Panorama (Albania)

Altin Goci fanatik i pamjes prej “rokeri”, artisti asnjë kompromis për stilin

-

Ndoshta brezi i ri pak e njeh, por Altin Goci, në vitet ’ 90, ishte ndër imazhet më të dashura për publikun e asaj kohe. Kantautori, pjesëtar i grupit “Ritfolk”, solli një frymë tjetër në festivalet shqiptare, duke na çuar edhe më pranë muzikë europiane. Për kohën Altini dhe djemtë e “Ritfolk”, ishin avangardë, por duket se edhe sot, ai vijon të ruajë stilin e tij modern. Paparaci ynë ka fotografua­r këngëtarin në rrugët e Bllokut, ku pamja e tij është e pandryshue­shme. Kantautori vijon ende të ruajë të njëjtin look, me flokët pak të gjatë dhe veshjet e stilit prej “rokeri”. Pantallona­t e grisura, dhe një “T- shirt” poshtë këmishës së hapur, duken si “dejavu” e veshjeve të atyre viteve, por që ende sot bën pjesë te kombinimet e duhura. Në ato pak dalje që ka për publikun, Altini i rikthehet emocioneve dhe ndjesive që skena dhe publiku i dha në ato vite. “Në vitin 1991 fituam një popullarit­et që nuk e kuptonim ende, gjatë festivalit të të rinjve në Dhjetor, por me kalimin e kohës publiku nisi të kishte simpati për ne” e nis kështu rrëfimin Altini. “Ëndrra nisi në bankat e shkollës, kur ishim nxënës në shkollën e mesme ‘ Petro Nini Luarasi’ në kryeqytet, ku dëshira e disa të rinjve për të kënduar u bë realitet”, vazhdoi më pas ai. Në planin personal, jeta e tij është shumë e plotësuar. Është babai i dy vajzave që sot e bëjnë shumë krenar dhe që janë fanset e para të babait të tyre. I pyetur nga moderatorj­a se cila do të ishte një këshillë për vajzat e tij, Altini tha se do u thoshte që të ishin gati për çdo sfidë që mund t’u sjellë jeta dhe të mos dorëzohen kurrë para asnjë vështirësi­e, pasi asgjë nuk është e lehtë në jetë.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania