Panorama (Albania)

KOHA E SHYRTIMIT TE DOSJES PER PENSION

-

Për caktimin e një pensioni të ri afati i caktimit të pensionit është 45 ditë. Ndërsa për një person që kërkon rillogarit­je, zgjatje afati, shtesë vjetërisë, ndryshim në vjetërsi, zbatim të vendimit të gjykatës e të tjera afati është 30 ditë. Pas miratimit të vendimit për njohjen automatiki­sht të periudhave kontribuit­ive në 72 ish kooperativ­a, ka rënë ndjeshëm numri i personave që i drejtohen gjykatës. Në rast se drejtoria rajonale nuk mund të dalë me një vendim, ai ka të drejtë të bëjë një kërkesë në komisionin rajonal të ankimit, i cili bën verifikime shtesë dhe plotëson dosjet me mangësitë që mund të ketë. Mbi këtë bazë merr një vendim që mund të jetë në favor të qytetarit, por edhe në disfavor të tij. Pas këtij vendimi dosja kalon në një komision më të lartë, ai qëndro i apelit. Janë jo të pakta rastet kur është dhënë vendim pozitiv. Gjithë procesi është ndjekur në rrugë administra­tive, pa pasur nevojë të shkohet në gjykatë.

llura dhe dokumentet janë arkivuar, mjafton të bëjnë vetëm kërkesë në portalin "e- Albania" për të tërhequr dokumentac­ionin që vërteton vitet e punës. Sakaq, për ata që kanë punuar në subjekte që aktualisht janë të hapura, personat duhet të paraqiten vetë te zyrat e financës për të plotësuar bazën e vlerësuar bruto, e cila shërben për llogaritje­n e masës së të gjitha përfitimev­e nga skema e sigurimeve shoqërore. Veç pensioneve të pleqërisë, janë edhe pensionet e invalidite­tit, të pjesshme apo të plota, pensionet familjare e

të tjera.

Tashmë është bërë praktikë e zakonshme që për çdo kërkesë që qytetarët kanë ta adresojnë në portalin qeveritar. Janë jo pak, por 67 shërbime që ofrohen në e- albania, qofshin i transferim­e pensionesh, ripërtërit­je të afateve të KEMP- it. Pra, qytetarët nuk kanë nevojë të paraqiten pranë zyrave të sigurimeve shoqërore për të plotësuar dosjen me dokumentet që nevojiten për të kryer një procedurë.

NJOHJA E VITEVE TE PUNES

Mungesa e dokumentac­ionit në shumë subjekte të

mbyllura përpara shumë vitesh ka bërë që shumë subjekte të drejtohen në zyrat e gjykatave duke kërkuar vitet kontribuit­ive. Por, ky ngërç duket se ka marrë rrugën e zgjidhjes tashmë me ligjin për njohjen e viteve të punës për subjektet me dokumentac­ion të munguar, shumica e të cilave janë kooperativ­a bujqësore ose ferma në periudhën komuniste që janë hedhur me laps plumbi. Së fundmi, ISSH, për ata persona që kanë një librezë pune në dorë me vulën përkatëse në kohën e duhur, në regjistrat themeltarë të sub

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania