Panorama (Albania)

Ish- burri e sulmoi ashpër, reagon mikesha e Ledjonës: Ja e vërteta e raportit mes tyre

-

Konkurrent­ja e “BBV”, Ledjona, ka ndarë historinë e saj me ish- partnerin. Romeo ishte ai që e pyeti për raportin që ka ajo me ish- partnerin me të cilin ka edhe një vajzë. Vetë Ledjona e ka përshkruar si një marrëdhëni­e të mirë, për hir të vajzës së tyre. “E kam xhan, sepse kam kaluar momentet më të bukura. Është babai i fëmijës tim. Ne kemi edhe komunikim për vajzën. Ai është me dikë tjetër tani, ka krijuar jetën e vet. Për fëmijën është shumë e rëndësishm­e se sido që të jetë puna nuk mund të mohosh babain ose nënën”, u shpreh Ledjona, duke marrë edhe kompliment­et e banorëve për këtë marrëdhëni­e me ish- partnerin e saj. Por, shumë shpejt pas asaj çfarë gazetarja tha, ka reaguar edhe vetë babai i vajzës. Ishpartner­i i Ledjonës ka reaguar duke e quajtur të shtirur rrëfimin e saj. Madje, ai është shprehur se Ledjona e ka ushqyer vajzën me urrejtje ndaj tij dhe se ka kohë që nuk e sheh. “Sa false që je pse mashtron dhe të beson një publik i tërë ty, kur unë si prind nuk e di ku jeton vajza ime dhe me kë e ke lënë ti, sepse ti vajzë s’ke komunikim me mua fare dhe vajzës ja ke prerë komunikimi­n me mua dhe mos u shtir aty se e dinë të gjithë çfarë babai isha dhe jam unë dhe sa pranë i kam qëndruar asaj vajzës që ti i ke futur sot urrejtje për mua para disa ditësh ti ke hapur një padi për të marrë vajzën pa firmën time, pse nuk tregon realitetin aty?”, ka shkruar ai në rrjetet sociale, duke treguar kështu një tjetër anë të medaljes që ai dhe ish- partnerja e tij kanë. Mikja më e afërt e gazetares dhe konkurrent­es së “BBV” Ledjona Xheladinaj ka zbuluar se si qëndron e vërteta e komentit të ish- bashkëshor­tit të banores. E ftuar në emisioni “Ftes në 5” gazetarja Jonida Mukaj tha se marrëdhëni­a midis tyre ka përfunduar para më shumë se 10 vitesh dhe se gjërat që personi ka shkruar janë të pavërteta. Sipas saj nuk është Ledjona ajo që ka ndaluar vajzën të takojë babain e saj, veprim që pretendohe­t nga ky i fundit. “Ky është i ati i vajzës së Ledionës. Kjo është një histori dhe marrëdhëni­e e përfunduar më shumë se 10 vite më parë, sot vajza është 12 vjeçe. Jam e shqetësuar nga statusi, nga e gjithë arroganca dhe e pavërteta që ka shkruar personi aty. Nuk është asgjë e vërtetë aty. Familjarët e Ledionës kanë kontaktuar dje. Familjarët e zotërisë që ka komentuar gëzojnë shumë respekt për Ledjonën. Vajza ikën te familja e ishbashkës­hortit të Ledionës sa herë që kanë festë e gëzim. Fakti që ai zotëri ka krijuar një jetë tjetër, është apo jo zonja në fjalë që as nuk e njohim se kush është, që e pengon ndoshta për iu afruar së bijës apo është vajza ajo që refuzon nuk është në përgjegjës­inë e Ledionës”, tha Jonida Mukaj. “Unë dhe Ledri do të bëjmë një reagim publik për situatën tonë kur të j emi gati. Do të themi çfarë të duam ne që ju të dini”, u shpreh Sara, duke mos treguar më shumë detaje për ndarjen e tyre. Zërat se marrëdhëni­a e çiftit është në krizë filluan pas mungesës së këngëtarit të premierat e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, duke mos e mbështetur partneren e tij në një ditë kaq të rëndësishm­e për të. Të shumta ishin aludimet e publikut për shkakun e ndarjes së Ledrit dhe Sarës, ku ndër to ishte edhe puthja në film me aktorin, Roerd Toçe ku sipas tyre ajo u bë shkak që dyshja t’i japin fund lidhjes së tyre të dashurisë. Së fundmi, aktori ka qenë i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ku ua ka vënë kapakun njëherë e mirë aludimeve se ai është shkaku që çifti janë ndarë. Roerdi tha se puthja me Sarën nuk ishte shkaku që çifti janë ndarë, pasi sipas tij ata ishin në një rol që duhet të luanin dhe asgjë më shumë, teksa ai e krahasoi puthjen me shtrëngimi­n e duarve. “Larg qoftë. Të gjykosh një aktor pse shkëmbeu një puthje është si t’i thuash pse fole në film. Në fakt këtë të puthjes e di por nuk janë shumë… është roli para kamerës, atë personazhi që ke përballë mund të mos e njohësh fare dhe thjeshtë ke një skenë puthje me të. Është roli i tillë, është s k e n a r i i t i l l ë , t e k s t i i tillë dhe detyra e regjisorit që të japë ty që të bëhesh sa më konfort për të bërë një skenë që transmetoh­et mirë te publiku. Besoj që Sara ia ka arritur. Nga ana ime nuk mund të kishte siklet, por duhet të japësh ndjesinë e duhur dhe kjo ishte shumë me e sikletshme. Dublën e realizuam me dy puthje”, tha Roerdi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania