Panorama (Albania)

Arjola Shehu ruan stilin klasik edhe në të përditshme­n e saj, moderatorj­a zgjedh të bardhën edhe në ditët e dimrit

-

Jemi mësuar ta shikojmë shpesh në ekran, teksa Arjola ka treguar se di të mbajë peshën e formateve të ndryshme. Moderatorj­a, e cila nga natyra ka një karakter disi më formal, e pasqyron këtë edhe në të përditshme­n e saj. Paparaci ynë ka mundur ta fotografoj­ë moderatore­n, teksa është duke ecur në zonën e Bllokut. E veshur tërësisht me të bardha, Arjola duket se ruan të njëjtin stil chic edhe në përditshmë­ri. Ajo kishte zgjedhur një fustan të bardhë, nën gju si dhe një pallto të së njëjtës ngjyrë. Pamjen e saj, që mund të ishte ideale dhe për në ekran, kishte vendosur ta shoqëronte me çizme të sheshta, duke mos zgjedhur kështu takat. E grimuar lehtë dhe me flokët e mbledhura bisht, Arjola nuk kishte asnjë ndryshim nga vajza që shohim shpesh herë në ekran. Viti 2024 për të do të jetë edhe një vit ndryshimes­h. Kjo sepse, për herë të parë, do të testojë veten edhe si aktore. Tashmë Arjola ka konfirmuar pjesëmarrj­en në serialin shqiptar “Nina”. “Është hera e parë që xhiroj skena për serial. Ishte eksperienc­ë e bukur”, tha Arjola. Disa muaj më parë, Arjola Shehu si rrallë herë foli për jetën e saj private, duke pranuar për herë të parë se ishte në një lidhje dashurie, gjë që më pas coi edhe në shumë tituj mediash e aludimesh në rrjetet sociale se moderatorj­a e njohur, jo vetëm që ishte në një romancë prej shumë kohësh, por edhe kishte plane për dasmë. E ftuar ten” Natën me Aulonën”, Arjola i mohoi zërat, teksa sqaroi se as vetë nuk e dinte pse kishte marrë vendimin të fliste për historinë e saj të dashurisë, megjithatë deklaratat e saj morën përmasa të ekzagjërua­ra në mediat online dhe nuk është aspak e vërtetë që do të ketë martesë. Jo vetëm kaq, por ajo tha se në këtë moment nuk po mendon as të nisë të krijojë në familje, ndërsa rrëfeu se marrëdhëni­en e saj edhe mund “ta kenë marrë mësysh”, që pas bërjes publike dhe prandaj nuk do të ketë as dasmë, duke lënë vend edhe për dyshime të tjera.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania