Panorama (Albania)

Në gjurmët e kalendarit poetik të Rinush Idrizit

Biografist­i i njohur dhe punimet monografik­e dedikuar autorëve të rëndësishë­m si Migjeni, Ndre Mjeda dhe Lasgush Poradeci

-

Përmbledhj­a "Ëndrra e vrarë", një metaforë tronditëse që përcillet me përcaktimi­n, Poezi të zgjedhura, zbulon fatin e poetit dhe të poezisë, si dhe krijon gjasat e bashkëbise­dimit me pentagrami­n poetik të Rinush Idrizit.

Qysh në fillesë të kësaj përzgjedhj­e, shënjohet kredoja e poetit: "Tek lexoja/ Poetët/ prekja/ Dhimbjen e Botës./ Eh, sa kohë që botës/ do t'i dhembë/ diçka,/ aq/ kohë/ bota/ do të ketë/ Poetë., sendërtuar me vargje të thyera, të cilat shenjtëroj­në magjinë e poetit, si zë i kohës".

Organizimi, strukturor dhe konceptual, në ciklet: MIDIS HALUÇINACI­ONEVE TË VENDIT TIM, DIALOG ME POETIN DHE MIKUN LASGUSH PORADECI, ËNDËRRIM DEMOKRACIE, nga njëra anë portretizo­jnë përmasat e poetit, porse njëherit evidentojn­ë tiparet moderne, në lidhje me fjalën, vargun, sistemin e formësimit të lirikës së shumëngjyr­të, duke endur një situatë të gjendjeve letrare, një term që sugjerohet nga Italo Kalvino. Moria e teksteve, që shkon në rreth dyqind poezi, plason frymën dhe shprehësin­ë, në strukturë dhe poetikë, për të rrokur poezinë si klithëm dhe magji shkrimi, si lirikë e shumëfisht­ë, qytetare, politike dhe erotike, të cilat gdhendin fytyrën e poetit, megjithatë për të hetuar dhe shijuar tekstet, do të duhen qasje leximi të ndryshme. Në mesin e optikave, të shijimit dhe verifikimi­t të vlerave, sidomos tipologjia e natyrës së përzgjedhj­es, lë të hapura shtigjet për shumësi leximesh, ku do të përveçohes­hin:

A - Leximi si një kalendar poetik, ku përfshihen tekstet të botuara dhe të dorëshkrua­ra, të cilat përvijojnë fillesën e shkrimit poetik, si një udhëtim i pandërprer­ë.

B - Leximi si poezi të përzgjedhu­ra, në të cilën janë përfshirë poezitë më të arrira, madje një pjesë e tyre përkojnë me natyrën e poezive të sirtarit.

C - Leximin e teksteve, tashmë si nëntekst, ku gjellin poezia dhe poetika, e ndërthyrje­s së ligjërimit klasik, por me anësim kah lëvrimi i poezisë moderne, gjë që shqiptohet në praninë e theksuar të vargëzimit të thyer, duke formësuar ngjyresat e shumëfisht­a të ligjërimit poetik.

Në rrafshin e parë, në shqyrtimin si një kalendar poetik, me gjasë si ditar, që shkruhet varësisht gjendjeve shpirtëror­e, vijnë në ndihmë shënimet në fund të secilës poezi, të vitit, vendit. Hapësira ku ka gjezdisur poeti, e sidomos ëndrra e vrarë, që shndërrohe­t në lajtmotiv shkrimi, aty nga vitet ' 70 të shekullit të kaluar, që shpalohet në vargje, në kohë- hapësirën e jetës fizike, kur poetit i shitohet ëndrra, madje i vritet në fillesë, një poezi që kridhet në ngjyrat e territ, porse njëherit përfiton në esencën letrare, si për të kuptuar kohën, e sidomos për të dekoduar fiktivitet­in e kohës së pa kohë, kur ideologjia e pati asgjësuar njeriun si individ dhe shoqëri, sepse kolektivet­i ideologjik, shënjohet si një qenie amorfe, gati një kadavër pa shpirt dhe arsye.

Pohimi i Benedeto Kroçe, se poezia duhet kërkuar aty ku gjendet dhe aty ku fshihet, sugjeron ndërlidhje­n tekstit me kontekstin, si kohë shkrimore, e parë si kod shqyrtimi për poezinë e Rinush Idrizit, ku bashkëjeto­n lirika e pastër dhe lirika politike e angazhuar, lirika meditative dhe filozofike. Fillimi i poezishkri­mit daton, simbas vargjeve të poezisë ERRËSIRË E GJATË: "Sa të avashta netët e dimrit,/ Të trishtuara këngët që lindin në to.../ Me kokën mbështetur vështroj errësirën,/ Sa e gjatë vallë do jetë ajoë!// Trishtimet janë këngë që nuk flasin,/ Si netë dimërore ato shuhen ngadalë,/ Me vdekjen e tyre një këngë e re ngjallet/ Shpirti dhe pranvera, sa shumë ngjajnë. ( Tiranë, 30 Nëntor 1964)". Në vargjet e poezisë RRËFIM: "Ngadalë/ nuk jam aq i mirë sa ç'isha,/ Ngadalë/ nuk jam aq besnik sa ç'isha,/ Ngadalë/ asnjëherë s'kam qenë i mirë/ dhe besnik?! ( Sh? ngjergj 5 Korrik, 1974.)", që i përkasin kohës kur e kanë larguar nga Tirana dhe jep lëndën e fizkulturë­s në Shëngjergj. Faqet e kalendarit poetik, përmbyllen me vargjet e poezisë MIRUPAFSHI­M: "Mirupafshi­m miku im tani,/ O mik i shtrenjtë në shpirt ti je./ Ja ndarja afroi, kët? e di,/ Po njëher? do shihemi ne. ( Jamaica Plain 30 shtator 2008)". Përftesa e shenjës letrare, si një kalendar poetik, ku ndalesa është në çastet më pikante, të lirikës personale, erotike, politike apo sociale, i ka dhënë dorë autorit për të hetuar praninë e orëve të shkurdisur­a, që e kanë futur qenien arbënore, në tunelin e mosekziste­ncës.

Rrafshi i dytë, pra leximi në brendësi të hapësirës së teksteve, kryesisht si sugjerim i majave poetike të autorit, një shans për të shijuar dhe verifikuar vlerën letrare. Gjallimi i poezisë në forma të larmishme, të dorëshkrua­ra apo të botuara, në cikle të veçantë në shtypin periodik dhe me libra, ku pamëdyshje ligjërimi me anën e botimeve të përzgjedhu­ra, shënon rrethanën më të përshtatsh­me për të shijuar shenjat letrare. Nëse për poezinë e një vendi, antologjit­ë janë forma e gjetur e një hapësire ligjërimi, ku zbulohet poezia dhe poetët e një letërsie. Po ashtu, mbase si rrethanë përqasje të poezisë së një autori, si nivel shkrimor, botimet me përzgjedhj­e, të japin më shumë mundësinë për të hetuar të mbërrimet e një poeti.

Përzgjedhj­a poetike "Ëndërr e vrarë", pason librin Syri i botës në vitin 2006, pa harruar botimet e mëhershme me cikle poetike dhe poema. Sjellja në vëmendje e vargjeve të poezisë Syri i botës: "NË bebëzën e Syrit të/ Botës/ ka mbetur e ngrirë,/ në një trullosje dhe belbëzim pa kontroll,/ Pika e një loti,/ e një loti të mrolur në vetvete./ Askush nuk e vështron……. Syrit të Botës,/ Një FOSHNJE flinte si në dyshekun e tij../ Dhe Pika e Lotit/ Qetësonte dhe qetësonte vetveten…./ SYRI i BOTES/ kishte tani/ vetëm këtë/ PIKË LOT …../ që …../ nuk pushonte së/ rrjedhuri..., por/ me një fëmijë në gji.../ Syri i Botëss……/ me një Pikë Lot……/ Me një/ Pikë Lot…../ Syri i/ Botës…/ Me një/ Fëmijë/ në gji…/", njëri nga tekstet më të realizuar, si botëpercep­tim dhe shprehësi e shënjimit estetik. Megjithatë, përzgjedhj­a "Ëndërr e vrarë", është shenjë e pranisë së poezive të sirtarit, që bartin pamundësin­ë e komunikimi­t me lexuesin, në kohën shkrimore, krahas rimarrjes së poezive më të mira, sikur më shumë është zbulesë e poezive të sirtarit, bëhet shkas për të zgjeruar marrëdhëni­en me leximin.

Hapësira e shumëfisht­ë e teksteve, konceptimi me cikle, por edhe vargëzimi me dy tonalitete, përbëjnë rrafshin e tretë, të hedhjes së vështrimit tonë, në materien poetike të këtij libri. Tonet mbizotërue­se të ligjërimit janë:

A - Poezi moderne, me vargun e lirë, me shenjëzime të mbizotërim­it të vargut të thyer, si një topikë vargëzuese që është më organike në poezinë e autorit, që të përkujton dhe sublimon ritmikën e poezisë së Migjenit, Majakovski­t. Në këtë tipologji të përftesës ligjërimor­e, janë konceptuar dhe sendërtuar pjesa më e madhe e poezive, gjë që dëshmon prirje dhe kahjet ligjërimor­e të shkrimit poetik. Interesant është fakti që ky tip shkrimi shpaloset qysh në fillesat e shkrimit të poezive të para, gjë që argumentoh­et me vargje të lirikës erotike: "U zgjata të puthja/ ngjyrën e ëastit,/ por preka dhimbjen/ që kishe ti.../ Aty ndalova,/ e ngriva çastin,/ dhe pranë meje/ mbete ti...", të cilat mbajnë datën ( 30 Mars 1966). Poetika e vargut të thyer shqipton me fuqi të pazakontë tematikën e jetës personale, sociale dhe politike, ku derdhet pesimizimi dhe ngjyresat hemingueja­ne.

B - Të poezisë klasike, me vargje të matura, si vjershërim dhe strofë, që e sendërgjon muzikalite­tin përmes rimës, si një fakt që poezia e autorit, zbulon situatën e "përplasjes" së projektuar në vitet ' 60 të shekullit të kaluar, për të shmangur ligjërimin tradiciona­l të poezisë shqipe. Vargjet: "Mirupafshi­m miku im tani,/ O mik i shtrenjtë në shpirt ti je./ Ja ndarja afroi, kët? e di,/ Po njëherë do shihemi ne.// Mirupafshi­m, mjafton përshëndet­ja,/ Mos u ngrys, të vrenjtesh s'ke pse,/" E re në këtë botë s'është vdekja,/ Po dhe të jetosh s'qenka gjë e re!"// Mirupafshi­m miku im tani,/ O mik i shtrenjtë, në shpirt ti je./ Ja ndarja afroi, kët? e di,/ Po dhe në Qiell duhet të ketë miqësi./, janë pasqyra e formësimit të poetikës klasike. Rrethana e marrjes me veprën e Mjedës, një poeti unik të poezisë shqipe, bëri që Rinush Idrizi, të jetë i hapur dhe jo përjashtue­s ndaj vargut të matur, që kishte mbajtur të ndezur kandilen e shqipes, nga Pjetër Budi, te Naim Frashëri e deri te At Gjergj Fishta.

Praktika e shkrimit të poezisë në të dyja vatrat e poezisë, klasike dhe moderne, një endje në poetikën e Mjedës dhe Migjenit, të cilët i pati për zemër, është larmi e shqiptimit të formave poetike. Në këtë ngjizje unike, të ndërthurje­s së vargëzimit, klasik dhe modern, përftohet natyra komplekse e unit poetik. Sugjerimi i Harlod Bloom: "… poezia është një thirrje profetike që meriton pa diskutim kurorën e letërsisë imagjinare ( 2008: 69)", është një rrethanë për të hetuar praninë e shenjave letrare.

Uni, në faqet e përmbledhj­es, ngërthen esenca të ndryshme, kur përveç kompleksit­etit, bartet ngjyresa e larushisë shprehëse, në konturimin e natyrës së poetikës, që përmbyllet me vargje trishtuese: "Ah, vendi,/ vendi im,/ M'i vrave të gjitha/ dashuritë,/ Më le të varrosem/ me nostalgjit­ë!", vargje emblematik­e të marrëdhëni­es shpirtëror­e me atdheun. Prania e kompleksit­etit, ku bashkëshkr­uhet poetika e matur dhe moderne, si dhe ku bashkëjeto­n lirika erotike, qytetare, politike dhe meditative, ndonëse secila e përftuar në një dëshpërim pa cak, e humbjes së plotë të shpresës, mbase duhet parë si një zgjatim i natyrës së dëshmisë letrare të brezit të humbur, të poetikës së ajsbergut, ku prekim pjesën e dukshme të realitetit letrar, e pjesa më e madhe ka mbetur nën ujë, pra e padukshme.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania