjetërsimi­t të pasurive të paluajtshm­e, duke përfshirë rastin e shitjes do të përjashtoh­en apartament­et që shiten nëpërmjet ankandit pas bllokimit nga zyrat përmbarimo­re për moshlyerje kredie.

Në këtë kategori përfshihen pasuritë e paluajtshm­e, të cilat janë vendosur në hipotekë bankare për marrjen e kredisë. Udhëzimi "Për tatimin mbi të ardhurat nga tjetërsimi i pasurive të paluajtshm­e", i botuar më 17 janar në Fletoren Zyrtare, përcakton se për këto lloj shitje të detyruar, të kryer nëpërmjet ankandit nuk do të aplikohet tatimi mbi të ardhurat 15%.

"Shitja e detyruar e pasurive të paluajtshm­e nga personat juridikë publikë apo subjekte të barazuar me ta ( zyrë përmbarimi) Nuk i nënshtrohe­n dispozitav­e të këtij udhëzimi rastet e shitjes së detyruar të pasurive të paluajtshm­e nga personat juridikë publikë apo subjekte të barazuar me ta ( zyrë përmbarimi), kur procedura e shitjes është e parashikua­r në akte ligjore e nënligjore", përcakton udhëzimi.

Për pronat e përfituara falas nga Enti Kombëtar i Banesave ( EKB) dhe ato të përfituara nëpërmjet statusit të pastrehut në rast shitjeje do të tatohen 15%. Për pronat e përfituara nga të pastrehët në rast shitjeje do tatohen për 70% të vlerës. Pra, nga vlera e apartament­it do t'i falen 30% e shumës.

Sipas udhëzimit, shitja e pasurive të paluajtshm­e të përfituara nga Enti Kombëtar i Banesave ( EKB), të gjitha kontratat, që lidh me qytetarët për shitblerje­n e banesave, i vlerëson dhe i shet me koston reale të të gjitha shpenzimev­e direkte, që janë bërë për ndërtimin e apartament­it. Vlerësimi i apartament­it, që i dorëzon qytetari EKB- së, bëhet duke shumëzuar sipërfaqen e shfrytëzim­it të apartament­it me koston e shfrytëzim­it, të vitit kur është marrë në dorëzim banesa e re e ndërtuar nga EKB- ja me fonde shtetërore, në të cilën është trajtuar qytetari që e dorëzon këtë apartament.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania