Panorama (Albania)

Samiti në Shkup, Rama takon ndihmëssek­retarin amerikan, James O’brien

-

Liderët e Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në Shkup, në një takim ku marrin pjesë edhe zyrtarë të lartë europianë dhe amerikanë. Mbrëmë u mblodhën një darkë joformale. Samiti rajonal për planin e rritjes ekonomike të Ballkanit Perëndimor, i organizuar nga Komisioni Evropian fillon të hënën ( 22 janar) në orën 09: 00 dhe pas takimit të liderëve, samiti do të mbyllet me një konferencë të përbashkët shtypi. Gjatë ditës së sotme do të diskutohet plani ekonomik i Bashkimit Europian për vendet e rajonit, të cilat do të marrin një fond prej 6 miliardë eurosh, por me kushtin që të përmbushin reformat e kërkuara. Kryeminist­ri Edi Rama ndau foto nga takimi me ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, James O’brien, në Shkup. Rama është takuar me O’brien pak para darkës që po mbahet mes liderëve të rajonit me përfaqësue­s të lartë europianë dhe amerikanë. Kryeminist­ri Edi Rama ka ndarë në Facebook disa foto nga takimi me ndihmës sekretarin Amerikan të Shtetit, James O’brien. ” Shkup – Me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, James O’brien, në vigjilje të darkës së punës mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësue­sve të lartë të administra­tës amerikane e të BE”, shkruan Rama. Në takim do të marrin pjesë, edhe Kryeminist­ri i Kosovës, Albin Kurti, Srgjan Amixhiç, ministër aktual i Financave dhe Thesarit në Këshillin e Ministrave të Bosnje- Hercegovin­ës, Milojko Spaiq, kryetari i Qeverisë së Malit të Zi, Gert Jan Kopman, drejtor i Përgjithsh­ëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian, James O’brien, ndihmëssek­retari i Shtetit për çështjet Evropiane dhe Euroaziati­ke të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë që nuk ka konfirmuar pjesëmarrj­en e tij, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Sipas tij, është vendimtare për të rikthyer dinjitetin e munguar qytetarëve shqiptarë. “Edi Rama vazhdon përpjekjet e tij prej përbindësh­i kundër demokracis­ë në agoni. Sot ai për reformën më të rëndësishm­e zgjedhor po shërbehet me veglën e tij, pengun e tij në mënyrë që të bëjë gjithçka për të rrëmbyer mandatin e zgjedhjeve të ardhshme. Për çdo shqiptar sot është e qartë se cili është pozicioni i ‘ pengbashës’. Më i turpshmi në historinë 32- vjeçare të pluralizmi­t. Me 10 vota beson se mashtron shqiptarët se po punon për ata, në një kohë kur ai po punon vetëm për mandatin e Edi Ramës dhe qeverisjes me të. Në këto kushte, beteja jonë merr edhe një rëndësi më të madhe, më të jashtëzako­nshme. Por, unë sot jam këtu për tu bërë thirrje çdo demokrati dhe demokratej­e, të bashkohet me ju në këtë betejë, në këtë moment vendimtar për fatin e Shqipërisë”, theksoi Berisha. Sipas tij, kjo nuk është betejë e lehtë, pasi frika që mbjellë diktatura e drogës dhe krimit është e pranishme kudo. “Kjo betejë është vendimtare për të shpëtuar Shqipërinë nga katastrofa në të cilën e ka zhytur regjimi i Edi Ramës. Kjo betejë është vendimtare për të rikthyer dinjitetin e munguar qytetarëve shqiptarë. Është vendimtare për të rikthyer votën e lirë shqiptarëv­e”, tha Berisha. Gjatë fjalës së tij, ish- kryeminist­ri i bëri dhe një thirrje ODIHR- it. “I bëj thirrje ODIHR, këtij institucio­ni serioz, në traditën e shkëlqyer të bashkëpuni­mit të mbajë parasysh se Edi Rama dhe ‘ pengbasha’ janë një dhe vetëm një. Detyra e ODIHR dhe misioni i tij ka një kusht, bashkëpuni­mi me të dy palët. Pra në këtë kontekst çdo ndihmë për binomin Rama- Basha është ndihmë për monizmin është ndihmë për konsolidim­in e pushtetit të krimit të Edi Ramës”, tha ai. Berisha kujtoi ishliderin kosovar Ibrahim Rugovën në 18- vjetorin e vdekjes, duke e cilësuar si luftëtari më i fuqishëm dhe personalit­eti më i madh që nga koha e Skënderbeu­t. Nderimi

Ish- kryeminist­ri Berisha nderoi ish- liderin kosovar Ibrahim Rugova, të cilin e quajti “arkitekt i Kosovës së pavarur”. “Ibrahim Rugova, pena, mendja dhe diplomacia e tij i bëri shqiptarët si komb të lirë, pasi gjysma e këtij kombi ndodhej në pushtim. Asgjë në histori shqiptarët nuk kanë patur më të fuqishme se shpatën e Skënderbeu­t dhe penën e Ibrahim Rugovës”, deklaroi lideri demokrat. Gjatë fjalës së tij, Berisha deklaroi se Rama dhe Vuçiç nuk ja falin kurrë Ibrahim Rugovës projektin e shtetit të pavarur të Kosovës. “PD, fill pas

“I bëj thirrje ODIHR, këtij institucio­ni serioz, në traditën e shkëlqyer të bashkëpuni­mit të mbajë parasysh se Edi Rama dhe ‘ pengbasha’ janë një dhe vetëm një. Detyra e ODIHR dhe misioni i tij ka një kusht, bashkëpuni­mi me të dy palët. Pra në këtë kontekst çdo ndihmë për binomin Rama- Basha është ndihmë për monizmin është ndihmë për konsolidim­in e pushtetit të krimit të Edi Ramës”.

themelimit të saj do të shndërrohe­j në mbështetje­n më të fuqishme të presidenti Rugova dhe LDK- së. Do të shndërrohe­j në promotor i pazëvendës­ueshëm i përpjekjev­e të shqiptarëv­e në Kosovë për liri dhe dinjitet kombëtar. Dua të sjell në mendjen tuaj, se armiqtë më të egër Ibrahim Rugova i kishte në Beograd dhe në Tiranë. Në vizitën e tij të parë në Shqipëri ai do të ju deklaronte shqiptarëv­e dhe botës se, erdha me ftesë të Sali Berishës”, deklaroi ai. Sipas Berishës, në një solidarite­t të madh me përpjekjet e demokratëv­e për të përmbysur diktaturën, refuzoi në mënyrë kategorike protokolli­n e diktaturës për të vendosur lule të varri i diktatorit. “Cili ishte qëndrimi. Diktatura dërgoi skuadrën e pushkatimi­t për të ekzekutuar Rugovën për aktin e tij. Cili është qëndrimi i bastardit të bllokmenëv­e hoxhistë të Edi Ramës. I njëjti me Vuçiçin, armiqësor, sepse Aleksandër Vuçiç dhe Edi Rama nuk ja falin kurrë Ibrahim Rugovës projektin e shtetit të pavarur të Kosovës. Ndaj dhe them dhe njëherë, ky Skënderbe me penë, mendje dhe diplomaci sot nuk ka një bust, nuk ka një shtatore në kryeqyteti­n e Shqipërisë. Prej kaq vitesh, Rama dhe Veliaj mbajnë në magazina shtatoren e Rugovës. Rama në vizitën e parë në Kosovë, shkoi me misionin e sulmit ndaj Ibrahim Rugovës. Qëndrimet e tij ndaj pavarësisë së Kosovës janë të njëjta me ato të Beogradit. Urrejtja e tij për Rugovës është urrejtje për veprën e tij, pavarësinë e Kosovës. Është me rëndësi të kujtojmë dhe nderojmë prijës të pavdekshëm legjendar si Skënderbeu, gjeni të politikës së Rugovës, sepse ata na frymëzojnë ne dhe çdo shqiptar që të ngrihen të mbrojmë me të gjitha kushtet dhe mjetet kauzat e drejta, kauzat e drejta nuk vdesin kurrë, nuk mposhten kurrë”, tha Berisha.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania